Ndërkaq një femër që kishte ndërhyrë për t’i ndarë personat që po përlesheshin fizikisht, ka pësuar lëndime të rënda trupore. E njejta është hospitalizuar në Spitalin e Gjilanit.
Janë arrestuar katër persona të dyshuar në Viti, pasi që të njëjtit për një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete, ka njoftuar policia.
Bëhet e ditur se si pasojë të kësaj përleshje, personat e dyshuar kanë pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa viktima femër kosovare që kishte ndërhyrë për t’i ndarë, ka pësuar lëndime të rënda trupore.
E njëjta është hospitalizuar në Spitalin e Gjilanit, kurse me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar ne mbajtje./GJILANI INFO/