- Në Rresht përpara Flamurit
- Policia ka shqiptuar 2,143 tiketa trafiku, regjistruar 71 aksidente trafiku dhe arrestuar 13 persona dje në Kosovë
- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
Author: admin
Është realizuar trajnimi teorik dhe praktik bazik për shuarjen zjarreve, i cili ka për qëllim zhvillimin e shkathtësive për ndërhyrje në raste emergjente. Drejtori për Mbrojtje e Shpëtim, Bejtullah Osmani tha se trajnimi po realizohet me qëllim të parandalimit dhe ndërmarrjes së hapave fillestar për fikjen e zjarreve. Në këtë trajnim ishte edhe nënkryetarja e Komunës Leonora Morina Bunjaku dhe përfaqësues të të gjitha institucioneve komunale e publike. Derisa se si duhet intervenuar për fikjen e zjarrit me bombol me pluhur kanë ligjëruar Imri Azemi, përfaqësues nga Shoqata e Pensionistëve të TMK-së, FSK-së dhe simpatizantëve Elita. /GJILANI INFO/
Skuadra e Dritës e ka shënuar fitore ndaj Feronikeli 74 (0-1), dhe në këtë mënyrë i është afruar në një, përkatësisht dy pikë skuadrave kryesuese. Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi 0-0, ani pse rastet nuk munguan. Mysafirët e gjetën golin e fitores dhejtë minuta pa përfunduar ndeshja me anë të Ovouka. Pas javës së 25-të, “Nikli” është në vendin e shtatë me 26 pikë, kurse Drita është e treta me 49 pikë.
Dardanapress organizon tryezën me temën “Përfshirja e Trashëgimisë Kulturore në planet zhvillimore Komunale”
Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur tryezën me temën “Përfshirja e Trashëgimisë Kulturore në planet zhvillimore Komunale” Qëllimi i organizimit të tryezës ishte informimi për gjendjen momentale e objekteve të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës dhe Përfshirja e Trashëgimisë Kulturore në planet zhvillimore Komunale. Tema tjera të diskutimit në tryezë ishin: Krijimi i një data baze me shënimet e Trashëgimisë Kulturore të Komunës së Kamenicës, Regjistrimi i objekteve të Trashëgimisë Kulturore në zonat kadastrale të Komunës, Rifunksionalizimi i objekteve të Trashëgimisë Kulturore, shfrytëzimi racional dhe…
Nga: Josif Papagjoni Pashë para do kohëve një fytyrë të krekosur në TV që e quante çdo vlerë të krijuar nga arti dhe letërsia e para viteve 1990, si kriminale, të zezë, që s’duhet lejuar t’i shkojë lexuesit dhe spektatorit. Dikush, madje nga zelli për të mohuar gjithçka, e quan atë me një term a metaforë zoologjie si “mishngrënëse”. Gjithë këta mbi 30 vjet pas pluralizmit vjen e rivjen po ai debat nëse duhen apo jo të shfaqen, për shembull, filmat shqiptarë të prodhuar para vitit 1990. Ose, a ia vlen letërsia, poezia më e bukur e kësaj kohe…
Hajrush Ismajli për 23 vjet e 3 muaj ka shërbye në komunën Gjilanit duke dhënë kontribut të çmuar në ngritjen e administratës pas luftës, pa harruar edhe kontributin e tij të çmuar në punën e përditshme në shërbim të qytetarëve ka thënë Kushtrim Kadriu. Postimi i plotë: Sot së bashku me asambleistin Latif Maliqin patëm kënaqësinë e veçantë ta presim në takim z. Hajrush Ismajlin, shefin e gjendjes civile të komunës sonë. Hajrush Ismajli për 23 vjet e 3 muaj shërbeu në komunën tonë duke dhënë kontribut të çmuar në ngritjen e administratës sonë pas luftës, pa harruar edhe…
Aktakuzë kundër 6 personave për grabitje, armëmbajtje pa leje, shitblerje të armëve dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve D.G., M.L., K.Xh., A.B., V.S. dhe N.M., për shkak të veprave penale “Grabitja”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas aktakuzës, me 18 Nëntor 2021, në rrugën regjionale Gjilan-Prishtinë, në fshatin Parallovë, komuna e Novobërdës, të pandehurit D.G., M.L., K.Xh., A.B., V.S. dhe N.M., në bashkëveprim, me dashje…
Prokuroria në Gjilan ka ngritur 33 aktakuza ndaj 36 personave për vjedhje, falsifikim dhe sulm
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tridhjetetre (33) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për vepra të ndryshme penale. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tridhjetetre (33) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për këto vepra penale: Njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”, Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”, Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi…
Esma Fera mban titullin e delegates së shquar të Universiteteve amerikane në OBSH në Nju-Jork Albinfo.ch ju sjell një tjetër histori frymëzuese të studentes nga Kosova, Esma Fera, e cila është zgjedhur asistente në Universitetin ‘New Haven’ në SHBA. Ajo merret me kërkime shkencore për kancerin në vezore dhe është pjesë e kompanisë ‘AstraZeneca’. Esma ka lindur në vitin 2002 në fshatin Karaçevë në Kosovë. Që e vogël vajza kuptoi se ishte e apasionuar pas shkencës së gjenetikës, biologjisë dhe kodit gjenetik të njeriut, për të riparuar kështu strukturën e ADN-së. ”Pasi përfundova shkollën e mesme në Kosovë, kuptova…
Sot mbi vendin tonë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku priten kohë pas kohe lokalisht reshje të pakta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 15°C. Era do fryjë nga veriperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë lokalisht e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 km/h.
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast zhdukje që ka ndodhur në komunën e Gjilanit. Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur më 12 mars ndërkaq rasti është raportuar në polici ditën e djeshme. .“Më 13.03.2024 ankuesja femër/kosovare, ka raportuar se vajza e saj viktima femër/k, ishte nisur për në shkollë, dhe nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton policia. Rasti po hetohet nga njësitet relevante policore. /

