Në raportin e fundit të Policisë së Kosovës prej 24 orësh, bëhet e ditur se gjithandej vendit kanë ndodhur 53 aksidente trafiku, prej tyre 1 aksident me fatalitet, 13 me lëndime si dhe 39 me dëme materiale.
Ndërkaq janë shqiptuar 2 mijë e 129 tiketa gjobitëse trafiku rrugor, janë arrestuar 17 persona, 7 janë paraburgosur si dhe 3 të tjerë janë vënë në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/


