Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!
  • Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti
  • Kthimi i dashurisë
  • Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?
  • Mbahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”
  • Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!
  • Pse Feride Rushiti nuk e mori mbështetjen e opozitës?!
  • Drejtori Shabani takon zv. komandantin e FSK-së në Gjilan
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Paraja
Opinione

Paraja

adminBy adminFebruary 27, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Monika Shashari Stafa

Ndodh gjithmonë që kur njeriu ka dëshiruar me ngulm diçka prej një kohe të gjatë, i ka dhënë vetes të drejtë ta shijojë atë. Pa u ndier madje fajtor aspak edhe për mënyrën si e ka përvetësuar. E vërteta është se ky është thjesht një mashtrim. Një mashtrim që njeriu është i aftë t’ia besojë vetes. Si pjesë e ligjeve të natyrës njerëzore në përgjithësi. Sepse faji është një ndjenjë pafundësisht e fuqishme dhe në një mënyrë apo tjetër ai bën me patjetër trajektoren e kthimit gjithmonë te ti. Sot, në botën ku jetojmë, nuk duket asnjë kauzë e drejtë. Nuk ka një “kredo”, një “besojmë”, sipas shprehjes së françeskanëve. Të gjitha janë komprometuar: prej të drejtave të qytetarëve deri te shteti i së drejtës. Është komprometuar madje edhe orientimi evropian si doktrinë perëndimore. Nëse do të bëhej një anketim i popullit shqiptar për kodin e besimit të tyre, jam e sigurt se përgjigjja më e qëndrueshme rezulton: Në dorë të Zotit! Që do të thotë se bota nuk ka asgjë më për t’u besuar sa u takon punëve fetare dhe mendjeve njerëzore gjithaq. Konfliktet që ndizen çdo ditë në të e provojnë. Kriza e besimit, e besimit në të ardhmen, e besimit në vlerat e njeriut, e besimit në jetën është më e madhja nga të gjitha. Çfarë ka më pas?

Ku shkuan ato 60 milionë euro është regresi më i madh që ndodh në një vend, që aspiron të jetë pjesë e doktrinës së Perëndimit edhe si pjesëtare me të drejta të plota. Është hera e dytë në një dekadë që prej vitit 2011 që shifra të tilla të shqiptohen aq hapur. Dhe, jo për të ndërtuar një qytet mrekullish. Po për t’i shfrytëzuar, për t’i dyfishuar, trefishuar duke i përdorur ato aq mirë, sa të nxirrnin një botë të tërë. Dhe duke bluar tek përcjellësit vetëm një mendim; t’i shpërndajnë ato miliona duke bërë pa mbarim pasuri, të cilat të vërshojnë si lumenj. Dhe ‘i ngrati njeri’ mallëngjehet tek mashtron veten duke besuar se do të veprojë ndershmërisht. Në çdo rast e për çdokënd.

Gjatë shekullit XX, shqiptarët dy herë e humbën Evropën: në Luftën e Parë Botërore, me krijimin e pashallëqeve dhe sulltanateve dhe në përfundim të luftës antifashiste, me rreshtimin përkrah kampit lindor të aleancës. Ëndrra shqiptare për Evropën u rizgjua në fundin e viteve 1980 si një ëndërr që lindi mes baltës dhe varfërisë. Por, atëherë nuk kish shifra. Kish fantazi dhe asnjë spekulim prej kusari që do të bëhej më pas. Por, duke pasur vetëm një ëndërr, të pushtonin kryeqytetin për të fituar zemrat e të gjithëve. E vërteta doli ndryshe. Urat dhe tunelet shqiptare drejt Evropës, ëndrrës së humbur qysh prej shekullit XV, në këto dekada u tronditën fort. Dhe nuk ka asnjë arsye për t’u inatosur me Evropën. Sepse bashkësia mëmë nuk është e gatshme të pranojë probleme: ajo është e hapur të pranojë arritje. Po çfarë mund të ndodhë në Shqipërinë e sotme, e cila, në kuptimin e plotë të fjalës, është budallallepsur deri në një shkallë të pabesueshme? Ç’mrekullira do të bënin ata që kërkojnë me ngulm ato shifra, nëse do të shkrinin gjithë aftësitë e tyre organizative, dinakërinë, këmbënguljen, shpirtin e tyre të lirë nga paragjykimet!
Do të kishin forcën e pamposhtur që fiton betejat, paranë, paranë me arka, paranë e cila shpeshherë shkakton të këqija, por mund të bëjë edhe të mira, nëse shkrin në dashuri për vendin, mburrjen dhe lumturinë tënde! Por, ndodhi e kundërta. Me duart e kryqëzuara në gjoks e zemër disa herë, njeriu i shifrave u shfaq papritur në një sfond të zi për të mos u lënë shteg thashethemeve të këqija. I hidhëruar, sikur i ishte zhdukur një ëndërr e dashur, dukej sikur e kishin rrëzuar nga froni.

Njeriu i ka dashur gjithmonë paratë, jo vetëm për të kënaqur lakminë e tij, por dhe për të bërë një jetë princërore. Ai tërbohet sa herë dështon dhe i zhduket çdo shpresë. Kur Zoti nuk pranon dhe ia shkatërron planin, njeriu megjithatë nuk dorëzohet. Ai ringrihet me dëshirën për të luftuar. Për të bërë të mundur ta fitojë atë betejë të ashpër të spekulimeve, duke i përpirë të ngjashmit e tjerë që ata të mos e përpijnë atë. Dhe ja pra, përveç etjes së tij për madhështi e kënaqësi, ai ka dëshirën e zjarrtë edhe për të vepruar. Dhe turmat poshtë kthehen në miza.

Të zhgënjyer prej ëndrrës për liri, rinisin eksodet. Sepse atdheu tronditet nga themelet e shifrave dhe askush nuk duket se është në vendin e vet. Të gjithë janë në ethet e psikozave të protagonizmit, të kryemëvetësisë, të mosbindjes dhe anarkisë. Ndërsa vetëdija e rajasë rishfaqet me të njëjtën fuqi veprimi si në kohërat otomane, qytetarit i mbetet të pyesë, çfarë është më mirë për të: pjesëmarrja apo mospjesëmarrja? Pjesëmarrja qytetare është fuqia lëvizëse e një shoqërie, por për cilën kauzë? Mospjesëmarrja, sepse njeriu ka nevojë për vetëmbrojtje, për imunitet, për mospërfshirje, për mosimplikim, tek e fundit për të ruajtur diçka të shenjtë që ka brenda vetes dhe që shumë thjesht quhet ideale! Kur ne zbulojmë atë që na është fshehur, besojmë se faji mbi ne, më në fund zhduket. Kjo ndodh derisa dikush na vjen pranë dhe na kujton se pavarësisht pafajësisë, të gjitha veprimet tona mbartin pasoja. Dhe jo pak herë ato janë të paimagjinueshme. Liria apo burgu. Suksesi apo dështimi. Ja pse kur luftohet për atë që aq shumë e lakmojmë, çfarë vjen më pas, shtrihet tej përpjekjeve tona. Duke ndikuar pashmangshmërisht tek të gjithë të tjerët me radhë.
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!

April 30, 2026

Rrëfimi i Hoxhë Enverit dhe Abdylhakim Shaqirit nga Gjilani: Nga sfidat e regjimit te kontributi në luftë dhe pas saj

April 21, 2026
Mos humbni
Opinione

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

By adminApril 30, 2026

Shkruan: Selajdin Abdullahu Në Republikën e Kosovës, demokracia ka zbuluar një funksion të ri:…

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026

Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?

April 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.