Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna
  • Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian
  • Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë
  • U mbajt ligjërata vetëdijesuese “Ndihma e Parë në shkolla” në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit
  • Gjilani vazhdon mbështetjen për bizneset përmes granteve të reja
  • Si jetohej në Preshevë gjatë fëmijërisë sime në gjysmën e dytë të shekullit XX?
  • Pensionet e shqiptarëve në Zvicër, propozimi i ri që mund të prekë edhe ata që kthehen në Kosovë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » I riu nga Kosova, përlot jurinë e “American Idol” me këngën e njohur “Oj Kosovë, oj nëna ime”
Diasporë

I riu nga Kosova, përlot jurinë e “American Idol” me këngën e njohur “Oj Kosovë, oj nëna ime”

adminBy adminMarch 8, 2024Updated:March 8, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

NGA BEQIR SINA

BROOKLYN NYC: Shqiptari i prezantuar në ekranin amerikan me emrin Kim,  por që emrin e vërtet e ka Freskim Rama, është djali i talentuar nga Prishtina- Kosovë, që këtë “puntat” ka “përlotur” jurinë e spektaklit “American Idol”, me zërin e tij, historinë dhe rrëfimin për luftën në Kosovë,  si dhe nënën e tij të sëmurë që prej disa vitesh tha se nuk e ka takuar.

Ai  tha se prej 6 vitesh jeton në  Brooklyn – New York,  dhe tregoi se nuk takon dot nënën e sëmurë( duket se ka munges dokumentacioni). Kimi tregoi javën e kaluar në American Idol se shërim për shpirtin e tij është muzika, pasi është dhe pasioni i nënës së tij.

“Mamaja ime tha që kur linda, që unë do bëhesha artist”, tregoi ai.

Dy vite pasi Kim lindi, nëna e tij u sëmur dhe ai nuk e ka dëgjuar dot më atë të këndojë. Mirëpo, në Kosovë, tha ai të gjithë më thonë se kam zërin e nënës së time.

Fillimisht para jurisë së American Idol ai këndoi  “Heal” nga Tom Odell

“Unë nuk e kufizoj veten, unë mund të këndoj gjithçka. Ashtu si do të këndoja Whitney Houston”, – u ka thënë Kim, “gjyqtarve” të jurisë së American Ideol.

Ndërsa, ai po fliste në ekranin e Amerikan Ideol para jurisë,  i janë mbushur sytë me lot, ndërsa këngëtarja me famë botërore Katy Perry, i ka kërkuar të telefonojnë nënën e tij dhe ta përshëndesin të gjithë sëbashku.

Mes lotëve ai ka kënduar edhe këngën  “Oj Kosovë, oj nëna ime’, si një përshëndetje për atdheun e tij dhe nënën e cila ishte në një videocall.

Kim pra pas preformancës me këngën “Heal” nga Tom Odell, ka kaluar fazën e parë të American Idol, duke u vlerësuar si një talent i përzgjedhur i muzikës.

Kështu që Kosova, tregoi nga ekrani i famshëm amerikan, se mbas çlirimit ajo është bërë  “burim” i shumë artistëve të talentuar. Dhe jo vetëm! në Tiranë e Prishtinë, por edhe në skenën ndërkombëtare- SHBA.

Këngëtari nga Kosova, emrin e vërtet e ka Freskim Rama por interpreton me emrin artistik “Kimi”, i cili ngjiti audicionet e American Idol, spektakli më i ndjekur në SHBA për zbulimin e talenteve të reja, është vendosur qe gjatë vjet në një nga lagjet më të banuara nga shqiptarët né qytetin e Nju Jorkut, Bruklin.

“Kim” tha se erdhi në Amerikë për të ndjekur ëndrrën e tij në American Idol, dhe në klipin prezantues nuk e la pa përmendur edhe Kosovën, si dhe periudhën e 99-tës.

Ai mahniti jurinë prej tre anëtarësh të artistëve të njohur ndërkombëtarë si Katy Perry, Luke Bryan dhe Lionel Richie, me një pjesëzë të historisë së dhimbëshme të luftës në Kosovë.

Zëri i tij melodik dhe stili i tij i të kënduarit bëri atë që të merrte dritën jeshile nga tre anëtarët e jurisë së American Idol për të vazhduar në fazën tutje të spektaklit.

Madje, njëri prej momenteve që po ashtu duhet të veçohet në këtë audicion ishte edhe kur këngëtarja e njohur amerikane, Katy Perry përmendi Kosovën dhe Shqipërinë.

Rrugëtimi artistik në Amerikë për djaloshin 25-vjeçar nga Kosova me sa duket sapo ka filluar.

Çfarë e bëri jurinë e “American Idol”  të përlotet me këngën ikonike shqipe – “Oj Kosovë, oj nëna ime”?

Sepse, Kim me lot në sy dhe tejet i emocionuar interpretoi para jurisë dhe publikut të “American Idol” atë këngë duke treguar edhe se përse bëhet fjalë.

Pas këtij këndimi ai u shpërblye nga juria, të cilët ia aprovuan rrugën tutje në këtë format duke e kaluar zyrtarisht fazën e parë.

Gjithsesi, duhet thënë se Kosova deri tani mbetet edhe  “burimi” i talenteve shqiptare në Amerikë,  e veçanërisht në ekranin  e “American Idol” mbasi aty më parë kanë garuar edhe konkurrentë të tjerë po me prejardhje nga Kosova, dhe që janë zhvendosur në Amerikë, pas luftës në Kosovë.

Dy dekada më parë në “American Idol” ka qenë Linda Halimi, e cila arriti që të shkëlqejë në katër fazat e para të garës, por rrugëtimi i saj përfundoi aty, sepse ajo dështoi të bindte jurinë të vazhdonte tutje. Nëse Linda do të hynte në fazën e pestë të garës, ajo do të hynte në një garë të ngushtë që përbëhej prej vetëm 24 garuesve.

Linda Halimi nga Prishtina në “American Idol” në Amerikë.

Por para Lindës, një tjetër artiste tjetër shqiptare nga Kosova ishte ajo që pasi, kishte nisur rrugëtimin muzikor në spektakëlin American Ideol do të pushtonte skenën shqiptare të muzikës.

Melinda Ademi para pesmbëdhjet vjetëve– ka marrë pjesë dy herë në këtë garë, por në të dy herat kishte dështuar të vazhdonte tutje.

Melinda Ademi në “American Idol”.

Përkundër kësaj, Melinda kishte siguruar komentet më pozitive nga ikonat e muzikës Mariah Carey, Nicki Minaj, e Jennifer Lopez, të cilat e komplimentuan dhe e duartrokitën për vokalin e fuqishëm dhe unik.

American Ideol “çuditërisht” përsëri me një talent tjetër nga Kosova, u ripërsërit edhe tani, pasi që Kim u duartrokit nga ylli i muzikës pop, Katy Perry.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Si jetohej në Preshevë gjatë fëmijërisë sime në gjysmën e dytë të shekullit XX?

September 29, 2026

Pensionet e shqiptarëve në Zvicër, propozimi i ri që mund të prekë edhe ata që kthehen në Kosovë

September 29, 2026

Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq

July 14, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

By adminSeptember 30, 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të…

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026

Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë

September 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.