- Ambasadorja e Izraelit viziton Spitalin e Gjilanit, diskutohet krijimi i një salle lojërash për fëmijët
- Viti: KPF-ja shqyrtoi projektbuxhetit për vitet 2027–2029
- Drejtori Cana: Jemi kah finalizimi i punimeve në infrastrukturën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit
- Komuna e Vitisë dhe DHTIK zhvillojnë takim me komunitetin e biznesit
- Pensionohen zëvëndësdrejtori Fatmir Selimi në SHFMU “Selami Hallaqi” dhe profesori Jakup Neziri në Shkollën Ekonimike”Marin Barleti” në Gjilan
- Në Rresht përpara Flamurit
- Policia ka shqiptuar 2,143 tiketa trafiku, regjistruar 71 aksidente trafiku dhe arrestuar 13 persona dje në Kosovë
- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
Author: admin
Fituese e çmimit të parë për tregim,“Flaka e Janarit” 2024, Natasha Xhelili, shkrimtare nga Saranda
Shkrimtarja nga Saranda, Natasha Xhelili është fituese e çmimit të parë për tregim, të Konkursit Anonim Letrar të “Penës së Flakës”, në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2024”. Shkrimtarja nga Saranda, Natasha Xhelili është autore e tregimit fitues, “Në autobus”. Ditë më parë janë publikuar dhe emrat e pesë krijuesve, fitues të këtij konkursi në shkallë kombëtare. Autorët e tri tregimeve më të mira janë: Natasha Xhelili, vendi i parë, Hevzi Mustafa ( Gjilan ), vendi i dytë dhe, Linditë Doda, (Burrel), vendi i tretë. Ndërsa autorë të poezive fituese, dolën të jenë: Naime Beqiraj (Pejë) , vendi…
Një burrë u lëndua si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në shtëpinë e tij në fshatin Busavatë të Kamenicës. Ai u dërgua për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe sipas mjekëve ka djegie të shkallës së parë, njofton policia. “Zjarri dyshohet se ka shpërthyer kur motra e viktimës e ka ndezur kaminin dhe aksidentalisht është përfshirë dhoma. Rastit përveç njësive policore i është përgjigjur edhe ekipi i zjarrfikësve”, thuhet në në njoftim. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.
Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13 dhe 17 gradë Celsius. “Era do të fryjë nga juglindja dhr do të jetë mjaft e fuqishme dhe me shpejtësi prej 20-80 km/h”, thuhet në njoftim.
Kriza energjetike në nivel global dhe faktorë të tjerë kanë ndikuar që të ketë ngritje të çmimit të energjisë elektrike. Ndërkohë që Kosova burimin kryesor për prodhimin e energjisë elektrike e ka thëngjillin. Në anën tjetër, Kosova për t’u përafruar me Bashkimin Evropian është e detyruar që deri në vitin 2030, mbi 30 për qind të prodhimit të energjisë elektrike ta marrë nga energjia e ripërtishme ose efiçiente. Njohës të fushës thonë se Kosovë u vonua që t’i arrijë këto objektiva, ndërsa flasin për dëmet milionëshe që shkaktojnë gazrat që lirohen nga prodhimi i energjisë me thëngjill. Me mbi…
Jeton Kelmendi Është interesante se si njeriu ynë është i prirur të udhëhiqet nga e keqja, madje zakonisht edhe e zgjedh të keqen për model të inspirimit. Në shoqërinë tonë janë tri kategori personash, të cilët funksionalisht veprojnë. Një grup udhëhiqen nga parime bazike të normave normale, e që për fat të keq ky grup nuk është edhe aq i madh, edhe pse do të duhej të ishte grupi kryesor, ose të përbënte shumicën absolute të njerëzve. Grupi tjetër është grupi i cili nuk ka edhe aq parime, pra një kategori personash, të cilët as nuk udhëhiqen nga koncepte…
Ibrahim Kadriu Kaluan disa vjet qysh se Musa Ramadani nuk është më në mesin tonë, nuk është fizikisht, ndërkaq vepra e tij vazhdon të jetë me të njëjtat vlera me të cilat u referohej lexuesve të atëhershëm, domethënë kur u botuan, dhe lexuesve të sotëm të cilët, nga veprat e Musës përfitojnë kënaqësinë e leximit. Si atëherë, pra, kur u botuan, si sot, veprat e Musës e ruajnë të përcaktuarën nga vlerësuesit – si të veçanta, si diçka dalluese nga krijimet e bashkëkohësve të tjerë të tij, si modele që, shpesh, tërheqin nga ajo që në fushën e letërsisë quhet…
Femi HALIMI Rrobat janë për të veshë e mbuluar trupin, për shkak të temperaturave por edhe për të fshehë pjesë të trupit që nuk duhet të shihen. Njeriu kështu dallohet nga të gjitha gjallesat e tokës sepse veshë trupin përveç fytyrës e duarve. Merreni me mend, sikur njerëzit të qëndronin e ecnin pa rroba?! Rrobat kështu janë pjesë e trupit të njeriut, sa edhe e bëjnë trupin a njeriun, si që thonë modelistët francezë të rrobave! Deri në kohën e re njerëzimi i gjithi bënte rrobat vetë si mundte, nga leshi e lëkura dhenve, dhive e kafshëve tjera. Lini…
Tre për qind e popullatës prej 9 milionë banorëve të Zvicrës janë shqiptarë, ka konfirmuar Zyra Federale e Statistikave në Bern. Sipas “Tch”, kjo zyrë ka konfirmuar se 300 mijë banorë të Zvicrës janë shqiptarë, ndërsa pjesa dërrmuese e tyre janë nga Kosova. Christoph Freymond nga kjo zyrë ka thënë se numri i shqiptarëve në Zvicër është shtuar dukshëm dhe më shumë se komunitetet tjera. “Për çdo vit, qindra prej tyre natyralizohen, pra marrin pasaporta zvicerane”, ka thënë Freymond. Sipas Zyrës Federale të Statistikave, mbi 90 mijë shqiptarë posedojnë pasaporta zvicerane. Nga 300 mijë shqiptarët në Zvicër, 200 mijë…
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Gjilan, pas hetimeve të zhvilluar ndaj një të dyshuari, më 9 shkurt, të mbështetur edhe nga njësi tjera policore, kanë realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore-Gjilan për urdhër kontrolli. Policia ka kryer kontrolle në katër lokacione me qellim të sigurimit të provave materiale, pasi që paraprakisht është siguruar informacioni se i dyshuari është i përfshirë në trafikim me lëndë narkotike brenda dhe jashtë territorit të Republikës se Kosovës. Gjatë kontrollit në vend-banimin e të dyshuarit A.A., (viti i lindjes 1999, mashkull me shtetësi maqedonase), në një fshat të Gjilanit, janë…
Shaip Kamberi: Preshevës i duhet udhëheqësi që kritikat i ka ndaj Beogradit, jo ndaj Prishtinës dhe Tiranës
Deputeti në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka falënderuar çdo mbështetës, votues, aktivist që në zgjedhjet e 17 dhjetorit treguan gatishmërinë që të mbështesin kauzën e tij politike. Tutje, ai ka thënë se sonte, njësia numër 6 në Preshevë ua ka dhënë edhe një shtysë, që angazhimin e tij politik ta vazhdojë e intensifikojë edhe më shumë, transmeton Klan Kosova. “Sonte, njësia nr. 6 në Preshevë na dha edhe një shtysë, që angazhimin tonë politik ta vazhdojmë e intensifikojmë edhe më shumë, që edhe në zgjedhjet lokale në këtë komunë të tregojmë që ata të cilët gojën e…

