- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Gjoba ndaj kundërvajtësve për tejkalim në vijë të plotë Njësiti i rajonal i trafikut rrugor Gjilan falë bashkëpunimit me qytetarë, ka identifikuar dy kundërvajtës të cilët në dy raste të ndryshme gjatë drejtimit të automjeteve në fshatin Llabjan, aksi rrugor Gjilan-Prishtinë në bazë të video incizimit të pranuar në E-mail adresën zyrtare, shihen duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe bien ndeshë me ligjin për rregullat në trafikun rrugor. Për secilin veç e veç, konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor janë shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e…
DZHE: Ftesë bizneseve dhe ndërmarrësve të rinj për konsultime publike lidhur me skemën e granteve të MZHR për vitin 2024
FTESË BIZNESEVE DHE NDËRMARRËSVE TË RINJ PËR KONSULTIME PUBLIKE LIDHUR ME SKEMËN E GRANTEVE TË MZHR PËR VITIN 2024 Si pjesë e përgatitjeve për shpalljen e Skemes se Granteve “Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2024”, për mbështetjen e bizneseve ekzistuese dhe ndërmarrësve të rinj, Ministria e Zhvillimit Rajonal është duke zhvilluar takime konsultative me përfaqësues të bizneseve dhe me ndërmarrës të rinj. Takimi konsultativ me biznese mbahet në Gjilan me datën 04 Prill 2024, e Enjte, në ora 10:00 (Salla e Kuvendit Komunal) Qëllimi i këtij takimi është informimi për së afërmi me bizneset lidhur me vështirësitë dhe…
Universiteti “Kadri Zeka” dhe University of Justice nga Polonia nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me University of Justice nga Polonia. University of Justice është një Universitet relativisht i ri, i cili operon në fushën e sigurisë dhe të aftësimit të personelit në detyra të sigurisë publike, në gusht 2022, për shkak të vlerësimit të aktiviteteve shkencore për vitet 2019-2021, i cili u krye nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së bashku me Komisionin e Vlerësimit të Shkencës, Universiteti mori kategorinë shkencore A në dy disiplina. Në vitin 2021, universiteti zgjeroi fushën e aktiviteteve të tij për të përfshirë, përveç edukimit të oficerëve të…
Autoritetet policore kanë bërë me dije për tri raste të dhunës në familje, që janë regjistruar në statistikat policore, në raportin e fundit 24-orësh, e të cilat raste kanë ndodhur në Gjilan, Viti e Kllokot. Në të tria raste kemi të arrestuar të cilët, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje Raporti i policisë: DHUNË NË FAMILJE · Kllokot 26.03.2024-14:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Spitalin e Gjilanit, dhe pas pranimit të tretmanit…
“Kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro”, kanë thënë drejtues të Komunës së Gjilanit. Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i shoqëruar edhe nga drejtori për Shërbime Publike, Mentor Mihovci, ai për Mbrojtje dbe Shpëtim, Bejtullah Osmani dhe përfaqësues të Forcës së Sigurisë kanë parë nga afër nisjen e punimeve. “Projektet nga prezentimi 7 javë – 7 projekte, po marrin jetë”, tha Hyseni. I pari i komunës tha se pas sezonit dimëror, tash janë krijuar kushtet për vazhdim të punimeve. Ky…
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, ka vizituar Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan. E shoqëruar nga zëvendësministri, Taulant Kelmendi, ministrja Nagavci ka zhvilluar një takim të përbashkët me Rektorin Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, anëtarët e Këshillit Drejtues dhe Prorektorët. Rektori Dërmaku, e falënderoi ministren Nagavci për vizitën dhe interesimin për UKZ-në, derisa ka njoftuar rreth të arriturave dhe sfidave me të cilat përballet universiteti. Ai tha se prezenca e ministres në këtë institucion është motivuese dhe shtytëse në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të cilat ka universiteti. Rektori ka folur edhe për çështje…
Universiteti “Kadri Zeka” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Minho të Portugalisë
Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku së bashku me ekipin e tij ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucionale me Universitetin, University of Minho nga Braga , Portugalia. Universiteti i Minho është një Universitet publik, nën Regjimin Ligjor të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Portugali. Është një universitet kërkimor, i përkushtuar ndaj zinxhirit të vlerësimit të njohurive: Kërkim, Zhvillim dhe Inovacion, dhe është gjithashtu i fokusuar në mjedisin socio-ekonomik, duke pasur partneritete të shumta të suksesshme në projekte kërkimore, ndërkombëtare, kulturore dhe zhvillimore socio-ekonomike. Marrëveshjet e reja e ndihmojnë procesin e ndërkombëtarizimit të…
Me qëllim të parandalimit të vërshimeve, Drejtoria për Mbrojtje e Shpëtim e Komunës së Gjilanit, po vazhdon me pastrimin e shtretërve të lumenjve. Bejtullah Osmani, drejtor për Mbrojtje e Shpëtim, tha se pas pastrimit, thellimit dhe zgjerimit të shtratit të lumit në tërë gjatësinë e tij nga hyrja deri në dalje të fshatit Malishevë, tashmë kanë vazhduar me trajtimin e shtratit të përroit të fshatit Kosaqë dhe Kmetoc. “Kjo po bëhet me qëllim të zvogëlimit të rrezikut nga vërshimet dhe përmbytjet, bazuar në objektivat dhe planin e punës së DMSH-së”, tha Osmani./GJILANI INFO/
Në përvjetorin e rënies së dëshmorit të kombit Nijazi Azemi- “Komandant Mjekra”, Institucionet komunale të Vitisë, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, përfaqësues nga Lugine e Preshevës dhe veteran të luftës së UÇPMB-së, policisë së Kosovës, subjekteve politike, etj, kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora lulesh tek varri i dëshmorit. Përndryshe në kuadër të manifestimit tradicional kulturo-sportiv “Flakadani i Karadakut” që personifikon veprën e këtij dëshmori që nga 24 marsi janë mbajtur aktivitete të ndryshme. Ndërkaq sot pritet të mbahet ora e madhe letrare dhe dita finale e festivalit të këngës dhe valles shqipe. /GJILANI INFO/
Me rastin e 24 marsit- Ditës Botërore të Tuberkulozit, QKMF-ja në Gjilan në koordinim me menaxhmentin e QKMF-së ka zhvilluar sot aktivitet për vetëdijesimin e qytetarëve rreth kësaj sëmundje. “Aktiviteti është realizuar në qytetin e Gjilanit, me kalimtarët e rastit ,me aktiviteteve të tilla po synojmë të ndikojmë në vetëdijesimin e qytetarëve rreth sëmundjeve të ndryshme, kryesisht atyre kronike”, thuhet në njoftimin e QKMF-së. Janë shpërndarë broshura me informacione për tuberkulozin./GJILANI INFO/

