Author: admin

“Vizitë tek fermeri Muhamet Shala, një ndër fermerët më të mëdhenj të komunës nga fshati Ponesh, i cili është përfitues i subvencionimit të qumështit me 8 cent për litër, dhe i njëjti për 6 muaj ka realizuar 35,840 litër prodhim të qumështit”, ka thënë, kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.. Kryetari Hyseni tha se fermeri Muhamet Shala do të përfitonte subvencion prej 2867€, ndërkaq rregullorja komunale për subvencione në bujqësi nuk lejon të tejkalohet shuma prej 1500€ për një fermer. Si rrjedhojë, është iniciuar kërkesë në Kuvendin Komunal për shqyrtimin e rregullores dhe mundësinë e rritjes së kësaj…

Read More

“Bashkë me drejtoren e shëndetësisë, Doruntina Hasani nënshkruam marrëveshje bashkëfinancimi në vlerë rreth 376 mijë euro me drejtorin e Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman, e cila për qëllim ka ofrimin e shërbimeve shëndetësore me rastin e vizitave mjekësore nga ana e stafit shëndetësor”, ka thënë, Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit. Sipas tij, në këtë projekt do të angazhohen gjithsej 19 profesionistë shëndetësorë: 6 mjekë të përgjithshëm, 10 infermierë, 2 stomatologë, 1 teknik stomatolog, Ndërsa, përfitues direkt pritet të jenë: Gratë lehona dhe fëmijët, Personat e moshës së tretë, Personat me aftësi të kufizuara, Personat me sëmundje…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha për Arsim, Arta Ajeti kanë vizituar sot shkollën IAAP “Jonuz Zejnullahu” – Viti. Me këtë rast ata i uruan për sukseset të cilat i ka arritur kjo shkollë, në veçanti për 7 nxënësit të klasës së 12-të, profili Instalues Elektrik pas kalimit me sukses në të gjitha fazat e testimit dhe pranimit të tyre në programin KEDS Academy. “Sot dua të ju uroj secilin nxënës për sukseset e arritura duke potencuar se me këtë ata na bëjnë krenar. Rinia është e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi…

Read More

Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut, më saktësisht Koordinatorja e kësaj Njësie Nazmije Demolli-Kastrati është vlerësuar si shembull i punës dhe angazhimit në nivel vendi. MAPL thekson se Koordinatorja NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati është shembulli më mirë qe duhet të përcillet nga komunat si mesazh për punën që bën në promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Sipas letrës së MAPL-së Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati në kuadër të Fushatës kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, gjatë muajit nëntor ka realizuar dhjetra aktivitete dhe takime lidhur me parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, ku edhe ka hartuar raporte lidhur…

Read More

Me qëllim të krijimit të hapësirave publike për qytetarët, në fshatin Stubëll të Epërme të Komunës së Vitisë, është përuruar sot parku i quajtur “Të kroi i Struzht”. Me këtë rast, kryetarit i komunës Sokol Haliti, tha se investimi i kësaj hapësire publike do të shërbej për qytetarët si hapësirë e re rekreacioni dhe si vend i zhvillimit të aktiviteteve të shumta. Marjan Ramaj, kryetar i këtij fshati falënderoj kryetarin Haliti, për financimin dhe realizim e këtij projekti por edhe të projekteve të tjera, që janë duke u realizuar në këtë lokalitet, duke përmendur rrugën alternative që sipas tij…

Read More

Në vazhdën e fuqizimit të bashkëpunimit, nënshkruhen marrëveshjet për vazhdimin e arsimit dual për nxënësit e shkollës së mesme të Agrobiznesit të Komunës së Gjilanit. Albana Demiri, drejtoreshë e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, ka bërë me dije se në bizneset: “Astoria”, “Bujana”, “Planeti”, “Koha bar”, nxënësit e kësaj shkolle do të praktikojnë atë që e mësojnë në shkollë, sepse teoria pa praktikë është e mangët dhe nuk sjell perspektivë. “Faleminderit biznesëve për mundësinë e bashkëpunimit dhe drejtorit të shkollës së Agrobiznesit, Xhelal Jetishi për angazhimin në realizimin e kësaj marrëveshje. Punët e mira nuk kanë të ndalur”,…

Read More

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës (DSHPE), ka zhvilluar serish një inskenim të një tërmeti dhe evakuimin e nxënësve dhe personelit të shkollave, por kësaj radhe në Pozheran. Me këtë rast kanë marrë pjesë edhe institucione të tjera nga AME-ja, QKMF, policia e Kosovës, Njësia e Zjarrfikësve, Kryqi i Kuq etj. Qëllimi i këtij ushtrimi ishte ngritja e shkathtësive si dhe vetëdijesimi në fushën e kërkim shpëtimit, evakuimi dhe menaxhimi i situatave aksidentale deri në nivelin e shkallës së mesme të Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit dhe subjekteve të tjera. I pranishëm në këtë ngjarje…

Read More

Gjendja e Sigurisë në Komunën e Vitisë, është vlerësuar e qetë dhe stabile dhe krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit janë shënuar më pak raste që prishin rendin dhe qetësin publike, u tha në mbledhjen e shtatë të rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në bashkësi për komunën e Vitisë. Zëvendëskryetari i komunës, Hasan Aliu, kryesues i këtij këshilli, duke folur rreth situatës së sigurisë, tha se ka qenë një periudhë kryesisht e qetë dhe stabile, përkundër disa rasteve aksidentale, konkretisht rastit të fundit në Gërmovë ku humbi jetën një qytetare e komunës së Vitisë, si pasojë e…

Read More

Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci me bashkëpunëtorë të saj takuan kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni dhe atë të Kamenicës, Kadri Rahimaj. Takimi kishte për qëllim zgjerimin e bashkëpunimit me këto dy komuna, për të ofruar qasje më të lehtë dhe shërbime sa më cilësore ndaj qytetarëve të Anamoravës. Falënderojmë kryetarin Hyseni dhe Rahimaj për mikpritje dhe bashkëpunim ndërinstitucional! /GJILANI INFO/

Read More

Të nderuar konsumatorë, Ju njoftojmë që për shkak të një defekti që është shkaktuar në rrugën “Adem Jashari”, jem detyruar që ta ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm në fshatin Berivojcë dhe lagjen “Iliria”. Kërkojm mirëkuptimin tuaj, derisa ekipet tona të sanojn defektin dhe ta rikthejn furnizimin me ujë në mënyrë të rregullt. Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni- Njësin e Kamenicës të KRU” Hidromorava” Sh.A Gjilan Tel:044 983 093, 044 983 106, 044 983 107

Read More