Author: admin

Shkruan: Ismajl Kurteshi Kërkohet kohë shtesë që të adaptohen me përdorimin e euros, ata që marrin pensione, rroga, ndihma sociale, … në euro, përmes llogarive bankare në Kosovë. Të gjithë, vendor e ndërkombëtar pajtohen se rregullorja e BQK-së është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.  Ndërprerja e praktikave antikushtetuese të Serbisë, përmes sjelljes së dinarit në formë të paligjshme, ekzistimi i strukturave paralele dhe veprime të tjera kriminale, sipas ndërkombëtareve duhet të ndodh, por kjo duhet të ndodh më vonë, derisa qytetarët serbë të adaptohen por edhe për shkak të rrezikut të tensionimit të situatës në veri. Kërkohet kohë shtesë,…

Read More

Njohuritë e nxënësve në fushën e historisë e sidomos asaj të re të Kosovës, janë testuar në lojërat dhe kuizet e realizuara në kuadër të Përvjetorit të Pavarësisë. Nxënësit gjithashtu kanë provuar veten e tyre edhe në shkrimin e eseve me karakter historik si dhe lojëra të ndryshme tavoline si puzzle, gjithnjë në frymën e datës e cila po shënohet. Biznesi lokal “Haliti S.M” ka shpërndarë dhurata për nxënësit pjesëmarrës. Në kuadër të agjendës nesër do të mbahen aktivitetet si turneu i volejbollit, aktivitetet në BONEVET Kamenica si dhe shfaqja teatrale “Vëllazëri e Interes” nga aktorët e Teatrit Amator…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj bashkë me Zëvendësministrin e Ministrisë për Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë Hysen Durmishi, kanë nënshkruar marrëveshjen e re në vlerë prej 13.1 milionë eurosh. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje parashihet që të bëhet ndërtimi i rrugëve përgjatë brezit kufitar, më saktësisht segmenti Svircë (KAPI)-Shahiç-Zhujë-Lisockë dhe segmenti Dragoc-Sedllar-Kranidell. Asfaltimi i rrugëve Shipashnicë-Tërstenë dhe Desivojcë-Poliçkë, po ashtu do të jenë në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Gjithashtu do të bëhet edhe zgjidhja e kahmotshme e problemit në fshatrat Hodonoc e Hajnoc, duke u bërë ndërtimi i urave në të dy lokalitetet. “Këto projekte kanë rol…

Read More

Sadbere Gagica Spahija E mos qaj sonte syri im Kalimtare qenkan këto stinë Si ushtimë mbi malesh me martinë Nëpër shekuj unë ende pa atdhe Kalimtare rasti nëpër këto rrugë Si nëpër erëra të trazuara vrapim i rëndë Këmbët m’i dogji ky asfalt i zi nëpër Evropë E zemërgrisur marr veten timë si mbi qiell Kthehem si e plagosur të vendi i harrimit E di se një ditë ti do vish ngushllim do gjej Në portën tënde të shpirtit të puth si një natë Lotin ndale sonte vargu im nëpër këtë këngë!

Read More

Sot kishim kënaqësinë të pranojmë për vizitë pune një delegacion të KFOR-it turk me në krye z. komandantin e LMT Kapitenin Ihsan Ergün të cilin menaxhmenti i spitalit e njoftoi me punët, planet dhe sfidat me të cilat përballen personeli në Spitalin e Pergjithshëm në Gjilan. U diskutuan mundësitë e bashkëpunimit me spitalet e Republikës së Turqisë në aspektin e shkëmbimit të përvojave gje për të cilen pjesetarët e KFOR-it turk janë të gatshëm të japin kontributin e tyre në lehtësimin e procedurave. Raportet me pjesetaret e KFOR-it në përgjithësi dhe me ata të ushtrisë turke në veçanti gjithmone i…

Read More

Kishim kënaqësinë të pranojmë donacionin nga OBV BASHKËVEPRIMI disa karroca për shërbim të pacientëve. Donacioni prej disa karrocave për pacientën në nevojë në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan është i mirëseardhur. Faleminderit për punën dhe angazhimin e bërë për të ju dalë në ndihmë pacientëve, ne tani më po e vazhdojm bashkëpunimin me të gjithë donatorët, thuhet nga autoritet e këtij institucioni./GJILANI INFO/

Read More

Shoqata e Pedagogëve në Komunën e Kamenicës ka organizuar garat komunale në basketboll për vajza, në të cilat kanë marrë pjesë shkollat e komunës sonë. Nxënëse të talentuara e me prirje në këtë sport, kanë garuar me njëra-tjetrën për titullin komunal, duke vazhduar me synimin e triumfimit edhe në nivel regjional e republikan. Rezultatet nga ndeshjet e realizuara sot, janë si vijojnë: Vendi i Parë: SHFMU “Skënderbeu” Vendi i Dytë: SHFMU “Abdullah Krashnica-Presheva ” Vendi i Tretë: SHFMU “Dëshmorët e Kombit ” Kurse sa i përket basketbollistes më të talentuar, është zgjedhur nxënësja Riola Jerliu. Në mesin e shkollave të…

Read More

Është mbajtur sot mbledhja e këshillit Organizativ për shënimin e 17 shkurtit –Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast zv.kryetari i komunës Hasan Aliu ka theksuar se kjo është një ditë e veçantë për qytetarët e Kosovës dhe komunës së Vitisë, andaj me respektin më të madh për të gjithë ata që sakrifikuan për këtë ditë do të shenojmë edhe në Viti 16 vjetorin e themelimit të shtetit të Kosovës. Në anën tjetër edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, theksoi se kjo datë është historike për ne prandaj ne si kuvend kemi përgatitur gjithçka për mbajtjen e seancës…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e fillimit të punimeve në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Ramjan dhe Fshat i Ri. Kryetari Haliti në takim me banorët e këtyre dy fshatrave, tha se ky është një projekt shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm , me që ka qenë kërkesë e banorëve të Ramjani dhe Fshatit të Ri, që ky projekt të jetësohet dhe të eliminohet problemi një herë e përgjithmonë i ujit të pijes. Ai po ashtu ka bërë të ditur se shtrirja e rrjetit të ujësjellësit nga burimi kryesor…

Read More

Kryetari Haliti priti në takim përfaqësuesit e projektit “Up to Youth” , u bisedua për bashkëpunimin dhe suksesin e deritanishme Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka pritur sot në takim përfaqësuesit nga projekti ” Up to Youth”, në krye me Antigona Dajakaj-Fejza. Gjatë këtij takimi është folur lidhur me bashkëpunimin e deritanishme të komunës së Vitisë, me këtë projekt. Znj. Dajakaj- Fejza, bëri me dije se ata janë në prag të përfundimit të projektit në fjalë, duke potencuar se gjatë kësaj kohë kanë pasur një bashkëpunim të mirë në interes të komunës së Vitisë e…

Read More