Ju njoftojmë se Drejtoria për Zhvillim Ekonomik ka draftuar Rregulloren për Fillimin dhe Mbarimin e Orarit të Punës të Subjekteve Afariste në Territorin e Komunës së Gjilanit!
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2024/02/428480344_396477029807658_2667978617400969779_n.jpg)
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e fton komunitetin e biznesit të merrë pjesë në Dëgjimin Publik për ndryshimin – plotësimin e Rregullores për Fillimin dhe Mbarimin e Orarit të Punës të Subjekteve Afariste në Territorin e Komunës së Gjilanit!
“Në jetën tuaj afariste për çdo ditë merren vendime afariste, si dhe zgjidheni rrugët nëpër të cilat duhet të ec biznesi juaj – bëhu pjesë aktive e këtij debati”.
Të gjitha komentet dhe propozimet tuaja lidhur me ndryshimin/plotësimin e Rregullores për Fillimin dhe Mbarimin e Orarit të Punës të Subjekteve Afariste në Territorin e Komunës së Gjilanit mundë t’i dorëzoni edhe përmes postës elektronike: [email protected] dhe [email protected]
Ju mirëpresim!
DËGJIMI PUBLIK
Ndryshimi/plotësimi i Rregullores për Fillimin dhe Mbarimin e Orarit të Punës të Subjekteve Afariste në Territorin e Komunës së Gjilanit!
- Datë : 14. 03. 2024
- Vendi: Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan
- Ora : 10:30