- Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
- Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese
- Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”
- Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq
- Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri
- Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Rrjetit të Grave të Kosovës
- Nënkryetarja Bajralija pret në takim përfaqësues të Swisscontact
- Ju rrjedh gjak nga hunda? Ja çfarë duhet të bëni menjëherë
Author: admin
Ka ngritur 16 aktakuza kundër 16 personave për vepra të ndryshme penale Prokuroria e Gjilanit
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale. Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Grabitja në tentativë’’. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për këto vepra penale: Katër (4) aktakuza…
Njësite policore nga Stacioni Policor në Viti në pikën e kontrolli të automjeteve në fshatin Pozheran të komunës së Vitisë, kanë hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzetë (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e nëntëmbëdhjetë (119) km/h. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj. Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po…
LDK: Ezekutivi i Komunës nuk guxon të përballet me kuvendarët, në orarin e seancës ikin kafeneve të qytetit!
“Në mbledhjen e fundvitit të Kuvendit Komunal, i pari i ekzekutivit me drejtorët e tij, e panë më të arsyeshme të hanë mëngjesin së bashku në një kafene të qytetit, sesa t’i përgjigjen përfaqësuesve të qytetarëve të Gjilanit. Kjo sjellje e tyre, përveç se është e papranueshme, tregon shumë për frikën që ata kanë të përballen me kritikat mbi të vërtetën, kritikat për mospunën e tyre gjatë këtij viti”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Grupi i Këshilltarëve të Kuvendit Komunal i LDK-së, Gjilan Më tej thuhet: “Por, nuk kanë ku të shkojnë. Që nga fillimi i vitit të…
Kuvendi i Komunës së Gjilanit refuzon ta mbajë seancën e fundit për këtë vit pa prezencën e ekzekutivit
Kuvendi i Komunës së Gjilanit, ka refuzuar ta mbajë mbledhjen e sotme, të fundit për këtë vit, pa prezencën e ekzekutivit, i cili në të njëjtën kohë po mbante Bordin e Drejtorëve. I gjetur në këtë situatë, ku opozita, e cila e ka shumicën në Kuvend, vendosi ta braktis sallën, kryesuesi Kushtrim Kadriu, u detyrua ta mbyllë seancën. “Në mungesë kuorumi, seanca mbyllet dhe për vazhdimin e saj do të njoftoheni përmes postës elektronike”, tha Kadriu. Përndryshe, në rend dite të seancës së sotme ishin: propozim vendimi për lirimin e bizneseve nga taka komunale për vitin 2023, plani lokal…
Kryetari i Vitisë priti në takim kryetarin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani me bashkëpunëtorë
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim, Mustafë Abazin, kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, që shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, i njoftoi ata rreth zhvillimeve të përgjithshëm në komunën e Vitisë dhe mundësive për investime, duke potencuar se Vitia mirëpret investitorët dhe do të ofroj kushte të mira për të bërit biznes në këtë komunë. Ai tha se Vitia, ka një bonitet të lartë të tokës dhe është njohur ndryshe si hambarë i Anamoravës. Haliti e njoftoi ata se ditë më parë është bërë përurimi i…
Rezultatet e këtij viti nga klubi i Karatesë “Drita” nga Gjilani u shpalosen në një organizim që u mbajt në shkollën fillore “Rexhep Elmazi”, Gjilan si dhe u nderuan me mirënjohje karateistët, trajnerët, punëtorët sportiv, si dhe ata që e ndihmuan karatenë, konkretisht klubin në fjalë, në çfarëdo forme. Drejtuesit e këtij klubi shpalosen te arriturat për vitin 2023, e kryetari i Klubit të Karatesë ”Drita”, Arsimi Ibrahimi, i ka falënderuar të gjithë ata që dhanë kontribut për sukseset e klubit përgjatë këtij viti. Ibrahimi tha se këtë vit, K.K “Drita” ka arritur një rezultat shumë të mirë madje…
Shkelzen Halimi Faik Konica në një shkrim të tij të vitit 1923 bën fjalë për një soj njerëzish që nuk përtonin fare të bëheshin hyzmeqarë me penë. Pra, këta hyzmeqarë, ose siç i quante Konica, laro, me penën e tyre, për qëllime të ndryshme, pa e llogaritur fare dëmin, u bënin hyzmet atyre që kishin njëfarë pushteti. Por, çuditërisht, ky “shërbim”, është prezent edhe ndër ne, në hapësirat shqiptare, sidomos në Maqedoninë e Veriut. Janë disa hyzmeqarë, që janë vënë në shërbim të disa analfabetëve të pushtetit dhe, gjithandej, ia mbajnë ison dhe duan që shefat të tyre para opinionit…
Një pjesë e madhe e sportistëve elitarë pëlqejnë të mburren me flotën e tyre të shtrenjtë, dhe njëri prej tyre është Lionel Messi, i cili, mes shumë makinave të shtrenjta, zotëron edhe një Ferrari 335 S Spider Scaglietti të rrallë me vlerë të pabesueshme 32 milionë euro. Ndodhen vetëm katër ekzemplarë të kësaj makine në botë dhe Mesi është një nga pronarët me fat. Ylli argjentinas e bleu makinën në një ankand sekret në vitin 2016 dhe për “lodrën” e tij ai shpenzoi 32.2 milionë euro joreale. Mesi gjatë karrierës së tij ka fituar më shumë se një miliard…
Avdush Canaj Bojë patëm gjakun, penë gishtat, fletore me katër fletë muret e qelive. Ndonjë rreze përbirohej, lexonte vargjet për dritën.
Mbi 1.2 miliardë euro ka sjellë diaspora në Kosovë nga 1 janari deri në nëntor të vitit 2023, apo rreth 10.2 për qind më shumë se periudha e njëjtë e vitit të shkuar, sipas të dhënave të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës. Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare jo-bankare me pjesëmarrje prej 65 për qind, pasuar nga kanalet tjera me 19 për qind dhe bankat me 16 për qind. Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, BQK-ja ka treguar se deri në këtë muaj vlera e tyre ishte 300.6 milionë…

