- Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
- Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese
- Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”
- Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq
- Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri
- Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Rrjetit të Grave të Kosovës
- Nënkryetarja Bajralija pret në takim përfaqësues të Swisscontact
- Ju rrjedh gjak nga hunda? Ja çfarë duhet të bëni menjëherë
Author: admin
Nga statistikat e pergjithshme të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se për 24 orë në gjithë vendin kanë ndodhur 52 aksidente në trafikun rrugor, jan ë shqiptuar 1751 tiketa gjobitëse, si dhe janë arrestue 6 persona, 6 janë paraburgosur dhe 1 personi është vënë në masen e vuajtjes së dënimit./GJILANI INFO/
Në natën e pestë të Festivalit të Dramës “Talia e Flakës 2024”, që po mbahet në kuadër të Manifestimit Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2024” është dhënë shfaqja “Arbri”, që është prodhim i Teatrit “Oda” nga Prishtina. Edhe në këtë mbrëmje, publiku gjilanas i etur për shfaqje të mirëfillta e ka pritur dhe përcjellë me kërshëri këtë projekt teatral, në të cilën trajtohet përditshmëria e një babai të prekur nga sëmundja e demencës dhe ballafaqimin e familjes me sëmundjen e kryefamiljarit, e regjinë e së cilës e ka bërë Lirak Çelaj. Shfaqja ka gati një vit që rrugëton nëpër teatrot…
Manifestimi Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2024”, ka vazhduar rrjedhën e saj edhe këtë të shtune, përmes njërës nga shtyllat kryesore të këtij Manifestimi – pjesës letrare, “Pena e Flakës”, me tryezën letrare që iu kushtua shkrimtarit gjilanas, Musa Ramadani. Në këtë aktivitet letrar, që Ars Clubi “Beqir Musliu”, asociacion alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, e bashkë-organizoi me organizatën CCNO, u nderua dhe u vlerësua krijimtaria letrare e njërit nga shkrimtarët tanë të shquar të letërsisë bashkëkohore shqipe, Musa Ramadanit. E pranishme në këtë ngjarje letrare, pos dashamirëve të fjalës artistike, ishte edhe nënkryetarja e komunës së…
Edicioni i 33-të i Manifestimit kombëtar të kulturës, “Flaka e Janarit”, përmes njërës nga shtyllat kryesore të këtij Manifestimi – pjesës letrare, përkatësisht “Tryezës letrare”, do të vlerësojë krijimtarinë letrare të njërit nga shkrimtarët tanë të shquar të letërsisë bashkëkohore shqipe, Musa Ramadanit. Më 27 janar 2024, ora 13:00, në Bibliotekën e qytetit, “Fan S. Noli”, emra të shquar të letërsisë dhe të kritikës letrare e studimore si Anton Nikë Berisha, Ibrahim Kadriu, Agron Gashi, Nexhat Rexha, Sherafedin Kadriu, Zyrafete Shala, Aziz Mustafa e Arsim Halili përmes këndvështrimeve të tyre, do të trajtojnë veprën letrare të këtij shkrimtari, duke i…
Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit”, Në Kamenicë është mbajtur ora letrare nga klubi letrar “Nositi”, ngjarje kjo e organizuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me klubin “Nositi”. 38 poet nga vendet e ndryshme në Kosovë, por edhe nga Maqedonia, kanë qenë të pranishëm në këtë orë letrare. I pranishëm ishte edhe U.D drejtori i DKRS-së, Behar Hyseni, i cili duke iu uruar mirëseardhje të pranishmëve, theksoi se krijimtaria e këtyre poetëve duhet vlerësuar lartë. Në anën tjetër poetët falënderuan DKRS-në për mbështetjen dhe me emocione të veçanta paraqitën krijimtaritë e tyre. Ndër të…
Në cilat raste sakrifikohet Etika dhe pse ishte interes publik dhe interes për publikun video e Lulzim Fejzullahut?
Nga Musa Sabedini Çështja e vrasjes së 18-vjeçarit në Podujevë gjithsesi që ishte interes publik sepse në radhë të parë ishte fëmijë jetim dhe përballë kishte një grup të lidhur me pushtet e sistem të drejtësisë. Ndërsa interes për publikun ishte edhe publikimi i videos e cili tregoi dhe shpartalloi të gjitha pistat e hetimeve dhe dyshimeve. Asgjë të keqe nuk kishte në publikimin e videos, edhe pse ajo video do të duhej të bëhej publike nga media serioze dhe që do të përcillej edhe me komente nga ekspert të ndryshëm. Në këto raste realisht sakrifikohet etika, por kjo…
Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në seancën e parë për këtë vit, nën drejtimin e Kushtrim Kadriut, kryesues, pos pikave të rregullta të rendit të ditës, ka diskutuar edhe për shumë çështje të tjera, të cilat u ngritën nga këshilltarët Avdyl Aliu, Imran Haziri, Ismajl Kurteshi, Bujar Nevzati, Gentrit Murseli, Besnik Shala, Sami Ahmeti, Afërdita Balaj, Ardhmërie Musliu, Nazim Gagica, Ramiz Ramadani, Riad Elezi, Gresa Avdiu, Arianit Sadiku, Ekrem Kryeziu dhe Shpresa Kurteshi. Duke u përgjigjur në pyetjet e ngritura prej tyre, kryetari i Komunës, Alban Hyseni ka thënë se lajm i mirë është se sivjet do të bëhet…
Teksti i autorit Ledian Gjeci, i vënë në skenë nga regjisori Ilir Bokshi, me një kastë të konsiderueshme në numër, të aktorëve nga tri teatro kredibile: Teatri Kombëtar Shqiptar (Tiranë); Teatri Shqiptar i Maqedonisë së Veriut (Shkup) dhe Teatri Kombëtar i Kosovës (Prishtinë), është prezantuar në natën e dytë të Festivalit të Dramës shqipe në Gjilan “Talia e Flakës 2024”. Numri i madh i publikut tradicional artdashës, që shfaqën interesim për të përcjellë hapjen zyrtare garuese të festivalit të dramës, bëri që të kemi kësisoj konstant interesimin për shfaqje, sikurse viteve të mëparshme. Skena e ngjeshur me skenografi funksionale,…
Bajram Isufi, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan ka bërë me dije për vizitën e zëvendëskomandantit të KFOR-it turk, LMT Ali Çenik, dhe përkthyesit Muhamet Mustafa të cilët shfaqën interesimin e tyre për projektet e planifikuara për vitin 2024 nga komuna dhe donatorët, si dhe nevojat e fermerëve në kuadër të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë gjatë vitit kalendarik “Falënderuam zëvendëskomandantin për vizitën dhe interesimin që ka për fermerët e Komunës së Gjilanit”, ka thënë drejtori Isufi./GJILANI INFO/
Haliti pjesë e konferencës: “Dialogu për Paqe në Komunitet: Përpjekjet për pajtimin në Kosovë”
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është duke marrë pjesë në konferencën me temën: “Dialogu për Paqe në Komunitet: Përpjekjet për pajtimin në Kosovë” që organizohet në kuadër të projektit FIERC – Nxitja e bashkëpunimit dhe pajtimit ndëretnik, një iniciativë bashkëpunuese e udhëhequr nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Iniciativa e Re Sociale (NSI), e mbështetur nga Fondi i Paktit të Stabilitetit të Ministria e Jashtme Federale Gjermane. Kjo konferencë shënon kulmin e përpjekjeve te ndërmarra nga projekti FIERC gjate viteve 2022 dhe 2023 për të rritur bashkëpunimin në mes të komuniteteve shumicë dhe joshumicë…

