Author: admin

Ka vdekur sot në moshën 93 vjeçare gazetari dhe shkrimtari Bajram Sefaj, shkruan Gazeta Express. Lajmi është bërë i ditur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit njëherësh shkrimtarit, Bajram Sefaj. Ai për shumë vite ka punuar si gazetar në gazetën Rilindja, por që ka qenë edhe korrespodent për disa media ndërkombëtare. Krahas gazetarisë, ai është marrë edhe me krijimtari letrare, dhe është autor i disa veprave letrare në tregime, prozë, poezi e publicistikë. Sefaj ka vdekur në moshën 83-vjeçare, siç njoftojnë familjarët pas një sëmundjeje.…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka njoftuar se janë vendosur kamerat e sigurisë me kualitet të lartë që do të jenë në shërbim të policisë për monitorim të qytetit. “Ky investim ndikon drejtpërdrejt në intervenime më të shpejta, zbulime më të sakta dhe zvogëlim të krimit” ka thënë Rahimaj. Këto kamera do të jenë në shërbim dhe mbikëqyrje të vazhdueshme për të monitoruar gjendjen, rritur sigurinë si dhe ulur mundësitë e dukurive negative në Komunën e Kamenicës./GJILANI INFO/

Read More

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan, me datën 12.03.2024 në koordinim dhe leje të Prokurorisë Themelore në Gjilan, në kuadër të hetimit të rastit ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ i datës 10.03.2024 ka realizuar një operacion kontrolli në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit  A.Sh. (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar shqiptar) nga Gjilani. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 1 kilogram e 154.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cilat do të përdoren në cilësi të provave materiale për gjykatën. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit i është…

Read More

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Gjilanit, Bajram Isufi kanë vizituar blegtorët e Karadakut, ku për së afërmi kanë parë ecurinë e veprimtarive blegtorale të këtyre fermerëve në këtë zonë. Zëvendësministri Demelezi së bashku me drejtorin Isufi kanë vizituar vëllezërit Ibrahim dhe Musah Rrustemi, të cilët mbarështojnë rreth 150 dele, 45 dhi dhe 36 lopë e viça, të cilët ishin kthyer nga kthyer nga Zvicra për të zhvilluar veprimtaritë blegtorale, të cilat ata synojnë që t’i zgjerojnë në vitet në vazhdim. Krahas këtyre blegtorëve, zëvendësministri…

Read More

Ndërkaq, ka paraburgosur 8 persona tjerë dhe 3 ka vënë nën masa të vuajtjes së dënimit Duke iu refruar raportit të fundit prej 24 orësh, Policia e Kosovës, njofton se gjatë këtij rrethi kohor të jen arrestuar 15 persona, 8 të jen paraburgosur, kurse 3  persona të jen vënë nën masa të vuajtjes së dënimit./GJILANI INFO/

Read More

Prej 94 rasteve, 1 aksidente ishte me fatalitet, 40 rastet tjera me lëndime si dhe 53 raste me dëme materiale. Raporti i fundit nga Policia e Kosovës prej 24 orësh përmes statistikave zyrtare njofton se gjatë kësaj kohe janë shënuar mbi 90 aksidente trafiku në gjithë teritorin e Kosovës. Ky burim bënë me dije se prej aksidenteve që kanë ndodhur gjatë kohës së permendur, njëri prej tyre të kenë qenë 1 aksidente me fatalitet, 40 raste tjera me lëndime si dhe 53 raste me dëme materiale. Nga ana tjetër, njoftohet se po për të njejtën kohë jan ë shqiptuar…

Read More

Me rastin e pensionimit të profesoreshës, Bylgjyzare Hoxha, kryetari i komunës Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti dhe të tjerë kanë pritur në takim atë. Gjatë këtij takimi ata falënderuan profesoreshën në fjalë për angazhimin e saj shumë vjeçar në fushën e arsimit. Kryetari Haliti i ndau asaj edhe një mirënjohje për kontributin e saj të dhënë në arsim. Përndryshe prof. Bylgjyzare Hoxha së fundmi ka punuar në IAAP “Jonuz Zejnullahu”- Viti./GJILANI INFO/

Read More

Në Viti është mbajtur konsultimi publik rreth draft planit lokal të veprimit për barazi gjinore 2024-2026, të cilën e prezantoj Ibadete Hyseni, zyrtare për barazi gjinore nga kjo komunë. Ajo tha se pasi që ky dokument ka qenë në shqyrtim publik që nga 22 shkurti, ku edhe dokumenti në fjalë ka qenë i publikuar edhe në ueb faqen komunale dhe të gjithë të interesuarit kanë mund të njihen më atë por edhe të lënë komentet, sugjerimet e vërejtjet e tyre. Znj. Hyseni bëri me dije se Plani Lokal i Veprimit për Barazinë Gjinore (PLVBGJ) 2024 – 2026 i përgatitur…

Read More

Policia e Kosovës në Gjilan ka kontruar dhe gjetur te personi i dyshuari një pistoletë si dhe një karikator me dy fishekë, e të cilat edhe janë sekuestruar, bëjnë me dije autoritetet zyrtare policore. Sipas burimeve të njëjta thuhet se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/

Read More

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Afrim Dërvishi në bashkëpunim me përfaqësues nga donatori që është organizata “Bashkëveprimi” dhe SHARJAH CHARITY nga Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë parë nga afër punimet në hapjen e dy puseve për ujë në shkollën “Metush Krasniqi” në Roganë si dhe në shkollën “Sadri Misini” në Shipashnicë të Poshtme. Drejtori Dervishi është shprehur se po vazhdon puna në krijimin e kushteve për të gjithë nxënësit në të gjitha shkollat e Komunës së Kamenicës./GJILANI INFO/

Read More