Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Komuna e Vitisë dhe projekti AQH investojnë në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Viti dhe Pozheran

June 16, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre 12 aktakuza për vepra të ndryshme penale

June 16, 2026

Policia: 2182 gjoba trafiku dhe 70 aksidente brenda 24 orëve të fundit

June 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Komuna e Vitisë dhe projekti AQH investojnë në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Viti dhe Pozheran
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre 12 aktakuza për vepra të ndryshme penale
  • Policia: 2182 gjoba trafiku dhe 70 aksidente brenda 24 orëve të fundit
  • Arrestohet në Viti një person i kërkuar për mashtrim me subvencione
  • Moti sot
  • Me aktivitete të ndryshme u shënua Dita e Çlirimit të Gjilanit
  • Kuvendi i Gjilanit mban seancë solemne për nder të 27-vjetorit të çlirimit
  • Hyseni: Gjilanin do ta bëjmë një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe industrial
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kultur뻓Poezia është pikturë me fjalë; piktura është poezi pa fjalë”
Kulturë

“Poezia është pikturë me fjalë; piktura është poezi pa fjalë”

adminBy adminMarch 8, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Bajram Sulejmani në librin, ”Valë ndjenjash”

Pak ditë më parë, poeti Bajram Sulejmani, më dhuroi dy librat e tij më të fundit, me poezi: “Perëndime të skuqura” dhe “Valë ndjenjash”, botuar në shtypshkronjën “2M”.

Para do kohësh, në diskutim me një poet të njohur, mbi ndërtimin e një libri me poezi, miku im ngulte këmbë që poezitë duhen grupuar sipas temave, për lehtësi leximi. Unë kundërshtoja: Më pëlqen më shumë një lëndinë me lule çfarëdo, të bukura e me shumë ngjyra, të shpërndara sipas dëshirës së tyre. Kështu edhe lexuesi ka mundësi të shikojë dhe shijojë të gjitha, duke shfletuar faqe pas faqe.

Kështu ndodh edhe me poetin tonë Bajram Sulejmani në librin, “Valë ndjenjash”, ku poezitë vijnë natyrshëm, pa ndonjë rregull të veçantë. Për Bajramin, në këtë linjë edhe për mua, mbase edhe për shumë të tjerë, rëndësi ka kumti që përcjellin poezitë, më pas ndërtimi i vargut, ritmi, muzika, ngjyrat. Fjala e zgjedhur dhe e gdhendur me kujdes, figurat letrare, dhe në veçanti metaforat, e përqafojnë mendimin e dijetarit, Robert Frost, i cili thotë: – “Poezia është, kur një emocion i ka gjetur mendimet e tij, dhe mendimet kanë gjetur fjalët”.

Nuk do të hyj në analizë të librit dhe poezive në brendësi të tij. Të tjerët kanë folur dhe do të flasin, ca më shumë lexuesi i dashuruar me poezinë e bukur. Ndaj do përpiqem të them pak fjalë mbi ndërtimin e vargut poetik, metrika, rima dhe muzika e tyre.

Autori përdor më shumë vargun tetë rrokjesh. Kam përshtypjen se ka më shume ritëm dhe muzikë. Por nuk i shmanget edhe vargjeve 10-11 dhe 12-rrokjesh, kur kërkon t’i shprehë, apo t’i shtrijë më qartë dhe më qetë, mendimet.

Ndërsa rima, ah rima e shkretur, si jetime mbetur! Që kohëve të fundit, i janë turrur ta zhdukin fare nga vjershërimi, duke harruar se poezia është muzika e fjalës, ashtu si piktura poezi e ngjyrave. Besoj se edhe autori është në një mendje me mua, kur përdor ritmin: A-A, B-B, apo A-B, A-B. Më thoni ju lutem: A ka muzikë pa nota dhe pa ritëm….!? Si do të luajë pianisti, si do të vallëzojë valltari apo balerina, pa ritmin muzikor…!? Është çudi e madhe, që koha po e pranon, por jo poeti ynë Bajram Sulejmani…!

Jam munduar të shkëpus disa vargëzime, nga poezi të ndryshme, sa për ilustrim dhe kënaqësi leximi:

Të lutem pas dere mos më lë,/se sedrën e burrit e kam të sëmurë./ nëse falën me mua e zë,/mbaroje atë fjalë, se ziej nën lëkurë. “Sedër burri”. Faqe 76.

Eh, more miqtë e mi,/ sa mall kam për ju!/të shkrumbojmë netët,/ n’atë qiellin blu. “U shkrumbuan netët”. Faqe. 77

Në s’të pëlqejnë vargjet e mia,/mos u tharto sikur pi shëllirë. Mos përtyp atë që kafshon dhia,/ e lë lastarin që këput pa gdhirë. “Kapotën si gunë”. Faqe 84.

Kaloj rrugës dhe mbledh psherëtima,/në gropat e plagëve këmbët më pengohen./ Ato gropa sikur janë hapur nga mina./ Janë plagë shpirti, që s’mund të shërohen. “Mbledh psherëtima”. Faqe. 85

Sa dëshirë që kam tani,/të përtyp një fije bari./në dreq dhe kjo burrëri,/ kur s’të lë të bësh si djali. Fije bari. Faqe 102.

Botë e mbushur me harbutë,/në shpinë thikën si hajdutë. “Botë pa dhimbje”. Faqe. 108

Urime dhe suksese në libra të tjerë, me poezi kaq të arrira dhe me vlerë!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Drejtori i Kulturës dhe zyrtarë nga komuna, vizituan institucione kulturore dhe rinore në Sioux City

May 13, 2026

Ti smundesh dot

May 12, 2026

Dashuria si univers i metaforës erotike

May 12, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Komuna e Vitisë dhe projekti AQH investojnë në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Viti dhe Pozheran

By adminJune 16, 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e QKMF-së, Vjollca Kadolli-Halili,…

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre 12 aktakuza për vepra të ndryshme penale

June 16, 2026

Policia: 2182 gjoba trafiku dhe 70 aksidente brenda 24 orëve të fundit

June 16, 2026

Arrestohet në Viti një person i kërkuar për mashtrim me subvencione

June 16, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Komuna e Vitisë dhe projekti AQH investojnë në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Viti dhe Pozheran

June 16, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre 12 aktakuza për vepra të ndryshme penale

June 16, 2026

Policia: 2182 gjoba trafiku dhe 70 aksidente brenda 24 orëve të fundit

June 16, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.