Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!
  • Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti
  • Kthimi i dashurisë
  • Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?
  • Mbahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”
  • Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!
  • Pse Feride Rushiti nuk e mori mbështetjen e opozitës?!
  • Drejtori Shabani takon zv. komandantin e FSK-së në Gjilan
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Erblin Hoxha, fitues i “Fest Flakës 2024”
Kulturë

Erblin Hoxha, fitues i “Fest Flakës 2024”

adminBy adminJanuary 30, 2024Updated:January 31, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Solisti nga Prizreni, Erblin Hoxha është fitues i Festivalit Muzikor “Fest Flaka”, pasi që mjeshtri të rrallë ka interpretuar këngën “Unë ty të kam dashtë”. Çmimin e dytë e mori solisti gjilanas Artan Leka – “Çohuni djema”, derisa çmimin e tretë e fitoi Urata Gashi – “Baresha”. Në përzgjedhjen e më të mirëve të festivalit është angazhuar juria profesionale në përbërje: Lule Elezi, pianiste, Shpresa Gashi, soprano dhe Rreze Kryeziu – Breznica, muzikologe.

“Kënga për Rexhep Malën e Nuhi Berishën” e kënduar nga Xhentian Jetishi, e ka hapur Festivalin “Fest Flaka” që organizohet në kuadër të Festivalit Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit” e atë zyrtarisht e ka shpallur të hapur kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili me këtë rast ka theksuar se përmes “Flakës së Janarit” nderohen heronjtë e rënë dhe se të frymëzuar me veprat e tyre në edicionin e 33-të po japim kontributin tonë si shoqëri për brezat që do t’i lëmë pas nesh.

“Gjilani si qytet është plot me histori, ka shumë dëshmorë dhe nga ky qytet u bë shumë sakrificë, ndërkohë që ky gërshetim i të kaluarës dhe kulturës bëhet edhe më me vlerë përmes artistëve, andaj më lejoni të falënderojë orkestrën e mrekullueshme dhe të gjithë solistët e artistët, që i japin vlerë festivalit e qytetit”, ka thënë kryetari Alban Hyseni.

Ekipi punues i Festivalit, Burhan Azizi, aranzhues, drejtues artistik Flamur Bucaliu, skenografia – Fazli Berisha, menaxhere gjenerale Festivalit, Mediana Bislimi kanë bërë punë të mirë edhe falë Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sporte, që udhëhiqet nga drejtori Kushtrim Zeqiri.

Në pjesën garuese janë paraqitur këta solistë: Jonit Ramadani – “Po shkon goca”, Teuta Statovci – “Kur më del në derë”, Arlind Demiri – “E kujtoj me mall”, Finesa Selimi – “Nënë moj”, Jon Kosumi – “Rrugët e mia”, Altina Halimi – “Një lule”, Berat Demiri – “Zbret shqiponja”,  Adnan Leka – “Çohuni djema”, “Florentina Abazi – “Mu njaty ke shtatë zymbyla”, Naser Beqiri – “Këndojnë pushkët nëpër kulla”,  Urata Gashi – “Baresha”, Bled Ibrahimi, dhe Erblin Hoxha – “Unë ty moj të kam dashtë”. Në pjesën artistike janë paraqitur edhe Kori i Grave “Muzat” me këngën “Perëndeshë e bukurisë” nën dirigjimin e Albina Jakupit, Herolinda Bucaliu – Bajrami dhe Kori i Fëmijëve “E duam lumturinë” përcjellë nën dirigjim të Artan Jerliut dhe Murat Ismajli dhe Bekim Rexhepaj me  klarinetë dhe vallja koreografike “Kolazh kosovar” me valltarët e AKV Gjilani të keorografit Qemajl Musliu.

Në këtë mbrëmje është shfaqur edhe një dokumentar për artistin e madh Nehat Ferati – Sneki, që ka ndërruar jetë muaj më parë.

“Flaka e  Janarit 2024” vazhdon me Orën e Madhe Letrare, “Pena e Flakës”. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026

Mbahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”

April 30, 2026

Realizohet shfaqja “Udhëtimi magjik i maskotave” në Kamenicë

April 28, 2026
Mos humbni
Opinione

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

By adminApril 30, 2026

Shkruan: Selajdin Abdullahu Në Republikën e Kosovës, demokracia ka zbuluar një funksion të ri:…

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026

Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?

April 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.