- Ambasadorja e Izraelit viziton Spitalin e Gjilanit, diskutohet krijimi i një salle lojërash për fëmijët
- Viti: KPF-ja shqyrtoi projektbuxhetit për vitet 2027–2029
- Drejtori Cana: Jemi kah finalizimi i punimeve në infrastrukturën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit
- Komuna e Vitisë dhe DHTIK zhvillojnë takim me komunitetin e biznesit
- Pensionohen zëvëndësdrejtori Fatmir Selimi në SHFMU “Selami Hallaqi” dhe profesori Jakup Neziri në Shkollën Ekonimike”Marin Barleti” në Gjilan
- Në Rresht përpara Flamurit
- Policia ka shqiptuar 2,143 tiketa trafiku, regjistruar 71 aksidente trafiku dhe arrestuar 13 persona dje në Kosovë
- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
Author: admin
Shkëlqejnë hapsirat publike në Viti në prag të përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës
Në prag të shënimit të 16 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, ka bërë pastrimin e hapësirave publike në qytetin e Vitisë./GJILANI INFO/
Biblioteka e Qytetit në Gjilan do të përfitojë donacion tableta të mençura për lexim “Kindle”
Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, Kushtrim Zeqiri ka bërë me dije se është pritur ngrohtësisht në Ambasadën e Bullgarisë në Kosovës, nga ambasadori bullgar, z. Hristo Gudjev. Nga ky takim miqësor e përmbajtjesor, bëhet e ditur se Komuna do të përfitojë një donacion në tableta të mençura për lexim “Kindle” në vlerë prej 25 mijë euro për Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli”, pasi, siç ka bërë me dije drejtori Zeqiri, është nënshkruar edhe marrëveshja e financimit për projektin në fjalë, për çka ai ka falënderuar ambasadorin Gudjev. Drejtori Zeqiri e ka vlerësuar këtë…
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj sot ka pritur në ambientet e komunës parashkollorët e çerdhes “Filizat” në Kamenicë. Të vegjëlit shoqëruar nga edukatoret dhe drejtoresha Xhevrije Krasniqi, këtë vizitë e kanë realizuar në kuadër të Përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kryetari Rahimaj është shprehur i lumtur për vizitën e sotme duke thënë se kjo është një ndër vizitat më të mira që ka pasur./GJILANI INFO/
Komuna e Vitisë dhe Ministria e Infrastrukturës me marrëveshje mirëkuptimi për rregullimin e rrugës së Vërnakollës
Zv.Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka nënshkruar dje në Prishtinë, një marrëveshje të mirëkuptimit për realizimin e projektit të rrugës së Vërnakollës dhe atë me z. Hysen Durmishi zv. ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Republikës së Kosovës. Bëhet me dije se vlera e këtij projekti është rreth 1 milion e 500 mijë euro. Zv.kryetari Aliu tha se realizimi i këtij projekti infrastrukturor është i një rëndësie të veçantë për komunën e Vitisë, në veçanti për fshatin Vernakollë dhe fshatrat për rreth, jo vetëm për shkak të turizmit rural por edhe për shkak të rikthimit…
Kundërvajtjet në komunikacion dhe gjobitjet në trafikun rrugor tashmë janë bërë përditshmeri në Kosovë edhe përkundër ndëshkimeve që të parandalohen. Kështu që vetëm nga raporti i fundit i Policisë së Kosovës prej 24 orësh, vijnë të dhëna se janë shqiptuar mbi 2 mijë tiketa gjobitëse në trafik, apo thënë saktë 2 mijë e 127 syresh. Andaj, del sikur të jetë shqetësuese kjo shifer, kur edhe nga i njejti raport mesohet se kanë ndodhur jo më pak se 48 aksidente trafiku, ku prej tyre 19 me lëndime dhe 29 me dëme materiale, por që për fat të mirë ,nuk ka…
Në kuadër të javës së 20-të, FC Drita zhvillon ndeshjen si mysafire e FC Lirisë. “E dimë që nesër kemi përballë Lirinë e cila është mobilizuar për t’i ikur rënies direkte nga Superliga dhe me një trajner të ri. E pamë edhe ndeshjen e fundit, bëhet fjalë për një skuadër e motivuar, por gjithsesi neve na intereson skuadra jonë, objektivi jonë që është fitorja dhe asnjë gjë tjetër. Mendoj që nga humbja që pësuam kemi nxjerrë shumë analiza të mira dhe mendoj që të mëdhenj janë edhe ata që dinë t’i shfrytëzojnë këto rezultate negative për t’u përmirësuar nga…
Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë me dije se pastrimi i shtretërve të lumenjve po vazhdon tani edhe në Bresalc dhe Miresh. “Për dy vite me radhë, kemi parandaluar vërshimet me masa preventive. Duke parë nevojën e madhe për pastrim dhe zgjerim të shtretërve, kontratën tashmë të nënshkruar po e shfrytëzojmë maksimalisht”, ka thënë kryetari Hyseni. Sipas tij, lumi në Bresalc kishte devijuar nga rrjedha natyrale e tij, duke rrezikuar edhe ShFMU “Ibrahim Uruqi”. “Kjo gjendje tashmë është sanuar”, ka thënë i pari i Gjilanit. /GJILANI INFO/
Në kuadër të skemës “Kosovo Generation Unlimited” që vjen si bashkëpunim mes Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, dhe rrjetit CSR Kosova, janë angazhuar 32 praktikantë me pagesë në Komunën e Kamenicës. 21 Vajza të reja e 11 djem, do të aftësohen e ndjekin nga afër punën e departamenteve të institucionit si dhe do të mësojnë procedurat e funksionimit të tij. Praktika e tyre në komunë do të zgjasë për 3 muaj, duke parë e analizuar edhe mundësitë e zgjatjes së kohës së angazhimit, bazuar në atë se çka ata do të ofrojnë për…
Pas vitesh të shumta në arsim, pensionohet profesori i nderuar Nijazi Haziri, kontributi i të cilit ka lënë gjurmë në shkollat ku ka punuar. Me këtë rast, sot, në ambientet e shkollës së Mesme të Arteve Pamore “Adem Kastrati”, është mbajtur një ceremoni në të cilën, pos profesorëve të shkollës, kanë marrë pjesë edhe profesorë e ish-profesorë, kolegë si dhe familjarë të z.Hazirit. Roland Masurica, drejtor i shkollës, pasi ka falënderuar të pranishmit, për prezencën, ka shpalosur një biografi të profesorit, pas së cilës ka shprehur vlerësimet më të lartë për angazhimet profesionale në ngritjen e profileve të dizajnit…
Kryetari Hyseni: Buxhetin për bujqësi nga 400 mijë euro në vitin 2023, e kemi rritur në 800 mijë euro
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, gjatë një takimi me fermerët, ka bërë të ditur se buxhetin për bujqësinë nga 400 mijë euro në vitin 2023, për këtë vit është rritur për 100 për qind – mbi 800 mijë euro. Ai tha se dëgjimet publike i kemi organizuar për të siguruar pjesëmarrje të fermerëve në planifikim dhe vendimmarrje. “Ndërkohë sot, i kemi takuar fermerët me qëllim të diskutimit për plotësim-ndryshimin e rregullores për subvencionimin e fermerëve. Nuk duam më rregullore që na kufizon në 1500 subvencione por rregullore që u jep mundësinë e merituar atyre që me djersë…

