Author: admin

Aksidente trafiku, shqiptim të tiketave gjobitëse, arrestime dhe paraburgosje ka patur edhe gjatë 24 orëve të ditës së djeshme, bëhet e ditur sot përmes raportit të fundit nga Policia e Kosovës. Statistikat e përgjithme të raportit në fjalë, ofrojnë shifrat se gjithandej vendit të kenë ndodhur 36 aksidente trafiku, prej tyre 8 me lëndime dhe 28 me dëme materiale, si dhe janë shqiptuar 2 mijë e 19 tiketa gjobitëse të trafiku publik rrugor. Nga ana tjetër, shifrat zyrtare policore bëjnë me dije se po për të njëjten periudhë kohore janë arrestruar 8 persona si dhe 7 të tjerë janë paraburgosur./GJILANI…

Read More

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, ka shpallur dje laureatët e viti 2023 në lëmin e sportit dhe kulturës. Çmimin e Laureatit për vitin 2023 në kulturë e morën Kastriot Zeqiri dhe Arlind Demiri, solistë të Ansamblit “Kemajl Azizi”. Ndërkaq në sport u shpall shenjëtari i normave olimpike, Drilon Ibrahimi. Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Valmir Sahiti, në ceremoninë e ndarjes së çmimit për laureatët e vitit 2023, theksoi se drejtoria në fjalë ka qenë e përkushtuar në mbështetjen e grupeve artistike dhe klubeve sportive, që të krijoj kushte, por edhe të krijoj mundësi për pjesëmarrjen…

Read More

Në kuadër të Manifestimit Mbarëkombëtarë “Flaka e Janarit”,  në objektin e Muzeut të Qytetit është mbajtur një ngjarje e këndshme kulturore me vargjet dhe tingujt e Jusuf Gërvallës, në 42-vjetorin e vrasjes tinëzare të vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës. Nënkryetarja e Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku, me këtë rast në emër të kryetarit të komunës së Gjilanit, Alban Hysenit, ka thënë se po përmbushet synimi i “Flakës së Janarit” që të ofrojë para publikut vlera të mirëfillta kulturore dhe të arriturat origjinale të vitit të fundit në shtyllat kryesore të këtij manifestimi, duke nderuar janarët e flaktë dhe figurat…

Read More

Festivali i Këngës për Fëmijë “Yjet e Flakës” ishte aktiviteti i radhës në kuadër të Manifestimit Kulturor Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2024”, i cili tash e sa javë po mbahet në Gjilan, duke e shndërruar këtë qytet për një muaj të tërë në kryeqendër të kulturës. Zëri i parë që jehoi në “Yjet e Flakës” ishte e mysafires së vogël të këtij Festivali, Kira Demolli, vetëm 2-vjeçe, e cila solli këngën “Mora fjalë”, me kompozim nga Naim Gjoshi, për t’i lënë radhë më pas dymbëdhjetë konkurrentëve, të cilët interpretuan këngë që i kushtoheshin atdhedashurisë, heronjve, të sotmen, por edhe që…

Read More

Nazim Gagica, kryetar i Degës së AAK-së, në Gjilan, ka bërë me dije se sot me bashkëpunëtorë dhe veteranë të luftës, bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gjilan, në nderim e kujtim të jetë dhe veprës së heroit të kombit, Reshat Ymeri në 34-vjetorin e përjetësimit. “Janari i flakës e i sakrificës, muaji që i dha kombit data e ngjarje të mëdha historike, të cilat ne sot i kujtojmë me nderë e mburremi me veprën e atyre përveç që ruajtën vazhdimësinë në rrugën për çlirim, motivuan shumë breza të rreshtohen krah atyre që ishin bashkë, rrugë kjo e…

Read More

Prej tyre, 1 aksident me fatalitet, 47 me lëndime dhe 70 syresh me dëme materiale, pohon togeri Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë nga Rajoni i Gjilanit. Edhe muaji janar i këtij viti në Rajonin e Gjilanit është karakterizuar me aksidente trafiku, shqiptime dënimesh për shkelje të dispozitave ligjore dhe rregullave të trafikut publik rrugor, si dhe me arrestime. Togeri, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës nga Rajoni i Gjilanit për të përditshmen GJILANI INFO, tha sot se që nga fillimi i janarit të këtij viti e deri më 29 janar të jenë raportuar dhe hetuar 47 aksidente trafiku…

Read More

Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka publikuar projektin e stacionit të autobusëve projekt ky, i cili kap vlerën e 1 milion eurove. Ky projekt është publikuar nga  kryetari i Komunsës së Gjilanit në kuadër të nismës ‘7 javë, 7 projekte’. “Kushte jo të mira operimi, ambiente jo të dinjitetshme dhe imazh jo i mirë! Me performanca impresionuese të ndërmarrjeve publike mungon edhe hapësira e punës si element plotësues. Me infrastrukturë të re e moderne, parkingje nëntokësore, sukseseve të ndërmarrjes nuk i qëndron më asnjë pengesë përpara”, ka thënë kryetari Hyseni./GJILANI INFO/

Read More

Mbrëmja e gjashtë e festivalit të dramës kombëtare “Talia e Flakës 2024”, ishte rezervuar për shfaqjen e trupës së Teatrit Kombëtar të Kosovës, “CLUB ALBANIA”, me të cilën është mbyllur edicionin e 33-të. Shfaqja sipas sinopsisit përshkruhet të jetë bazuar në komedinë “Pas vdekjes” të Çajupit, e vënë në skenë nga një ekip i dëshmuar në vazhdimësinë teatrale kosovare: Regjisor: Fatos Berisha; Dramaturg: Shpetim Selmani; Kompozitore: Rona Castrioti Berisha; Skenograf: Bekim Korça; Kostumografe: YIlka Brada; Koreograf: Robert Nuha; Asistente regjie: Yllka Lota, si dhe kasta e aktorëve: Armond Morina, Ard Islami, Armend Smajli, Maylinda Kosumovic, Naim Berisha, Teuta Krasniqi…

Read More

Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, është mbajtur mbledhja e rregullt e Kryesisë. “Është bërë vlerësimi i angazhimeve në terren gjatë javës që po e lëmë pas, duke e vendosur në fokus mobilizimin dhe angazhimin e strukturave dhe qytetarëve, karshi një qeverie e cila po vazhdon të identifikohet si qeverisje e lloçit, mospunës, mosdijes dhe e mosinteresimit total për politikat zhvillimore”, thuhet në komunikatë. Sipas LDK-së së Gjilanit, ekzekutivi i Gjilanit kamuflohet me projekte të rrejshme, me premtime boshe dhe vazhdon të mbulohet punët…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, përmes profilit të tij në Facebook,  ka thënë se vetëm për dy vite qeverisje profesionale e të ndershme,  NPL Tregu në Gjilan nga bilanci financiar me humbje rreth 36,000 euro dhe vetëm 12 punëtorë, në 2023 arriti të ketë 290 punëtorë (2316% më shumë) e 30% paga më të larta dhe një fitim neto prej 98,176 euro (370% më shumë). Sipas kryetarit Hyseni thuhet se Komuna ka kursyer me qindra mijëra euro nga anulimi i kontratave të dëmshme me operatorë privat dhe kalimin e këtyre shërbimeve në NPL Tregu me qeverisje te…

Read More