Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!

October 26, 2026

Moti sot në Kosovë

October 26, 2026

Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite

October 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!
  • Moti sot në Kosovë
  • Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite
  • Vdes në Spitalin Rajonal të Gjilanit personi i rrëzuar në rrugë
  • Për mahi e për njëmend
  • Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu
  • Atje, o mik, është Shqipëria ime…
  • Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kryeministri Kurti bëri homazhe në përkujtim të masakrës në Llashticë të Gjilanit
Lajme Lokale

Kryeministri Kurti bëri homazhe në përkujtim të masakrës në Llashticë të Gjilanit

adminBy adminApril 13, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas homazheve në përkujtim të masakrës në Studenicë të Istogut, sot ka bërë homazhe edhe në Llashticë të Gjilanit. I shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kryeministri Kurti vendosi lule dhe mbajti një minutë heshjte në kujtim të civilëve të vrarë.

Me këtë rast, kryeministri tha se jemi këtu që të ndajmë dhembjen e pikëllimin për këta 26 martirë, po në të njëjtën kohë të shprehim edhe mirënjohjen dhe falënderimin tonë të thellë për qëndresën gjatë këtyre viteve. Ai shtoi se ne nuk e harrojmë kurrë që rrënjët e shtetit që e kemi dhe të lirisë që e gëzojmë janë te gjaku i dëshmorëve dhe i martirëve të kombit.

Kryeministri theksoi se teksa forcat e Serbisë me gjenocid përpiqeshin ta shfarosin popullin shqiptarë, në Llashticë i vranë 26 qytetarë të pambrojtur, civilë të pafajshëm, të cilët dëshironin të jetonin të lirë në tokën e tyre dhe të kujdesen për familjet e tyre.

“Këtu ka ndodhë një vrasje e trefishtë e gjithë atyre, së pari ekzekutimi, më pastaj djegia e kufomave dhe gjithashtu rrafshimi i shtëpive me buldozer në kuadër të përpjekjeve për t’i fshehur gjurmët e krimit”, tha Kryeministri. Ai shtoi se “aq shumë kriminelët nga Serbia ishin të preokupuar me shkatërrimin e gjurmëve të krimit, me eliminimin e kufomave, sa që nuk kishin asnjëherë dilemë se a do t’i vrasin shqiptarët apo jo, por vetëm si të mos merret vesh se këta ishin vrarë”.

“Prej foshnjës tri javëshe deri te plaka 90 vjeçare, nuk ka dëshmi më të qartë se ajo çfarë na ka ndodhë para 25 vjetëve ka qenë gjenocid”, tha kryeministri. Ai i bëri thirrje prokurorisë dhe gjyqësorit që të mos kalojë koha e të na vdesin dëshmitarët e moshuar e të zhduken evidencat materiale, por të trajtojnë me urgjencë rastet e krimeve të kryera gjatë luftës, për shkak se plagët ngelen të hapura atëherë kur nuk ka drejtësi./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026
Mos humbni
Kosovë Lindore

Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!

By adminOctober 26, 2026

Shkruan: Arbër Musliu Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc nuk janë vetëm në përpjekjet e…

Moti sot në Kosovë

October 26, 2026

Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite

October 25, 2026

Vdes në Spitalin Rajonal të Gjilanit personi i rrëzuar në rrugë

October 25, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!

October 26, 2026

Moti sot në Kosovë

October 26, 2026

Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite

October 25, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.