- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Futbollisti Granit Xhaka me Bayer Leverkusenin është shumë afër titullit në Gjermani. Kanë mbetur edhe tetë ndeshje në Bundesligë – me dhjetë pikë epërsi ndaj Bayernit, Leverkusen dhe kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka (31 vjeç), janë afër suksesit të madh. “Titulli i parë që nga triumfi në kupë në vitin 1993 është i arritshëm. Duelet në Dortmund (21 prill) dhe në shtëpi kundër Stuttgartit (27 prill) do të jenë dy detyrat më të vështira të paktën në letër. Pas pushimit dyjavor, Leverkusen vazhdon me ndeshje në shtëpi kundër Hoffenheim-it të shtunën. Në të njëjtën kohë, Xhaka ka…
Xhemile Adili Sonte agun e zgjova në mesnatë Ngushtuar kisha frymëmarrjen E gjaku gati ngrinte në damar Zgjova agun nga që nata Sa vinte e shtonte dhimbjen Mbeta me ty, se s’doja të jem pa ty Skutave të errëta të natës fshihesha Ku të mos më dëgjohej rënkimi as klithma, as tiktaku i zemrës as drita e shpirtit s’doja të më zbulonte Fryma ishte duke me lënë shkret Sepse iku dhe u ndal në buzën tënde shkrumb Ku s’e futa kësaj natë trupin tim E mora për dore dhe e tërhiqja zvarrë Sa edhe ankthi u tremb nga vetvetja Teksa…
Akrepat e orës do të lëvizin përpara natën ndërmjet të shtunës 30 dhe të dielës 31 mars, ditë që këtë vit përkon me festën e Pashkëve. Ndryshimi i orës bëhet në orën 2 të mëngjesit të së dielës, kur hyn në fuqi ora e verës. Gjatë ndryshimit do të jemi në gjendje të shijojmë një orë më shumë dritë, por të humbasim gjashtëdhjetë minuta gjumë, gjë që mund të na mungojë në ditët e para. Objektivi i kursimit të energjisë, do të sjellë disa shqetësime, të cilat janë të pashmangshme derisa të mësohemi me “orën e re”. Ora diellore…
Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur nga zëvendëskryeministri kroat, njëherësh ministër i Brendshëm, Davor Bozhinoviq, i cili edhe prezantoi para kabinetit qeveritar në mbledhjen e djeshme propozimin e Vendimit për fillimin e procedurës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për njohjen reciproke dhe zëvendësimin e patentë shoferëve. “Kjo është një marrëveshje që synon përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e lehtësimit të sigurisë rrugore në territorin e Palëve. Një marrëveshje e tillë tashmë…
Njoftimi për publikun është bërë përmes profilit të saj në Facebbok, Tutje lidhur me këtë, mund të lexoni në vijim : Pas besimit që më është dhënë kohë më parë për të udhëhequr një drejtori komunale, më pastaj pas besimit për të qenë nënkryetare e PDK-së këtu në Gjilan, nga sot do të jem pjesë e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës në nivelin qendror. Është e natyrshme e normale që në momente të tilla të veçanta, ndjenjat të jenë të përziera, e nuk gjendet një emërtim adekuat për t’i shfaqur ato. Kjo ndodh për shumë arsye, mes ndjenjës së…
Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024. Kështu thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për këtë periudhë, të publikuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera totale e tyre, sipas vlerësimeve preliminare, ka arritur në 174.3 milionë euro. Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare jo- bankare me pjesëmarrje prej 64.4 për qind, pasuar nga kanalet tjera me 19.7 për qind dhe bankat me 15.9 për qind. Për sa i përket…
Rritja e mundshme e tarifave të energjisë elektrike po shihet me shqetësim nga qytetarët. Ata thonë se edhe ashtu, ngritja e çmimeve të shumë produkteve tjera, ua ka rënduar edhe barrën financiare. Çdo ngritje e çmimit të energjisë elektrike, do t’ua rëndonte edhe më shumë barrën financiare. Andaj edhe qytetarët me shqetësim po e presin shqyrtimin e tarifave, për çka thonë se duhet të merret parasysh gjendja ekonomike e tyre. Një pjesë e qytetarëve kanë kërkuar nga qeveria që të ndërmarrë veprime në mënyrë që tarifat të mos shtrenjtohen.Kundër ngritjes së çmimit janë shprehur edhe njohësit e fushës, të…
Policia e Rajonit të Gjilanit shqipton mbi 1 mijë gjoba ndaj kundërvajtësve të trafikut rrugor
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 22.03.2024-28.03.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor’’ , kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna ku janë shqiptuar njëmijë e treqind e pesëdhjetë e shtatë gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se në kuadër të këtij plani janë ndërmarr shumë aktivitete nga ana e policisë në qytetin e Gjlanit/ Njoftimi i plotë:…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2196 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 24 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 42 me dëme materiale. Poashtu, policia njofton se janë arrestuar 18 persona, ndërkaq 14 të tjerë janë dërguar në mbajtje.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale. Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave për shkak të veprës penale ‘’Dhuna në familje’’. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale: Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për…

