Author: admin

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës në Komunën e Kamenicës, Burbuqe Leka, ka pritur në takim Drejtoreshën për programe në OJQ “Toka”, Hatixhe Zeka, dhe Koordinatoren për projekte në këtë OJQ, Triera Shala. Në këtë takim është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit lidhur me vullnetarizimin në shkolla. Drejtoresha Burbuqe Leka ka falënderuar përfaqësueset e OJQ “Toka” për bashkëpunimin e deritanishëm lidhur me projektin e zhvilluar në Kamenicë të quajtur “Dita e Solidaritetit”. “Ka qenë një punë e mirë të cilën e kemi bërë në bashkëpunim me ju dhe bizneset të cilët punësuan nxënësit vullnetarë, ku me pagesat e tyre…

Read More

Në Komunën e Kamenicës, Forumi për Transparencë Komunale kryesuar nga asambleistja Donjeta Ismajli ka mbajtur sot punëtorinë e radhës në kuadër të hartimit të planit të veprimit për vazhdimin e veprimtarisë drejt konkretizimit të anëtarësimit në OGP. Kjo punëtori është mbajtur në bashkëpunim me NDI, organizatë kjo e cila ka qenë ndihmuese e procesit që nga fillimi, nga krijimi i Forumit për Transparencë Komunale e deri tek aplikimi në OGP. Kujtojmë se aplikimi në organizatë tashmë është bërë, si dhe pritet kur do të shpallen komunat dhe shtetet fituese për të qenë pjesë e këtij rrjeti, thuhet në njoftimin…

Read More

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik (DZHE)-Gjilan  NJOFTIM Me kërkesë të Komunitetit të Biznesit për të pasur kohë të mjaftueshme për të dhënë mendimet, komentet e tyre rreth : Rregullores për Fillimin dhe Mbarimin e Orarit të Punës të Subjekteve Afariste në Territorin e Komunës së Gjilanit! Drejtoria për Zhvillim Ekonomik ju njofton se : DËGJIMI PUBLIK – SHTYHET Me datë : 22.03.2024 (e Premte) Vendi : Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan Ora : 10:30 Ju faleminderit për mirëkuptim, Ju mirëpresim

Read More

Komuna e Gjilanit ka përfituar donacion për shëndetësinë nga organizata austriake “Rumanienhilfe”. Drejtoresha për Shëndetësi, Doruntina Hasani, ka bërë të ditur se vlera e këtij donacioni është rreth 150 mijë euro. Ajo ka shprehur falënderim për organizatën “Rumanienhilfe” për donacionin, duke thënë se tejet i nevojshëm për qendrat shëndetësore, për shërbime sa më cilësore ndaj qytetarëve. “Donacioni përfshinë shtretër elektrikë, karroca, komodina dhe pajisje të tjera ndihmese që do të jenë në shërbim të qytetarëve tanë përmes QKMF-së dhe qendrave të tjera shëndetësore. Mirënjohes e falenderues ndaj shoqatës dhe aktivistëve të saj”, është shprehur Hasani. /GJILANI INFO/

Read More

Të nderuar besimtar mysliman! Në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, dua të ju urojë këtë muaj të bekuar. Ky muaj llogaritet si muaji më i rëndësishëm dhe me vlerë të lartë për komunitetin Islam, pasi që konsiderohet si muaj i sakrificës, përkushtimit dhe përafrimit të njerëzimit me krijuesin, por edhe tolerancës ndërfetare e cila tek populli ynë është kultivuar me shekuj në veçanti edhe në Vitinë tonë. Gjithashtu të gjithë besimtarëve që agjërojnë këtë muaj ju uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar. Lë të jetë ky muaj, muaji i tolerancës, bashkëpunimit dhe punëve të mira…

Read More

Të nderuar besimtarë! Vëllezër e motra! Nesër, besimtarët myslimanët anë e kënd botës nisin agjërimin e muajit të madhëruar të Ramazanit, këtij adhurimi njëmujor, i cili për nga rëndësia, mësimet dhe objektivat është më shumë se thjesht një adhurim. Agjërimi është njëra prej pesë shtyllave kryesore të fesë sonë Islame e të cilin e kanë trajtuar gjerësisht Kurani dhe Syneti. Andaj më lejoni që në emër të Këshillit të Bashkaësisë Islame në Gjilan dhe në emrin tim personal t’ju drejtohem me përgëzimet më të mira, duke ju dëshiruar që këtë muaj ta përjetoni me të gjitha mirësitë e begatitë e…

Read More

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë, kanë vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit. Me këtë rast, kryetari z. Haziri ka uruar kryetarin Naim ef. Aliu për rizgjedhjen në krye të KBI-së, duke e përgëzuar për punën dhe arritjet e mëdha që ka ky institucion. Në muajin e shenjtë të zbritjes së Kuranit që po fillon, në muajin e solidaritetit dhe humanizmit, uroj çdo besimtar që të ketë devotshmëri dhe përmes agjërimit ta përjetojmë…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale: Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”./GJILANI INFO/

Read More

Drita ka triumfuar në derbin e javës së elitës së futbollit të Kosovës, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Prishtinën. Tre pikë në kohën e duhur në luftë për titullin e kampionit. Nga ana tjetër, Prishtina ngec nga pozita e katërt. Futbollisti Blerim Krasniqi ka realizuar me kokë për 1:0 në minutën e 61-të. Drita është në vend të tretë me 46 pikë e Prishtina zë të pestin me 34 sosh.

Read More

Llapi ka shënuar fitore me rezultat 2:1 me Gjilanin në takimin e javës së 24-të të elitës së futbollit të Kosovës. Futbollist Ahmed Januzi ka shënuar në fund të pjesës së parë.  Ai me kokë tundi portën e Gjilanit, 1:0. Në minutën e 72-të, Jakirovqi na penalltia ka barazuar rezultatin 1:1. Në minutën e 84-tlë, Muhamet Hyseni dështoi nga penalltia, por ajo u përsërit sepse sipas gjyqtarit ka lëvizur para kohe portieri i Gjilanit. Në rastin e dytë Hyseni shënoi për 2:1. Trajneri i Gjilanit, Mezsani reagon ashpër, sipas tij, përsëritja e penalltisë ishte e padrejtë. Llapi kryeson me…

Read More