Author: admin

Sot u parashikua të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull nëpër ultësira dhe lugina. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme dhe kryesisht e lehtë me shpejtësi prej 4-18 km/h, njofton Meteo Kosova. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 13°C

Read More

Drejtoria e Bujqësisë ka bërë shpërndarjen e mekanizmave bujqësor për 20 përfitues. Këto mekanizma janë shpërndarë në kuadër të projektit “Furnizimi i fermerëve me mekqanizëm bujqësor”. Kryetari i Komunës së Kamenicës ka uruar fermerët përfitues duke thënë se edhe në të ardhmen do të përkrahin kulturat bujqësore. “Buxheti për subvencione në lëmin e bujqësisë është në rritje dhe për këtë po mundohemi që të mbështesim fermerët me ato gjëra që kanë nevojë. Urime të gjithë fermerëve përfitues dhe inkuraoj të gjithë të tjerët që të zhvillojnë veprimtaritë e tyre bujqësore”, ka thënë ai. Edhe Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Shpend…

Read More

Me rastin e vlerësimit dhe shpalljes së Teatrit të Gjilanit si Institucioni më i dalluar i kulturës nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht kryetari i komunës së Gjilanit, z.Alban Hyseni Me emocion dhe krenari shpreh mirënjohjen time më të sinqertë dhe respektin ndaj secilit prej jush, për kontributin e pamohueshëm që keni dhënë në rrugën drejt shpalljes së Teatrit të Gjilanit si Institucioni më i dalluar i kulturës për vitin 2023. Sot, kur kemi nderin të shohim një institucion kulturor të na përfaqësojë me plot shkëlqim dhe punë, ndjejmë një kuptim edhe më të thellë për rëndësinë e kulturës dhe…

Read More

Sot, ishim për vizitë në Universitetin “Kadri Zeka” për testimin e Platformës Digjitale për Fermerë të komunës së Gjilanit. Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike kishin bërë një punë të mrekullueshme deri më tani, nën udhëheqjen e Prof. Ass. Dr. Lindita Nebiu Hyseni dhe rektorit Prof. Ass. Dr. Assoc. Artan Dërmaku. Me lansimin e kësaj platforme, fermerët do të kenë një vend për të gjitha shërbimet në sektorin e bujqësisë./GJILANI INFO/

Read More

Njësite policore nga Stacioni Policor në Viti në pikën e kontrolli të automjeteve në rrugën ‘’Hasan Prishtina’’ në qytetin e Vitisë , kanë hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë nëntëdhjetë e tre (93) km/h. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu…

Read More

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të grabitjes në tentativë dhe shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm. Këto raste janë regjistruar në Velekincë të Gjilanit dhe në Ropotovë të Madhe të Ranillugut. INCIDENTET KRIMINALE GRABITJE NË TENTATIVË Fsh. Velekincë- Gjilan 04.06.2019-02:10.   Me 26.12.2023- është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se i njëjti  me datën e lartë cekur kishte  kryer veprën penale të lartcekur. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje. SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM Fsh. Ropotovë e Madhe, Ranillukë  26.12.2023, 19:20. Është raportuar se nga persona të dyshuar…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër’’, ndërsa, në rastin tjetër…

Read More

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Kamenicës,  ka bërë shpërndarjen e mekanizmave bujqësor për 20 përfitues. Këto mekanizma janë shpërndarë në kuadër të projektit “Furnizimi i fermerëve me mekanizëm bujqësor”. Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka uruar fermerët përfitues duke thënë se edhe në të ardhmen do të përkrahin kulturat bujqësore. “Buxheti për subvencione në lëmin e bujqësisë është në rritje dhe për këtë po mundohemi që të mbështesim fermerët me ato gjëra që kanë nevojë. Urime të gjithë fermerëve përfitues dhe inkuraoj të gjithë të tjerët që të zhvillojnë veprimtaritë e tyre bujqësore”, ka thënë ai.…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti në prag te përfundimit te këtij viti ka pritur sot në një takim bashkatdhetarët vitias të cilët po qëndrojnë për pushime ne vendlindje. Në këtë takim i pari i komunës, pos që i ka njoftuar ata rreth zhvillimeve të gjithmbarshme të kësaj komune i ka falënderuar edhe për bashkëpunimin e mirë me institucionet komunale te Vitisë, por edhe për ndihmën që ka dhënë dhe po jep mërgata në të mirën e qytetarëve të kësaj komune por edhe të vendit në përgjithësi Ai gjatë këtij takimi i njoftoj ata edhe për planet qe…

Read More

Në debatin e sotëm me qytetarë, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i ka njoftuar vitiasit mbi punën e tij përgjatë periudhës 12 mujore të institucioneve komunale për këtë vit, por edhe mbi zhvillimet komunale në këtë komunë për gjatë 2023-tës. Haliti në raportin e punës së tij, ka renditur të arriturat për gjatë vitit 2023, duke fokusuar në projektet që janë realizuar, si dhe ato që janë në përfundim e sipër. Në pjesën e dytë qytetarët kanë parashtruar pyetjet dhe sugjerimet e tyre mbi punën e institucioneve komunale të Vitisë. Përndryshe ky debate parashihet me rregulloren për…

Read More