Author: admin

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim përfaqësuesit nga projekti “Kontrata Sociale” nga USAID-i. Me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar rreth këtij projekti që po implementohet në Viti. Gjithashtu u bisedua edhe rreth punëtorisë së fundit të mbajtur me zyrtarët komunal dhe qytetarët vitias, ku janë përzgjedhur edhe disa projekt propozime të cilat do të realizohen në Viti. Këto projekt propozime u përzgjodhën në punëtorinë e fundit me votim të fshehur nga qytetarët. Kryetari Haliti i falënderoi ata për bashkëpunimin e deritanishme duke shtuar se do të vazhdojnë të punojnë deri në jetësimin final…

Read More

Është mbajtur sot mbledhja e dytë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa e komunës së Vitisë, ku gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar dhe votuar disa pika të rendit të ditës, e një ndër pikat që është diskutuar më së shumti ishte ajo për pasqyrat Financiare të Buxhetit Komunal për periudhën janar-dhjetor 2023. Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, i njoftoi fillimisht të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të bërë nga niveli qendror për vendimet që janë nxjerrë në seancën e fundit të Kuvendit. Më pas anëtarët e KPF-së parashtruan disa pyetje dhe ngritën…

Read More

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan mbajti mbledhjen konstituive të KBI në Gjilan, pas verifikimit të zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës. Zgjedhja e anëtarëve të KBI në Gjilan për mandatin katërvjeqar 2024-2028, ka këtë përbërje: 1. Naim Aliu  – kryetar 2. Rashit Zylfiu – anëtar 3. Driton Bekteshi – anëtar 4. Naser Halimi  – anëtar 5. Shaban Murati – anëtar 6. Fidan Xhelili – anëtar 7. Samir Salihu – anëtar 8. Jusuf Mustafa – anëtar 9. Xhemaludin Kadriu – anëtar 10. Zijadin Leka – anëtar 11. Kryimami…

Read More

Në kuadër të nismës “7 javë – 7 projekte”, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prezantuar projektin e Bulevardit të Qytetit/ VIDEO: https://www.facebook.com/albanhysenilvv/videos/938333344316429 Kreu i Gjilanit ka bërë të ditur se kostoja e këtij projekti është rreth 20 milionë euro. “Ndryshimi më i madh urbanistik në histori të qytetit tonë, po vie.  Hapësira publike, parkingje si zgjidhje e burim i të hyrave, objekti i administratës komunale për punë efikase e shërbime më të mira, për ndryshim radikal, për Gjilanin që e duam. – Mbi 30.000 metër katror; – Mbi 500 parkingje nëntokësore; – Mbi 8000 metër katror…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Nënkryetarin Jakupi, Kryesuesin e Kuvendit Liridon Kastrati, përfaqësues nga OVL-UÇK, drejtorë komunal, asambleistë, e të pranishëm të tjerë, sot në Përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve, për të nderuar jetën, veprën dhe sakrificën e secilit dëshmor, të cilët bënë gjithçka për lirinë e vendit. Kryetari Rahimaj është shprehur se kontributi i tyre duhet gjithmonë të na shërbejë si udhërrëfyes për punë të mira ndaj vendit. /GJILANI INFO/

Read More

Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur mbledhjen solemne për nder të shënimit të 16 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa të pranishëm ishin: Kryetari Kadri Rahimaj, Nënkryetari Faton Jakupi, drejtorët e drejtorive komunale, asambleistët, e përfaqësues nga Poicia e Kosovës. Kryesuesi i Kuvendit, Liridon Kastrati, ka uruar të gjithë për shënimin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke thënë se Kosova tash e 16 vite është ndërtuar me punë e përkushtim të madh, e pa harruar asnjëherë dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e vendit.…

Read More

Pas seancës solemne të Kuvendit Komunal të Gjilanit për nder të 16-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, me bashkëpunëtorët, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve. “Sot kemi bërë homazhe për të nderuar të rënët për liri e më pas do të vazhdojmë me aktivitete të tjera. Uroj të gjithë qytetarët e Gjilanit dhe të gjithë Kosovës për 16-vjetorin e pavarësisë, duke shpresuar se puna dhe angazhimi ynë do të sjell një të ardhme të ndritur për të gjithë. Lavdi dëshmorëve e urime 16-vjetori i pavarësisë”, është shprehur kryetari Hyseni. Po ashtu, në…

Read More

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, ka mbajtur sot seancë solemne për nder të 16-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në ngjarjen ku mori pjesë kryetari Alban Hyseni, deputetë, përfaqësues të institicioneve lokale e qendrore, të Preshevës, Bujanocit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së. Kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, tha se 17 shkurti është dita më e rëndësishme e historisë sonë. “Në këtë ditë kujtojmë sakrificën mijëra vjeçare për liri e pavarësi. Kujtojmë përpjekjen për të qenë të pavarur që nga koha e Skënderbeut, kujtojmë rilindësit tanë, Naimin e Samiun, kujtojmë…

Read More

Drita e Gjilanit ka regjistruar fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen ndaj Lirisë me rezultat minimal 0-1. Pjesa e parë e ndeshjes që u zhvillua në Prizren ishte thuajse e barabartë dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 0-0. Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 52-të me anë të Blerim Krasniqit, i cili shënoi me kokë për 0-1. Pas kësaj fitore, Drita renditet në pozitën e tretë me 37 pikë, po aq sa Llapi i dyti me një ndeshje më pak, ndërsa Liria është e fundit me 9 pikë.

Read More

Arsim Kastrati Newborn-i ynë ka hyrë në fazën e adoleshencës. Kriza e tij e adoleshencës nuk është e lehtë. Me nj’anë iluzionet e bujshme e n’anë tjetër gjeopolitika e rënduar në prag të luftës botërore. Sikur çdo adoleshent tjetër edhe Newborn-ni dëshiron ta arrijë sa më parë pavarësinë e plotë. Tregues të kësaj faze janë dhe mospajtimet e shpeshta publike që po i ka, me mbrojtëset e tij të fuqishme. E kuptueshme për adoleshencën kjo gjë por, nuk duhet harruar që ai ka pasur një lindje dhe rritje të vështirë dhe në fakt, sui generis. Lindja e tij ndodhi…

Read More