Author: admin

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11gradë Celsius. “Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim.

Read More

Me rastin e 34-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Viti është mbajtur takimi i Degëve të LDK-së në Anamoravë. Të pranishmëve u është drejtuar kryetari i Degës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, i cili ka qenë kritik i ashpër i kryeministrit Kurti dhe qeverisjes së tij. Ja fjala e Hazirit: *** Sot, në manifestimin e madh politik të Anamoravës, në Viti, demaskuam mashtrimet e manipulimet frapante të kryeministrit ose, më mirë të themi, administratorit të Kosovës sot. Jam i lumtur që në këtë tubim masiv e në këtë solemnitet, t’ju them se…

Read More

“Mbi 120 anëtarë të ri, në krye me afaristin Selver Xhelili, kanë aderuar në Degën tonë në Gjilan. I falënderoj të gjithë për besimin dhe angazhimin që kanë vendosur të japin në PDK, e përmes nesh, për shtetin dhe shoqërinë”, ka thënë Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Sipas tij, kjo është dëshmi se PDK mbetet alternativa më e mirë politike dhe qeverisëse për vendin, e cila, kudo që është duke qeverisur në nivelin lokal, po kryen punë dhe po e mban fjalën, për dallim nga dështimi i madh i Qeverisë në nivelin nacional – në…

Read More

EcoHigjiena Sh.p.k  Klientë të nderuar, Me rastin e festave të fundvitit stafi i administratës së Kompanisë   Eco-Higjiena do të punon me kapacitet të reduktuar me daten 25 dhjetor si dhe me 1 dhe 2 janar 2024, kurse ekipet e operativës do të punojnë pa kufizime dhe me kapacitet të plotë.  Inkurajojmë klientët tanë të shfrytëzojnë mundësinë dhe të shlyejn obligimet e pa përmbyllura për shërbimet e pranuara. Shfrytëzojmë rastin të ju falënderojmë për bashkëpunimin e deritanishëm dhe besnikërinë e Juaj  si dhe  ju urojmë të gjithë qytetarëve dhe klientëve tanë Gëzuar Festat e Fundvitit,  shëndet dhe begati në familjet…

Read More

Telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit, Sadik Berisha E nderuar familje Berisha, Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e parakonshme nga jeta të veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Sadik Berisha. Ai shkoi i ri nga kjo botë, por do ta përkujtojmë përgjithmonë e njeri të mirë e veprimtar të madh në Gjilan e në mërgatë, pasi u detyrua nga regjimi i kohës që të emigronte në Zvicër. Kontributi i tij për të mirën e përgjithshme është i pamtashëm. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve e bashkëveprimtarëve. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka pritur në Kamenicë, Ministrin Liburn Aliu, zëvendësministrin Hysen Durmishi dhe deputeten Arta Bajralija, ku së bashku kanë parë nga afër punimet që po realizohen në ri-dizajnimin e qendrës së qytetit, rrugën që lidhë fshatrat Berivojcë-Koretin-Topanicë si dhe rrugën “Isuf Morina” në Topanicë. I pari i Komunës po ashtu ka njoftuar qytetarët se së shpejti do të vijnë edhe projekte të mëdha për Komunën e Kamenicës./GJILANI INFO/

Read More

“I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Sadik Berisha”, ka shkruar në profiln e tij, Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan. Postimi i plotë: I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Sadik Berisha. Ai vinte nga një familje e dëshmuar kombëtarisht dhe e rreshtuar drejt prej kohësh. Kontributi i Sadikut është i madh nga brenda Kosovës por edhe nga jashtë saj. Ngushëllime familjes Berisha, bashkëveprimtarëve e bashkatdhetarëve që e njohën nga afër e që ishin bashkë me të në rrugëtimin e duhur!…

Read More

Me rastin e 34-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Viti është mbajtur takimi i Degëve të LDK-së në Anamoravë. Të pranishmëve u është drejtuar kryetari i Degës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri. LDK është partia më e vjetër, më e organizuar, më e strukturuar dhe partia e vetme që këtij vendi i dha formë, besim e shpresë se Republika jonë mundet dhe duhet të zhvillohet për t’u bërë e barabartë me të gjithë të tjerat. Roli i LDK-së për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi e në Ballkan është i jashtëzakonshëm.…

Read More

Shkruan: Izmi Zeka Ato që shihen në mediet e shkruara dhe elektronike apo edhe rrjetet sociale lë përshtypjen se ky popull ende ka nevojë dhe jo vetëm kaq, por me përkuljen më të madhe i respekton çlirimtarët, sjelljet e tyre, familjarët e tyre. Njerëz të shumtë në shtëpitë e tyre nga e gjithë gjeografia shqiptare. Fotografi të ndryshme e të shumta dhe fjalë të mëdha sa që ngaherë krijohet përshtypja se ne jetojmë, zhvillohemi edhe si shtet me historinë dhe të bëmat e tyre. Fjalë të mëdha thuhen kur takojnë njeriun i cili padrejtësisht u akuzua nga  Gjykata Speciale…

Read More

Aktakuzat e ngritura kundër 19 personave për vepra penale jane: Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprat penale “Grabitja” dhe “Vjedhja e rëndë”, Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”, Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi…

Read More