- Ambasadorja e Izraelit viziton Spitalin e Gjilanit, diskutohet krijimi i një salle lojërash për fëmijët
- Viti: KPF-ja shqyrtoi projektbuxhetit për vitet 2027–2029
- Drejtori Cana: Jemi kah finalizimi i punimeve në infrastrukturën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit
- Komuna e Vitisë dhe DHTIK zhvillojnë takim me komunitetin e biznesit
- Pensionohen zëvëndësdrejtori Fatmir Selimi në SHFMU “Selami Hallaqi” dhe profesori Jakup Neziri në Shkollën Ekonimike”Marin Barleti” në Gjilan
- Në Rresht përpara Flamurit
- Policia ka shqiptuar 2,143 tiketa trafiku, regjistruar 71 aksidente trafiku dhe arrestuar 13 persona dje në Kosovë
- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
Author: admin
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me drejtorë komunal e zyrtarë, bashkë me qytetarë nga Kamenica, përgjatë dy ditëve kanë qenë pjesë e punëtorisë së radhës në kuadër të projektit për Kontratën Sociale e cila po realizohet në bashkëpunim me USAID. Nisur nga fakti se Kontrata Sociale në parim ka buxhetimin e projekteve me pjesëmarrje duke bërë kështu qytetarët pjesë të vendimmarrjes, në këtë punëtori Kryetari Rahimaj dhe ekipi i tij së bashku me qytetarët e pranishëm, kanë konkretizuar çështjet të cilat do të realizohen në kuadër të këtij projekti. Kontrata Sociale do të ndihmojë financiarisht realizimin…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se PAP testi është shërbimi shtesë i radhës që ka filluar të ofrohet nga sot në QKMF- në e Gjilanit. Ai tha se ky shërbim është mundësuar nga bashkëpunimi mes Komunës së Gjilanit, Spitalit të Përgjithshëm dhe organizatës AMC. Për termine të PAP testit numri kontaktues është 044 294 094 nga e hëna deri të premten brenda orarit të punës. Ndërsa, mostrat meren të mërkurën nga ora 07:00 deri në 14:00./GJILANI INFO/
Komuna e Vitisë vazhdon implementimin e marrëveshjes me komunën e Kllokotit e cila tani e tutje hynë nën menaxhimin e mbeturinave nga Eco Higjiena
Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes komunës së Vitisë dhe asaj të Kllokotit, më 23 shkurt të vitit të kaluar, e që kishte për qëllim bashkëpunimin ndëretnik, si dhe atë për bashkëpunim ne interes të qytetarëve të të dyja komunave, ku i pranishëm ishte edhe Jӧrn Rohde, ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, sot u mbajt një takim në vazhdën e kësaj marrëveshje ku u diskutua për menaxhimin e mbeturinave në komunën e Kllokotit. Senad Rama , kryeshef ekzekutiv i Kompanisë ”Eco Higjiena”, si dhe Haxhi Qerimi udhëheqës i Njësisë së kësaj kompanie në Viti, u…
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 62 aksidente trafiku, prej tyre 21 nga rastet me lëndime, kurse 41 rastet tjera vetëm me dëmeve materiale, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ndërkaq, janë shqiptuar 2 mijë e 223 tiketa gjobitëse të trafikut rrugor, për shkelje të dispozitave ligjore dhe rregullave të trafikut rrugor./GJILANI INFO/
Këshilli I Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan për nderë të natës së madhe të Israsë dhe Miraxhit organizoi një ligjëratë në ambientet e xhamisë ATIK në Gjilan. Ky event u hap me një pjesë të Kuranit të cilën e lexoi profesori Fidan Xhelili, imam në fshatin Përlepnicë dhe ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë. Për të ligjëruar për këtë temë ishte ftuar profesori I Medresesë së Mesme Alaudin në Prishtinë Muharrem Tërnava, i cili shpjegoi për vlerën dhe rëndësinë e kësaj mrekullie i cili radhitet i dyti pas zbritjes së Kurani Kerimit. Në fund këtë manifestim e…
Në Sllatinën e Epërme të Vitisë Policia ka arrestuar personin e dyshuar pasi te i njëjti është gjetur në posedim dhe konfiskuar një armë zjarri dhe një karikator me 1 fishek. Sipas policis i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan ndaj të pandehurit L.B., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’’, nga neni 202 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 14 Janar 2024, në Gjilan, i pandehuri L.B., me dashje dhe pa autorizim ka cenuar privatësinë e të dëmtuarës, ashtu që fillimisht përmes numrit të tij të telefonit në aplikacionin ‘’WhatsApp’’, ka kanosur të dëmtuarën se nëse e njëjta nuk kryente veprime…
Nga: Ndriçim Kulla Duke qenë se shqiptarët nuk kishin një mendësi të qartë shoqërore për shkak të rrethanave social-historike në zgjedhjen – si duhet – të vendimmarrësve të tyre, ata gjithmonë kanë qenë shumë të rrezikuar të binin në duart e ndonjë tirani dinak, i cili duke shfrytëzuar naivitetin e tyre do t’u bënte premtime të bukura duke iu thënë se nëse ia jepnin atij pushtetin, ai do ta përdorte “shkopin magjik” të shtetit për të plotësuar të gjitha kërkesat e tyre. Këtë rrezik kishte parasysh Noli kur thoshte në një fjalim të tij: “Liria mbrohet nga shkelësit e…
Me paraqitjet e tija fantastike në kampionatin francez, Edon Zhegrova po tërheq vëmendje, e tani edhe është nderuar me medalje nderi. Ylli kosovar, i cili mbron ngjyrat e skuadrës franceze Lille, u nderua sot me medaljen e qytetit nga kryetari i komunë së Wervicq-Sud, David Heiremans. Lajmin e bëri të ditur deputetja franceze, Brigitte Liso. Pas kësaj medaljeje, Zhegrova dhuroi edhe autografe për tifozët.
Musa Ramadani Vite me radhë s’isha kthyer në vendlindjen time. Derisa shkruaja një vepër vëllimore për të nuk ma hante mendja ta vizitoja dot. Druaja në vete në mos i prishi përfytyrimet që kisha, përjetimet fëmijërore që i ruaja në shpirt dhe fytyrat e njerëzve që më ishin vertisur në imagjinatë. I ikja me vetëdije vendlindjes, megjithëse natë e ditë e kisha në zemër. Nuk di nëse dhe ajo më ikte mua, por edhe sikur të provonte një gjë të tillë, peizazhin e saj do ta ndiqja deri edhe në skaj të botës. Do ta zija diku, kudo qoftë,…

