Author: admin

REALITETI ARTISTIK I VORBULLIVE Shefik Shkodra ”VORBULLITË”; SHB SOGJETIME, GJILAN, 2024 Nga: METI REXHEPI REALITETI DHE ENIGMA Hyrja në një qytet ose në një qytetërim, të shumtën e herëve nis nga periferia. Brendinë e çdo bërthame Enigma e Madhërishme e Natyrës gjithnjë e ka mbështjell me cipën e saj, jo të njëtrajtshme, ku më të hollë e ku më të trashë. Ndodhitë e shkruara dhe të imagjinuara njerëzore janë brenda realitetit, por gjithnjë nën lëvozhga enigmash, që duhen qëruar me kujdes, me shije e dije. Ndonjëherë zbrazësitë hermetike i konsiderojmë si dukuri jashtë kapjes së realitetit, por edhe kuptimet, përkatësisht…

Read More

Shkruan: Mr.Emrush T. Shkodra Koha kur autoritet ankoheshin se shqiptarët po rrisin varfërinë në familjet e tyre duke mos planifikuar familjen, duket që sot erdhi. Përplot 20 vite po thuajse, për të vazhduar edhe në ditët e sotshme promovohej ideja evropiane mbi familjen, e bazuar mbi këtë bënin thirrje në vazhdimësi që familja duhet të planifikohet nëse dëshirojmë një mirëqenie ekonomike e sociale të arritshme dhe të qetë në familje. Bëheshin kampanja, OJQ vendore e ndërkombëtare të financuara kush e di nga kush, shpalosnin programet, praktikat dhe njohuritë perëndimore mbi planifikimin e familjes anembanë Kosovës, me theks të veçantë…

Read More

Asambleisti i Kuvendit Komunal në Gjilan, Arbër Musliu nga Lëvizja Vetëvendosje, shërbimin PAP test në QKMF të  Gilanit e ka vlerësuar ngjarje të rëndësishme për sferën e shëndetësisë gjilanase. “Shërbimin PAP test në QKMF të Gilanit paraqet një shembull të bashkëpunimit të suksesshëm midis Qeverisë lokale dhe sektorit shëndetësor”, ka theksuar ai. Sipas tij, kjo inciativë e përbashkët e Komunës së Gilanit, Spitalit të Përgjithshëm dhe organizatës AMC, thekson përpjekjet për avancimin e kujdesit shëndetësor dhe përforcimin e shëndetit komunitar, veçanërisht duke adresuar çështjet e shëndetit të grave./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT) në Viti. Në këtë takim është biseduar rreth zhvillimeve të gjithmbarshme në komunën e Vitisë. Kryetari Haliti i ka njoftuar ata edhe rreth disa projekteve që janë realizuar dhe pritët të realizohen në komunën e Vitisë dhe atë në interes të gjithë qytetarëve të saj./GJILANI INFO/

Read More

Policia e Kosovës përmes raportit të fundit prej 24 orësh, njofton se në tërë vendin të kenë ndodhur 49 aksident trafiku, prej tyre 20 me lëndime si dhe 29 me dëme materiale. Nga ana tjetër, bëhet e ditur se gjatë këtij rrethi kohor të jenë shqiptuar 2 mijë e 98 tiketa gjobitëse për shkelësit e ligjit dhe rregullave në trafikun publik rrugor./GJILANI INFO/

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një  kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një  personi dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër shtatë personave. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orëve për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale: “Fotografimi apo incizimet tjera të paautorizuara”. Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së…

Read More

Asambleistja e Kuvendit Komunal në Gjilan, Afërdita Balaj që vie nga partia e LDK-së, ka reaguar lidhur me vendimin për ndalimin e ekskurzioneve për maturantët e Komunës së Gjilanit. Në reagimin e saj thuhet se ekskurzionet duhet të ndalohen në gjithë Kosoven, e jo vetëm për maturantët e Komunës së Gjilanit, duke theksuar se nuk duhet të ju mohohet kjo e drejtë. Pastaj, ajo shtron pyetjen; “Pse të anulohet, kur ka mundësi të përmirësohet? “Në qeverinë e kaluar, komisioni për arsim, e ka trajtuar shumë herë këtë temë, por asnjëher nuk ka përmendur anulimin. Ka kërkuar që këtij ekskurzioni të…

Read More

Muajve të fundit në repartin e kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit janë kryer disa operacione të komplikuara të tumorëve të zorrëve të holla dhe të zorrës së trashë me reseksion të tyre, në vazhden e punëve të mira që bëhen këtu. Sic dihet, kanceri i zorrës së hollë është një sëmundje e rrallë në të cilën qelizat malinje (kancer) formohen në indet e zorrës së hollë. Zorra e hollë është pjesë e sistemit tretës të trupit, qe gjithashtu përfshin ezofagun, stomakun dhe zorrën e trashë. Gjithashtu edhe tumori i zorrës së trashë është formacion tumoral me qeliza atipike…

Read More