- Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
- Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese
- Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”
- Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq
- Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri
- Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Rrjetit të Grave të Kosovës
- Nënkryetarja Bajralija pret në takim përfaqësues të Swisscontact
- Ju rrjedh gjak nga hunda? Ja çfarë duhet të bëni menjëherë
Author: admin
Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 11 person, 8 persona tjerë janë paraburgosur, kurse një përson është dërguar në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/
Nga raporti i Policisë së Kosovës bëhet ditur se për 24 orët e fundit në gjithë vendin kanë ndodhur jo me pak se 128 aksidete trafiku. Prej tyre në 40 prej rasteve kishte lëndime, kurse në 88 rastet tjera dëme materiale. Ndërkaq, janë shqiptuar 2 mije 400 tiketa gjobitëse për shkelje të ligjit dhe rregullave në trafik./GJILANI INFO/
Policia në Viti ka arrestuar personin e dyshuar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik, e ka kanosur me armë zjarri personin me të cilin kishte ndodhur mosmarrëveshja. Për rastin ka njoftuar policia nga e cila është thënë se nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit me një karikator dhe katër fishekë të kalibrit 6 mm. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/
LDK: Pas shkeljeve në thirrjet publike të orkestruara nga qeverisja e VV-së, po largohen partnerët e Komunës së Gjilanit
Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega Gjilan, ka mbajtur konferencë për medie në selinë e LDK-së në Gjilan. Para medieve anëtarja e Kuvendit Komunal, Gresa Avdiu dhe kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik Lokal, Ndërmarrësi dhe Agrikulturë, Fidan Qerimi., thanë se po i paraqesin parregullsitë e gjetura në komunë. “Kritikojmë ashpër qeverisjen komunale për mënyrën e ndarjes së subvencioneve për Start Up biznese dhe për bizneset e grave. E papranueshme që subvencionet të jipen jashtë kritereve të përcaktuara me rregullore e të shpërblehen eksponentët e partisë në pushtet pa u turpëruar fare. Përfituesit janë familjarë të afërt të…
“Me rastin e Ditës së Veteranit PDK në Gjilan takon veteranët e UÇK-së, bazamentin e lirisë e pavarësisë sonë, organizuar nga kryetari i komisionit për vlerat e luftës, Ilir Tahiri”, thuhet në njoftimin e PDK-së së Gjilanit. U bë e ditur se në këtë takim, pjesëmarrës të shumtë përshëndetën këtë takim fundviti, duke shprehur mirënjohjen e përhershme ndaj çlirimtarëve, përmes falënderimeve e fjalëve miradije. “Gratë dhe burrat e këtij vendi bën që historia jonë të jetë e begatë, liria të jetë e shenjtë e historia të nderohet e mos të harrohet asnjëherë”, thuhet në komunikatë ne PDK-së së Gjilanit./GJILANI…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ekipin e tij, ka raportuar të premtën para qytetarëve për qeverisjen 2-vjeçare, ku ka prezantuar të arriturat, sukseset e sfidat gjatë kësaj kohe të qeverisjes, si dhe planin për vitin 2024. Gjatë adresimit para qytetarëve, kryetari Hyseni është shprehur se Gjilani do të transformohet krejtësisht dhe do të bëhet qytet më i jetueshëm dhe model i zhvillimit. “Gjilani do të tranformohet krejtësisht, një qytet krejtësisht i ri, që bëhet më i jetueshëmm, bëhet model i zhvillimit edhe për qytetet tjera. Si Gjilan e si regjion, e kemi merituar tërësisht…
Në vitin 2024, do të bëhen plotë 8 vite që kur kanë filluar punimet e ndërtimit të objektit të shkollës së mesme të ulët “Halil Alidemaj” në Pozheran dhe ende ky projekt nuk është finalizuar. Përkundër shumë përpjekjeve që drama e realizimit të këtij projekti të merre fund, si duket që kjo ende nuk ka gjetur zbatim. Nxënësit e lokalitetit më të madh në komunën e Vitisë, Pozheranit vazhdojnë të përballen me kushte aspak të mira të mësimit, për shkak të hapësirës dhe orarit të kufizuar. Kjo për faktin se organet kompetente, respektivisht institucionet qendrore, sikur po e neglizhojnë…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti dhe bashkëpunëtorë të tjerë në prag të Vitit të Ri 2024, ka ndarë dhurata për fëmijët e çerdhes publike “Gëzimi Ynë” në Viti dhe paralelja e ndarë në Çifllakë. Gjithashtu dhurata janë ndarë edhe në dy shkollat në qytetin e Vitisë, konkretisht për nxënësit me nevoja të veçanta. Me këtë rast përfaqësuesit komunal pos dhuratave ju kanë uruar fëmijëve, nxënësve dhe personelit edukativo-arsimor Vitin e Ri 2024. Ndërkaq edhe fëmijët e çerdhes në Viti patën një dhuratë për të parin e Vitisë. /GJILANI INFO/
Studentja e UKZ-së, Qëndresë Cuci fituese e vendit të parë të çmimit “Ekonomisti i Ri” organizuar nga BQK
Qëndresë Cuci, studente e studimeve master ne programin E-qeverisje në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është shpërblyer me vendin e parë në konkursin e Bankës Qendrore të Kosovës, “Ekonomisti i Ri”. Çmimi ka për qëllim nxitjen e aktivitetit hulumtues dhe Qëndresa është shquar me punën e saj shkencore në fushën e ekonomisë. Çmimi “Ekonomisti i Ri” është një iniciativë për të promovuar dhe nxitur hulumtimin në ekonomi, duke vlerësuar kontributet më të dalluara në këtë fushë. Qëndresa Cuci ka shkëlqyer me punën e saj të thelluar mbi temat e avancuara ekonomike, duke lënë një ndikim të madh në…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, do të prezantojë raportin 2-vjeçar të qeverisjes së tij sot, më 29 dhjetor, ora 17:00. “Ngjarja, e cila e përmbyll vitin 2023, do të mbahet në shkollën e muzikës, me fillim në orën 17:00. Jeni të mirëseardhur”, thuhet në njoftim. /GJILANI INFO/

