- Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
- Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese
- Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”
- Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq
- Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri
- Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Rrjetit të Grave të Kosovës
- Nënkryetarja Bajralija pret në takim përfaqësues të Swisscontact
- Ju rrjedh gjak nga hunda? Ja çfarë duhet të bëni menjëherë
Author: admin
Statistikat zyrtare nga policia brenda 24 orëve, bëjnë me dije se në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 816 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin. Janë bërë me dije edhe 42 aksidente trafiku, që kan ë ndodhur gjatë të njejtës kohë, prej tyre: 1 me fatalitet, 19 me lëndime si dhe 22 me dëme materiale. Ndëkaq, njoftohet edhe për 27 arrestime, ku 18 syresh janë dërguar në mbajtje, kurse 9 në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/
Në kuadër të aktiviteteve për manifestimin “Flaka e Janarit”, Në Kamenicë është mbajtur aktiviteti “Instalacion me përmbajtje hisorike”. Ky aktivitet është mbajtur në Bulevardin e Qytetit, ku Drejtorë të Drejtorive Komunale, zyrtarë Komunal, përfaqësues të OVL-UÇK dega në Kamenicë, e qytetarë, kanë ndezur flakadanët në shenjë mirënjohje për dëshmorët e rënë. Në këtë aktivitet janë paraqitur historitë e heronjve si Nuhi Berisha, Rexhep Mala, Kadri Zeka, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla dhe të tjerë. /GJILANI INFO/
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtoreshën e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës Burbuqe Leka, kanë vizituar UBT-në. Ata janë pritur në takim nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i shoqëruar nga Dekani i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Prof. Besnik Qehaja dhe Drejtori i Institutit për Studime Urbane në UBT, Shqiprim Ahmeti. Në fokus të diskutimeve ka qenë elaborimi i mundësive për bashkëpunim të dyanshëm për hartimin e politikave dhe projekteve për zhvillim të qëndrueshëm të Komunës së Kamenicës. Ky bashkëpunim do të mund të bazohet në shfrytëzimin e potencialit dhe…
Hapet thirrja publike për nominimin e kandidatëve për pozitën e Kryesuesit dhe Zëvendëskryesuesit të Këshillit Prokuroial dhe shpallet konkursi për rekrutimin e 28 prokurorëve të rinj Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi, Jetish Maloku, ka mbajtur Takimin e 240-të me radhë, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës. KPK, fillimisht, pas trajtimit dhe diskutimeve të zhvilluara në takimin e sotëm, miratoi Raportin për aktivitetet dhe rekomandimet e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik për periudhën korrik-shtator 2023 dhe aprovoi kërkesën e prokurorit Shpëtim Peci për transferimin e tij nga Prokuroria…
Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport (DKRS), Kushtrim Zeqiri dhe drejtoresha e Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK), Blerta Zeqiri, sot zyrtarizuan memorandumin e bashkëpunimit, ku përmes këtij memorandumi, QKK do ta përkrahë shtyllën “Film Flaka” në kuadër të manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”2024. Në mes datave 18-20 janar, për tre net radhazi do shfaqen nga dy filma të metrazhit të shkurtë në Teatrin e Qytetit në Gjilan. Drejtori i DKRS-së, Kushtrim Zeqiri, falënderoi QKK-në për përkrahjen e vazhdueshme që po e jep ky institucion për Komunën e Gjilanit./GJILANI INFO/
Klubi Alpin “Rogana” ka organizuar edicionin e 15-të të Ecjes Tradicionale “Marshi i Roganës”
Klubi Alpin “Rogana” në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës, ka organizuar edicionin e 15-të të Ecjes Tradicionale “Marshi i Roganës”. Ky edicion është organizuar në kuadër të manifestimit kushtuar “Flakës së Janarit”. Ecjes i është bashkangjitur edhe Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, së bashku drejtorë të Drejtorive Komunale, dhe zyrtarë të tjerë komunal. Kjo ecje ka filluar nga Rogana në drejtim të Majës së Kranidellit me një lartësi 1.080 m/lmd, duke kaluar një shteg malor me gjatësi prej 16 km. /GJILANI INFO/
U mbajt Tryezë Shkencore kushtuar 80-vjetorit të Masakrës së Gjilanit dhe 40-vjetorit të rënies heroike të Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha
Në kuadër të Manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2024” është mbajtur Tribunë Shkencore kushtuar 80-vjetorit të Masakrës së Gjilanit dhe 40-vjetorit të rënies heroike të Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha, ku ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve komunale e shtetërore, kurse me kumtesa u paraqitën gjashtë historianë që trajtuan në mënyrë të përgjithshme këto ngjarje me karakter historik. Në pjesën shkencore, fillimisht me punimin e tij “Masakra e Gjilanit gjatë luftës së Dytë Botërore” është paraqitur dr. Blerim Haziri, i cili ka theksuar se në gjysmën e dytë të vitit 1944 dhe në fillim të vitit 1945 forcat partizano-çetnike…
Në një pikë kontrolli të automjeteve, përkatëisht në rrugën “Raif Halimi” të qytetit në Gjilan, policia ka ndalur një veturë me targa vendore, e cila drejtohej nga një person i dyshuar, shtetas i Kosovës. Ndërkaq gjatë kontrollimit në çantën e personit të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë./GJILANI INFO/
Të dielën parashihet të mbajë mot afërsisht i ngjashëm si dje Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.
Kuvendi Komunal i Vitisë, me nismën e kryetarit të komunës Sokol Haliti, e ka shpallur sot “Qytetar Nderi” ish-ambasadorin e OSBE-së dhe diplomatin amerikan, z. William Walker. Ky titull ju dha atij në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Vitisë. Gjithashtu u bë edhe zbulimi i bustit të z. Walker dhe ju dha atij edhe çelësi i qytetit. Me këtë rast kryetari Haliti, ka folur edhe për kontributin dhe personalitetin e z. Walker. “Ambasadori William Walker është një figurë e shquar që ka lënë një ndikim thelbësor në zhvillimet dhe transformimet në Kosovë gjatë periudhës së tij…

