Punëtori i një banke në Gjilan, ka njoftuar Policinë se në bankomatin e kësaj banke janë deponuar 4 kartëmonedha me vlerë 100 €, që dyshohet të jenë te falsifikuara.
Sipas Policisë, parat e dyshuara janë konfiskuar si provë materiale për hetime të mëtutjeshme./GJILANI iNFO/