- Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
- Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese
- Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”
- Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq
- Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri
- Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Rrjetit të Grave të Kosovës
- Nënkryetarja Bajralija pret në takim përfaqësues të Swisscontact
- Ju rrjedh gjak nga hunda? Ja çfarë duhet të bëni menjëherë
Author: admin
Në Gjilan mbahet ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve të mirënjohjes publike për angazhim qytetar dhe për zyrtarin më të dalluar komunal
Në Gjilan është mbajtur sot ceremonia vjetore të ndarjes së çmimeve të mirënjohjes publike për “Çmimin Vjetor për Angazhim Qytetar”, i cili i ndahet qytetarit apo grupit të qytetarëve aktiv të cilët përmes kontributit në komunitet, angazhimit dhe aktivizmit të vazhdueshëm, kishin një ndikim të jashtëzakonshëm në komunitetin e tyre, si dhe “Çmimin Vjetor për Zyrtarin e Dalluar Komunal”, i cili i ndahet zyrtarit komunal që ka treguar përkushtim të jashtëzakonshëm në përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse komunale, duke ndikuar pozitivisht në adresimin e çështjeve të komunitetit. Këtë ngjarje, në të cilën ka marrë pjesë kryetari i Komunës…
“Fundi i vitit 2023 e gjeti Komunën e Kamenicës me projekte të cilat prekin investime milionëshe. Projekte në infrastrukturë, shëndetësi, arsim, ekonomi, bujqësi, kulturë, rini dhe sport, u prezantuan në diskutimin publik për vitin 2023 të mbajtur nga Kryetari Kadri Rahimaj”, thuhet në komunikatë. Të pranishëm në këtë diskutim ishin Drejtorë të Drejtorive Komunale, mysafirë si Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, deputetja Arta Bajralia, si dhe qytetarë e përfaqësues të OJQ-ve dhe medieve. I pari i komunës duke falënderuar të pranishmit për prezencën e tyre, hapi këtë diskutim duke e nisur me llogaridhëniet për premtimet e dhëna.…
95 fermerë të komunës së Gjilanit kanë përfituar nga 37 pula dhe 3 gjela për familje, në total 3800 shpezë me vlerë prej 49,542.00€, nga projekti i bashkëfinancimit me Islamic Relief Kosova. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se Komuna mbetet e përkushtuar drejt mbështetjes së prodhimit, për fermerin/GJILANI INFO/
Kuvendarët e Kuvendit Komunal në Viti kanë debatuar për planin zhvillimor komunal 2023 – 2031
Kuvendi i Komunal i Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e fundit për vitin 2023, respektivisht të 11-tën e rregullt , ku janë shqyrtuar një varg pikash të rendit të ditës e ndër to edhe ka miratuar Planin Zhvillimor Komunal për periudhën 2023 – 2031. Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, me qenë se ishte takimi fundit i këtij organi për vitin 2023, ka falënderuar asamblistët për kontributin e dhënë gjatë seancave të mbajtura gjatë këtij viti. Ndër pikat që u diskutua në këtë mbledhje ishte ajo për Planin Zhvillimor Komunal për periudhën 2023 – 2031 (PZHK), që e…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT) në Viti. Në këtë takim është biseduar rreth zhvillimeve të gjithmbarshme në komunën e Vitisë, ndërsa Haliti i ka falënderuar për bashkëpunimin e ndërsjellë që ka KFOR-i si dhe angazhimin e madh në garantimin e sigurisë për qytetarët e kësaj komune. Ai gjithashtu ua ka uruar atyre edhe festat e fundvitit. /GJILANI INFO/
Aktorja dhe dramaturgia Dituri Neziraj ka botuar javën e kaluar trilogjinë me drama për fëmijë: “Fluturimi i Njëbrirëshit me Krokodilin, Kasollja prej kashte dhe Revolta e Presjes”. Gjatë javës së kaluar ajo ka pasur disa paraqitje në televizionet e Kosovës për këtë libër të ri, në të cilat intervista ka folur për procesin e shkrimit të tyre. Botimin e librit e ka subvencionuar Ministria e Kulturës e Kosovës.
Pas 36 vjetëve jetesë në Zvicër, një familje është kthyer për të jetuar në fshatin Raçë të komunës së Gjakovës. Bëhet fjalë për familjen Dilla, nga e cila, për Klan Kosovën, janë shprehur se ka qenë ëndërr e kamotshme e tyre për t’u kthyer në Kosovë. “Kur kemi vendosur të shkojmë në Zvicër, ka qenë periudhë tjetër. Ne e kemi quajtur mërgim të përkohshëm dhe kemi dashur të kthehemi, por nuk kemi mundur edhe aq shpejt, pasi kemi pasur edhe obligime ndaj fëmijëve”, është shprehur Gjon Dilla. Tutje ai e ka falënderuar bashkëshorten e tij për mbështetjen në lidhje…
Rënia që nisi nga fillimi i vitit arriti në gati 20 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti. Investimet e sektorit privat nga korriku në shtator, sivjet shënuan rënie 19.9 për qind, që veç uljes nga tremujorët paraprak të këtij viti ka zvogëlim edhe krahasim me periudhën e njëjtë të 2022. Për të dhënat e Agjencisë së Statistikave sipas ekonomistit Bashkim Mustafa ndikuan ndryshimet në treg. Pasojat nga ky trend, sipas opozitës do të vërehen në zhvillimin ekonomik të vitit tjetër, nëse nuk merren masa. Sipas Arben Mustafës nga PDK, këto investime sjellin të ardhura të majme…
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. IHK njofton se në orët e hershme të ditës parashihen ngrica dhe mjegull ,nëpër ultësira dhe vise të larta. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.
Fuad Jusufi pothuajse vazhdimisht e viziton tregun e gjelbër në kryeqytet. Por, kohëve të fundit ai ka vërejtur një ngritje të çmimit në disa produkte ushqimore. Ai beson se kjo ngritje ka ardhur për shkak të festive të fundvitit. “Çmimet janë ka rriten abnormal, qumështi vjet ka qenë një euro tash pe shoh shishen dy, gjithçka po shtrenjtohet. Lakra kurrë s’ka qenë 50 cent kilogrami tash 50 cent”, tha qytetari. E që ka shtrenjtim artikujve të ndryshëm e pranojnë edhe tregtarët. Por ata e kanë një arsyetim. “Vjet kanë qenë më të lira, sepse ka pas prodhime më shumë,…

