Author: admin

Kryetari i Komunës Alban Hyseni,  ka parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen për pastrimin e shtratit të lumit në fshatin Malishevë. Hyseni, tregoi se janë pastruar mbi tre kilometra të shtratit të lumit që kalon përgjatë gjithë fshatit ” Po vazhdojmë me  pastrimin  e shtretërve të lumenjëve, me qëllim për të shmangur vërshimet”, tha kryetari Hyseni. Kryetari shoqërohej edhe nga drejtori për Mbrojtje e Shpëtim Bejtullah Osmani./ GJILANI INFO /

Read More

Teatri i Qytetit të Gjilanit të enjten do të jetë nikoqire e një ngjarje të vecantë artistike. Bëhet fjalë për shfaqjen “Corrier o Fado”, prodhim i Baletit Kambëtar të Kosovës. “Baleti Kombëtar i Kosovës, vjen nesër, e enjte, 14 mars, në Teatrin e Gjilanit nga ora 20:00, me shfaqjen e jashtëzakonshme “CORRER O FADO”, të cilën e kanë realizuar në bashkëpunim me koreografin e njohur portugez, Daniel Cardoso. Mos e humbisni. Rekomandohet fuqishëm”, thuhet në njofitmi ne Teatrit të Qytetit të Gjilanit.

Read More

Në xhiron e 25-të, të Superligës së Kosovës në futboll,  FC Drita zhvillon ndeshjen në udhëtim me FC Feronikeli 74, nesër, e enjte. Para mediave folën kryetrajneri Zekririja Ramadani dhe portieri, Faton Maloku. Trajneri Ramadani tha se i pret një ndeshje me një skuadër me karakter luftarak. “Nesër përballemi me një skuadër me një mentalitet luftarak, me një mentalitet që vet trajneri e ka imponu te futbollistët dhe e kam parë në ndeshjet e fundit që me të vërtetë japin shumë, luftojnë shumë në fushë dhe kanë një kompaktësi. Unë gjithmonë mbështetem te kualiteti i futbollistëve të mi, te…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, panë nga afër flotën e kamionëve ushtarakë multifunksional RheinMetall MAN HX2, 8X8 të cilët i janë shtuar arsenalit të ushtrisë. Nga gjithsej 15 kamionë, 10 janë blerë me buxhet të shtetit, ndërkaq pesë janë donacion. Ministri Maqedonci theksoi se këta kamionë janë ndër më modernët, multi-funksional, të dizajnuar për operacione logjistike dhe taktike. “Karakteristikat e reja të këtij kamioni të pastër ushtarak janë shumë mbresëlënëse. Falë sistemeve të ndryshme të asistencës, HX2 u ofron ushtarëve dhe mjedisit…

Read More

Ka ndërruar jetë Shaban Selmani, ish-profesor i gjeografisë dhe ish-kryetar i Shoqatës Ndërkomunale e të Verbërve, kanë njoftuar familjarët. U lind më: 10.09.1943 në Bresalc të Gjilanit ne një familje atdhetare fetare, e me zemër bujare, por qe me prejardhje ishte nga Cërnica e Gjilanit, Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Gjilan, kurse studimet universitare në Universitetin Prishtinës, Drejtimin Natyror  shkenca e Gjeografisë gjatë vitit akademik 1969/1970-të. Gjatë vitit 1983 udhëhoqi Shoqatën e të Verbërve, kurse më 1985 ishte nënkryetar për Sport dhe Rekreacion invalidor të Jugosllavisë të asaj kohe në Beograd. pozitë kjo të cilën me…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda 24 orëve të fundit,  ka ngritur tridhjetetre (33) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për vepra të ndryshme penale. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tridhjetetre (33) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për këto vepra penale: Njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’, Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’, Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’’, Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’, Një (1)…

Read More

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, e Komunës së Kamenicës, në bashkëpunim me Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Europë (OSBE) kanë organizuar trajnim të veçantë për hartimin e planeve të biznesit vetëm për gratë nga komuniteti serb. Në këtë trajnim përpos që gratë janë trajnuar për hartimin e planeve të biznesit, janë njoftuar edhe me procedurat e aplikimit dhe thirrjet për grante të cilat së shpejti do të hapen, qoftë nga niveli lokal apo edhe qendror./GJILANI INFO/

Read More

Rastin në polici e ka lajmëruar një burrë i cili ka thënë se viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Policia bën me dije përmes raportit se rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante.

Read More

Komuna e Gjilanit ka shpërndarë të mërkurën 156 pako ushqimore për familjet në nevojë, në kuadër të projektit “Pako Ushqimore – 2024”. Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Doruntina Hasani, ka bërë të ditur se këto pako janë donacion nga organizata Qatar Charity, ndaj të cilëve ka shprehur falënderim për mbështetjen e madhe. “Përfituesit kanë qenë personat me kushte të rënda ekonomike, persona me aftësi të kufizuara, nënat vetushqyese, komunitetet e të tjera”, ka thënë Hasani./GJILANI INFO/

Read More