Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë

November 24, 2026

Përfitues plugjesh 14 fermerë të Vitisë

November 24, 2026

Peshorja digjitale në Tregun e Kafshëve të Gjilanit në funksion të përditshëm

November 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë
  • Përfitues plugjesh 14 fermerë të Vitisë
  • Peshorja digjitale në Tregun e Kafshëve të Gjilanit në funksion të përditshëm
  • Është pritur në takim Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së nga Drejtori Rajonal i Policisë së Gjilanit
  • Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
  • Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
  • Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
  • Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Naime Beqiraj me poezinë “Si nanë e bi’ rreth qafe”- fituese e Çmimit “Pena e Flakës 2024”
Kulturë

Naime Beqiraj me poezinë “Si nanë e bi’ rreth qafe”- fituese e Çmimit “Pena e Flakës 2024”

adminBy adminJanuary 31, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Poetja Naime Beqiraj me poezinë “Si nanë e bi’ rreth qafe”, është fituese e Çmimit “Pena e Flakës”, aktivitet letrar që organizohet në kuadër të Manifestimi kulturor kombëtar “Flaka e Janarit 2024”, që flakëron përgjatë tërë muajit janar, në Gjilan.

Nën organizimin e Asociacionit Alternativ të Shkrimtarëve të Kosovës, Ars Club “Beqir Musliu”, në bashkëpunim me organizatën CCNO dhe me mbështetje të Drejtorisë Për Kulturë, Rini e Sport, sot në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli”, u mbajt Ora e Madhe Letrare, ku 20 poetë të përzgjedhur paraprakisht në bazë të thirrjes publike, i kanë lexuar poezitë e tyre në garë për çmimin “Pena e Flakës”.

Në hapje të Orës Letrare, nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, në emër të kryetarin të komunës, Alban Hyseni, i ka përshëndetur të pranishmit të cilët i ka falënderuar për pjesëmarrje dhe begatim të kësaj ngjarje kulturore.

Ajo ka thënë se kështu po përmbushet synimi i këtij manifestimi që të ofrojë para publikut gjilanas të arriturat origjinale të vitit të fundit, në shtyllat kryesore të krijimtarisë artistike, duke nderuar e përkujtuar “Janarët” tanë të flakët, si kujtim për 17 Janarin e krye-heroit tonë, Gjergj Kastriot Skënderbeut, për 17 janarin e Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës,, për Janarin  e Rexhep Malës e Nuhi Berishës, si kujtim dhe kushtrim i vazhdimit ë luftës  për liri, dëshmorët e Kosovës të rënë në janarët e përgjakshëm, e deri në luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pra figurave emblematike të përpjekjeve tona  për liri.

Nënkryetarja Morina Bunjaku tha tutje se tashmë jemi në ditë ne fundit të manifestimit të “Flakës…”, për vitin 2024, teksa  kemi përmbyllur suksesshëm aktivitetet në shtyllat tjera, sot me “Penën e Flakës”, po e përmbylli me shumë sukses edhe këtë pjesë. derisa edhe i tërë ky organizim i jashtëzakonshëm i Manifestimit, në këtë mënyrë do të përmbyllet suksesshëm, duke e bërë Gjilanin, jo vetëm qendër, por kryeqendër të kulturës dhe artit shqiptar, për gati një muaj.

Ajo ripërsëriti për të pranishmit, se sot, në ditën e fundit të këtij manifestimi, në Gala Mbrëmje (ora 18:00), do të kemi mysafirë, shkrimtarin Ismajl Kadare me bashkëshorten e tij, në këtë ngjarje që mbahet te Vali Ranch Resort.

Përndryshe në Orën e Madhe Letrare “Pena e Flakës”, i lexuan poezitë e tyre këta poetë konkurrues: Alketë Spahiu – Dialog me fustanat, Arsim Halili (jashtë konkurrencës) – Stinëve të trembura në mjegull, Diella Çitaku – Zhveshja e ditës, Dhimitër Pojanaku – Dëbora e burgosur, Elesa Halimi – Kosovë, toka ime e bukur, Emrah Bilalli – Gjysma e asaj që nuk jemi, Erdonitë Hebibi –Adi me më dasht, Farida Ramadani – Botë me dhimbje, Ibush Vishi – I ngritur me yje, (Kasam Shaqirvela – Plagëve të atdheut – mungoi), Melos Selmani – Për ty Gjilan, Mirjetë Berisha – Eja si serenadë, Naime Beqiraj – Si nanë e bi’ rreth qafe, Nurie Baduni – Duet i heshtur, Preng Maca – Zogjtë, Ramë Oraca – Arka e drunjtë, Selvete Abdullahu – Paqja e vonuar, Shqipe Hasani – E bekuar grua, Shyrete Demaj – Ku flenë perënditë, Zanë Mali – Derisa t’jetosh në mua.

Të gjitha poezitë e lexuara u përcollën nën tingujt magjik të violonçelit, falë duarve të arta të profesoreshës Arzije Jusufi.

Juria vlerësuese e Orës së Madhe Letrare, në përbërje: Sarë Gjergji, Albina Idrizi dhe Arsim Halili. përzgjodhën poezinë fituese të Orës, që doli të jetë poezia “Si nanë e bi’ rreth qafe” e poetes Naime Beqiraj,  të cilës çmimi “Pena e Flakë”, do t’i dorëzohet në “Gala Mbrëmje”.

Përndryshe, pjesë e aktivitetit të sotëm ishte edhe bërja publike e rezultateve të konkursit anonim letrat të “Flakës së Janarit 2024”.

Emin Azemi nga juria e konkursit. vlerësoi se janë vënë në spikamë vlerat dhe prurjet e mirëfillta në poezi e prozë.  Pra, Juria profesionale e konkursit anonim letrar, në përbërje, Emin Azemi, Zyrafete Shala dhe Nexhat Rexha ka bërë këtë vlerësim:

Në poezi:
Shpërblimi i parë i jepet poezisë:  Etyd për violonçel, shifra Arbereshja
Shpërblimi i dytë poezisë: Në emër të atit, shifra Tenebris Hospes
Shpërblimi i tretë poezisë:  Ti nuk e di, prandaj flet, shifra Ezra

Në prozë:
Shpërblimi i parë i jepet tregimit “Në autobus”, pa shifër
Shpërblimi i dytë:  Maria Rosseti, Gjon – Luigji
Shpërblimi i tretë:  Hija, shifra “Kënga e shiut”

Përndryshe, manifestimi i sivjetmë i “Flakës së Janarit 2024”, përmbyllet sonte me “Gala Mbrëmjen” e cila mbahet në “Vali Ranch” Resort (ora 18:00). /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026

“Të Mjerët”, monumenti më i lartë që Viktor Hygo i ngriti humanizmit dhe letërsisë

November 16, 2026

Unë do të vij!

November 11, 2026
Mos humbni
Shendetesi

Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë

By adminNovember 24, 2026

Pensionohet Lirije Hyseni e cila për 45 vite me radhë ushtroi profesionin e infermierisë…

Përfitues plugjesh 14 fermerë të Vitisë

November 24, 2026

Peshorja digjitale në Tregun e Kafshëve të Gjilanit në funksion të përditshëm

November 24, 2026

Është pritur në takim Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së nga Drejtori Rajonal i Policisë së Gjilanit

November 24, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë

November 24, 2026

Përfitues plugjesh 14 fermerë të Vitisë

November 24, 2026

Peshorja digjitale në Tregun e Kafshëve të Gjilanit në funksion të përditshëm

November 24, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.