- Ambasadorja e Izraelit viziton Spitalin e Gjilanit, diskutohet krijimi i një salle lojërash për fëmijët
- Viti: KPF-ja shqyrtoi projektbuxhetit për vitet 2027–2029
- Drejtori Cana: Jemi kah finalizimi i punimeve në infrastrukturën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit
- Komuna e Vitisë dhe DHTIK zhvillojnë takim me komunitetin e biznesit
- Pensionohen zëvëndësdrejtori Fatmir Selimi në SHFMU “Selami Hallaqi” dhe profesori Jakup Neziri në Shkollën Ekonimike”Marin Barleti” në Gjilan
- Në Rresht përpara Flamurit
- Policia ka shqiptuar 2,143 tiketa trafiku, regjistruar 71 aksidente trafiku dhe arrestuar 13 persona dje në Kosovë
- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
Author: admin
Shqiptarët në Luginë bëjnë fushatën sensibilizuese “E jona më e mira”, bëhet thirrje për konsumimin e produkte vendore
Unioni i Afaristëve Vizioni për Preshevë, Medvexhë dhe Bujanoc, ka nisur fushatën sensibilizuese “E jona më e mira”, qëllimi i së cilës është që qytetarët e Luginës t’i konsumojnë vendore. Në një konferencë për media, kryetari i këtij unioni, Xhelal Memeti, tha se arsyeja pse po iu drejtohen qytetarëve është se në bazë të raportit që e kanë nga terreni, në marketet e këtyre komunave mbi 50 për qind të produkteve që shiten janë të huaja. “Kurse bojkotohen produktet tona. Por, ne kemi ardhur në përfundim se produktet tona janë më të mira se çdo produkt tjetër. Interesi jonë…
Dënohet nga Policia drejtuesi i automjetit në rrugën Gjilan-Ferizaj, i ndalohet edhe vozitja për tre muaj
Njësite rajonal i trafikut rrugor Gjilan në pikën e kontrolli të automjeteve në aksin rrugor Gjilan- Ferizaj, kanë hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h duke vozitur me shpejtësinë 94 km/h. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre muaj. “Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet…
Kardiokirurgu shqiptar në Gjermani ka kryer me sukses mijëra ndërhyrje në zemër dhe ka transplantuar qindra prej tyre
Kardiokirurgu i njohur shqiptar Bedri Ramadani në Gjermani me 25 vite përvoj pune Bedri Ramadani është doktor në shtetin e Gjermanisë. Përfundoi me sukses studimet-specializimet e larta për mjekësi dhe tani ushtron profesionin e tij si mjek kardiokirurg në qytetin Dyseldorf, shkruan albinfo.ch. “25 vite Kardiokirurgji, gjithcka filloi me 01.02.1999 ne Herzzentrum Duisburg dhe vazhdon ne Universitätsklinikum Düsseldorf”, është shprehur Bedriu. Vlen të theksohet se ai që shumë vjet ushtron profesionin e tij në Universitätsklinikum Düsseldorf, klinikë kjo shumë e njohur për sukseset e ndërhyrjeve kardio. Ai tashmë është ndër specialistët e rrallë në kardiokirurgji për ndërhyrjet minimalinvazive të…
2024-shi, solli realizimin e dëshirës më të madhe të kosovarëve, atë të liberalizimit të vizave, kjo duket se erdhi me pasoja për gastronominë e vendit. Kjo e fundit, po konsiderohet si nga sektorët që më së shumti është atakuar me krizat, këtu vend duket se do të zë edhe ikja e punëtorëve drejt Evropës. Kështu po bën të ditur Arian Vranica, nga kjo shoqatë, i cili thotë se me ikjen e punëtorëve nga vendi do të ulet edhe fuqia konsumuese. Ngase sipas tij, një punëtor nuk po largohet si fuqi punëtore, por si një strukturë përfaqësuese, kjo sipas Vranicës,…
Për të mërkurën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16 gradë.Dje i ke larë flokët, tashmë janë të yndyrshme? Kështu flokët qëndrojnë të pastra edhe … Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e mjaft e fuqishme në regjionin e Gjakovës, me shpejtësi prej 20-57 km/h!.
Komuna e Vitisë si lidere e projektit ndërkufitarë dhe komuna e Gostivarit si bashkëpërfituese e këtij projekti, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit për implementimin e këtij projekti nga Cross-border cooperation. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim koordinatorin e këtij projekti dhe përfaqësuesit e organizatës IEP, nga komuna e Gostivarit të Maqedonisë së Veriut. Kryetari Haliti, ka theksuar se ky projekt i miratuar nga EU Cross-border cooperation, do të sjellë shumë avantazhe për komunën e Vitisë si dhe për komunën partnere të Gostivarit. Përndryshe, ky projekt do të krijojë mundësi të reja…
Fjala është për aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, aktakuza e dytë kundër një personi për veprën penale “Dhunimi” si dhe aktakuza e fundit kundër një personi për veprën penale “Vjedhja”./GJILANI INFO/
Iu merret patentë shoferi dhe dënohen me 300 euro dy gjilanas për vozitje përtej shpejtësisë së lejuar
Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit gjatë kontrolleve në trafik, kanë hasur në dy kundërvajtës, njëri në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h duke vozitur me 127 km/h dhe tjetri në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h duke vozitur me shpejtësinë 133 km/h. Sipas një njoftimi për media të dy kundërvajtësve veç e veç u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre muaj “Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në kuadër të motos ‘7 javë, 7 projekte’, ka prezantuar projektin e qarkores ekzistuese dhe qarkoren e re të Gjilanit. Ai ka bërë të ditur se shpronësimi dhe rindërtimi i qarkores ekzistuese kap vlerën e 2.7 milionë euro, ndërkaq shpronësimi dhe ndërtimi i qarkores së re – 27 milionë euro. “MMPHI do të paguajë shpronësimin e qarkores së vjetër. padrejtësia çerekshekullore do të marrë fund për rreth 230 familje. 2.7mil € nga komuna për: – Riasfaltim të qarkores së vjetër; – Trotuar e shteg të biçikletave në dy anët e rrugës; –…
Me ligjëratë informuese, Komuna e Gjilanit ka shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Kancerit, në ngjarjen në të cilën mori pjesë në emër të kryetarit Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina – Bunjaku e drejtoresha për Shëndetësi, Doruntinë Hasani. Nënkryetarja Morina – Bunjaku tha se kjo ngjarje ka për qëllim të tërheq vëmendjen në zbulimin, trajtimin si dhe në parandalimin e sëmundjes. “Ekspertët thone se njerëzit mund të risin shanset për shmangien e sëmundjes nëse nuk pinë duhan, nuk janë mbi peshë, ushtrojnë çdo ditë, hanë fruta dhe perime dhe pine sasi te kontrolluar te alkooli. Për këtë ligjëratë informuese i falenderuam mantelbardhët e…

