- Ambasadorja e Izraelit viziton Spitalin e Gjilanit, diskutohet krijimi i një salle lojërash për fëmijët
- Viti: KPF-ja shqyrtoi projektbuxhetit për vitet 2027–2029
- Drejtori Cana: Jemi kah finalizimi i punimeve në infrastrukturën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit
- Komuna e Vitisë dhe DHTIK zhvillojnë takim me komunitetin e biznesit
- Pensionohen zëvëndësdrejtori Fatmir Selimi në SHFMU “Selami Hallaqi” dhe profesori Jakup Neziri në Shkollën Ekonimike”Marin Barleti” në Gjilan
- Në Rresht përpara Flamurit
- Policia ka shqiptuar 2,143 tiketa trafiku, regjistruar 71 aksidente trafiku dhe arrestuar 13 persona dje në Kosovë
- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
Author: admin
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me drejtorët Uran Berisha e Diana Kryeziu kanë pritur në takim përfaqësues nga projekti FLOWS i cili ka për qëllim të përmirësojë cilësinë e shërbimeve të ujit të pijes nga gjendja aktuale dhe t’i bëjë linjat kryesore te transmetimit dhe shpërndarjes së ujit, të qëndrueshme për të bërë zgjerime dhe zhvillime në të ardhmen. Duke pasur parasysh gjendjen aktuale të rrjetit të ujit, në kuadër të këtij projekti, do të ndërrohen edhe gypat e azbestit. Ky projekt po konkretizohet tutje, punimet e të cilit do të nisin së shpejti në lagjen…
Drejtoria e Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit vazhdimisht po punon në pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike të Komunës së Kamenicës. Punëtorët e mirëmbajtjes në kuadër të kësaj drejtorie, janë në baza ditore të angazhuar për të mbajtur pastër secilën rrugë dhe hapësirë publike të qytetit./GJILANI INFO/
Hartimi i Planit të Veprimit bazuar në Strategjinë e re për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Republikën e Kosovës 2022-2026
Është mbajtur takimi i rradhës së Komitetit Komunal Veprues bazuar në Strategjinë e re për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Republikën e Kosovës 2022-2026. Korrdinatorja e këtij Komiteti Nazmije Demolli, tha se Strategjia për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Republikën e Kosovës 2022-2026 dhe Plani i veprimit 2022-2024 paraqet një vazhdimësi të politikave të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndërtimin e një shoqërie ndëretnike dhe krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të…
Është mbajtur ceremonia e pensionimit të nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan. Nënkolonel Azizi i ka takuar gjeneratës së katërmbëdhjetë (14) të Policisë së Kosovës, duke shërbyer me nder, përkushtim dhe profesionalizëm për 23 vite në Policinë e Kosovës. Të pranishëm në këtë ceremoni përpos kolegëve, ishin edhe personalitete të larta të institucioneve të tjera të Rajonit të Gjilanit. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan Kolonel Agron Rukiqi ka mbajt një fjalë rasti dhe ndër tjera ka cekur se “Nënkolonel Azizi ka udhëhequr me ndërgjegjshmëri, guxim nëpër sfidat më të…
Kryetari Hyseni prezanton më në detaje projektin e qarkores ekzistuese dhe të qarkores së re të Gjilanit
Në kuadër të nismës “7 javë, 7 projekte”, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në një konferencë për media të mbajtur sot, ka prezantuar më në detaje projektin e qarkores ekzistuese dhe projektin e qarkores së re të Gjilanit. Kryetari Hyseni tha se këto dy projekte do të realizohen brenda dy viteve të ardhshme, “Në qarkoren ekzistuese, pas një qerek shekulli pritjeje, lajmi i mirë është që nga Ministria e Infrastrukturës e kemi të konfirmuar shpronësimin e pronave për 226 familje në vlerë prej 15 milionë euro. Ndërkaq, projekti përfshin riasfaltim të rrugës në gjerësi prej gjashtë metra,…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në konferencën për media të së premtës, ka bërë të ditur se pas takimit me përfaqësuesit e punëtorëve të ndërmarrjes publike lokale ”Tregu”, kanë vendosur që t’i rrisin pagat për 290 punëtorët aty. Ai tha se kjo nënkupton rrije të pagesë neto për secilin punëtor për 60 euro. “Nga ajo që jemi dakorduar bashkërisht është ngritja e pagës neto prej 60 euro, ndërkaq jemi dakorduar që deri në qershor të këtij viti të takohemi prapë, në mënyrë që të mund të shqyrtojmë opsionin e ngritjes së pagës edhe për 60 euro të…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot fshatin Skifteraj të Vitisë, për të parë nga afër punimet në rregullimin e rrugës bujqësore me zhavorr nga Cerneli deri te lumi i Letnicës. Ky projekt synon të lehtësojë qasjen e fermerëve në parcelat e tyre. Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë, konkretisht kjo pjesë ka një cilësi të lartë të bonitetit të tokës e cila ndryshe është edhe e njohur si hambari i Anamoravës./GJILANI INFO/
Departamenti i Gruas në KBI të Gjilanit ka organizuar program për nder të ditës ndërkombëtare të mbulesës
Departamenti i Gruas pranë Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI) të Gjilanit organizoi program për nder të ditës ndërkombëtare të mbulesës. Programin e titulluar “Gruaja me mbulesë mes sfidave dhe suksesit” e kanë pasuruar me fjalët dhe këshillat e tyre dy musafiret: Dr. Florentina Tërmkolli – teologe dhe Vlera Bokshi – psikologe. Një fjalë rasti iu dha edhe kordinatores së Medresesë Alauddin, paralelja në Gjilan, znj. Merita Borovci. Ky program u zbukurua edhe me Kuran e ilahi të ndryshme, dhe për fund me një koktej rasti për të pranishmet. “Lusim Allahun që organizime të tilla të hajrit dhe të bereqetshme të…
Shoqatën Ndërkomunale e të Verbërve, në bashkëpunim me “Plus Computers” e pajisem me një televizor për nevojat e tyre, ka shkruar në profilin e tij në Facebbok, Blerim Haziri, asambleist i Kuvendit Komunal në Gjilan nga Lëvizja Vetëvendosje. “Gjithashtu, me disa familjarë dhe miq, u zotuam dhe siguruam mbështetjen e një ekskursioni nëpër Kosovë, përkatësisht mbështetëm Departamentin e Grave e të Verbëra në vlerë 450 euro (kërkesë nga ky departament). Po ashtu, një mik i yni, premtoi mbështetjen e një organizimi, në shënim të ditës së Pavarësisë së Kosovës, të organizuar nga kjo shoqatë. ka thënë Haziri./GJILANI INFO/
Realizohen takimet me ekspertët ndërkombëtarë për riakreditim institucional të Universitetit “Kadri Zeka”
Në kuadër të procesit të riakreditimit institucional, në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka qëndruar një ekip i ekspertëve ndërkombëtar të akreditimit, në përbërje të Prof. Milan Pol, Prof. Magdalena Platis dhe lidhje online ishte Ms. Lali Giorgitze, të shoqëruar nga përfaqësuesit e Agjencionit për Akreditim të Kosovës drejtori Naim Gashi dhe zyrtarja Leona Kovaçi. Grupi i ekspertëve ndërkombëtar dhe ata të AKA-së kanë zhvilluar takime të ndara veç e veç me shtatë grupe të organizuara nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan për këtë proces. Pjesë e këtyre takimeve fillimisht ishte menaxhmentit, pastaj përfaqësuesit e sigurimit të…

