Author: admin

Është mbajtur sesion informues ku VentureUP ka hapur thirrjen për aplikim për edicionin e dytë të Young innovators Program (YIP) 2024, pjesë e së cilës është edhe Universitetit Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan. Mentor Rexhepi drejtor i VentureUP, para studentëve të UKZ-së ka thënë se YIP është pjesë e Festivalit të Aftësive Dixhitale (DSF), i mbështetur nga GIZ ITP Digital Transformation Center (DTC), dhe është një ndërmarrje e përbashkët e tetë universiteteve dhe kolegjeve publike dhe private në Kosovë që synon promovimin e ndërmarrësisë, inovacionin dhe kërkimin midis studentëve dhe profesorëve, si dhe forcojnë lidhjet me sektorin privat dhe…

Read More

Kuvendi Komunal i Gjilanit, në mbledhjen e mbajtur nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, ka diskutuar sot për raportin vjetor të kryetarit për vitin 2023, pasi e ka prezantuar kreu i Komunës, Alban Hyseni. Duke folur për secilën drejtori veç e veç, kryetari Hyseni ka prezantuar para kuvendarëve sukseset në realizimin e punëve e projekteve të rëndësishme për qytetarët gjatë vitit 2023, derisa u ështtë përgjigjur edhe pyetjeve dhe kritikave të opozitës. “Një pjesë e gjetjeve te granti i performancës, që u theksua, nuk janë të vërteta. Tek vlerësimet për transparencën, unë mendoj se nuk jemi keq sepse edhe…

Read More

Qendra Kosovare për Studime Gjinore mbajti punëtorinë “Raportimi i ndjeshëm gjinor” në komunën e Kamenicës. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte trajtimi i parimeve themelore të raportimit të ndjeshëm gjinor, pëfaqësimin e grave dhe burrave në lloje të ndryshme të mediave, stereotipet gjinore dhe masat parandaluese dhe mbrojtëse të dhunës në familje. Përgjatë punëtorisë përfaqësues të mediave lokale dhe zyrtarë nga komuna e Kamenicës patën mundësinë të diskutojnë më tepër lidhur me punën e tyre nga aspekti gjinor. Ky aktivitet është pjesë e projektit “Parandalimi i dhunës me bazë gjinore përmes edukimit dhe ngritjes së vetëdijes” i zbatuar nga Qendra…

Read More

“Gjatë takimit me drejtorin e Qendrës për Aftësimit Profesional Gjilan, u bisedua rreth ndikimit të kësaj qendre në Zhvillimin Ekonomik Lokal, ku komuniteti i biznesit do të ketë mundësin e aftësimit të punëtorëve të tyre në profile të ndryshme, kështu rritet efikasiteti në punë por edhe do të kujdeset edhe shërbimet për orientim në karrierë për të rinjtë e komunës së Gjilanit.”, ka bërë me dije, Enver Shabani, drejtor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik (DZHE. Qendra të Aftësimit Profesional Gjilan ofron: Trajnimi institucional në Qendrat e Aftësimit Profesional dhe Trajnimi i kombinuar (QAP dhe Kompani/sektori privat). Kohëzgjatja e trajnimit…

Read More

Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoi anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të Kuvendit Komunal të Vitisë. Megjithatë para se të shqyrtohen pikat e paraparë të rendit të ditës, anëtarët e Kuvendit kanë parashtruar pyetje lidhur me punën e ekzekutivit komunal. Gjithashtu u propozuan edhe dy pika të reja për shqyrtim në këtë seancë, të cilat edhe me shumicë votash u miratuan që të inkorporohen në këtë mbledhje. Krahas pikave…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me ekipin komunal që është angazhuar në kudër të projektit të Kontratës Sociale në bashkëpunim me USAID, së bashku edhe me qytetarë kanë marrë pjesë në punëtorinë e radhës, për konkretizimin e mëtejm të implementimit të projekteve. Në kuadër të kësaj kontrate janë votuar dhe zgjedhur dy projekte nga vetë qytetarët e pranishëm të cilët do të gjejnë mbështetje financiare në kuadër të këtij projekti, duke bërë kështu komunën e Kamenicës një nga 10 komunat që po marrin pjesë në këtë projekt./GJILANI INFO/

Read More

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e Komunës së Gjilanit, përmes një njoftimi, njofton të gjithë fermerët se ka zgjatur orarin e punës për shkak të numrit të madh të atye që kanë aplikuar për subvencione, pagesa direkte për kultura të ndryshme bujqësore. E hëne – E premte nga ora 08:00 deri orën 18:00 E shtune nga ora 08:00 deri ora 16:00 “Ne si drejtori jemi pranë fermerëve në këtë periudhë të aplikimit duke uruar punë të mbarë gjatë punës në tokat e tyre bujqësore”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie. /GJILANI INFO/

Read More

Pas pesë muajve, që kur ishte hakuar, faqja e Komunës së Gjilanit në facebook, është ikthyer mbrëmë. Komuna e Gjilanit, përmes Zyrës për Informim i ka bërë kërkesë të vazhdueshme META-s, për rikthimin e faqes dhe gjithmonë ka marrë përgjigje se janë duke punuar në këtë drejtim, por sipas tyre, çështja kishte dalë më e komplikuar se sa kishin menduar. Sidoqoftë, më në fund, faqja është rikthyer e funksionalizuar dhe tani është e qasshme për publikun, si një alternativë shtesë për njoftim me punën dhe aktivitetet e institucioneve komunale. “Publikut i kërkojmë falje për mungesën e deritashme, por zgjidhja…

Read More

Ambulanta e Mjekësisë Familjare (AMF) në Tërpezë , është pajisur edhe me një ultrazë modern dhe EKG, fal bashkëpunimit me Organizatën “Qëndresa Kosovare” dhe donatorëve nga shteti I Kuvajtit. Dorëzimin e këtij donacioni e bëri përfaqësuesi i organizatës “Qëndresa kosovare” Islam Cakaj me bashkëpunëtorë, kurse pranimin drejtoresha e QKMF-së në Viti dr. Vjollca Kadolli – Halili, me stafin e AMF në Tërpezë , punëtorë shëndetësore dhe qytetarë të Tërpezës. Dr.Vjollca Kadolli -Halili në emër të kryetarit të komunës, Sokol Haliti dhe qytetarëve vitias në përgjithësi falënderoi udhëheqësit e organizatës në fjalë dhe popullin kuvajtian për këtë donacion mjaft me…

Read More

Me mbrëmjen finale të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, është përmbyllur mbrëmë edicioni i 23-të, i Manifestimit Kulturor e Sportiv “Flakadani i Karadakut 2024″. Nga 24 deri 26 marsi në Viti, nën organizimin e komunës së Vitisë, konkretisht të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, janë zhvilluar aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive. Për gjatë këtyre ditëve, janë zhvilluar gara dhe aktivitete të tjera, ndërkohë që përmbyllja e këtij manifestimi u bë me ditën finale të festivalit. Juria profesionale e festivalit mbarëkombëtar, ka ndarë çmimet për shoqëritë dhe ansamblet, sikur edhe për orkestrën, kostumografinë, solistët, instrumentistët etj.…

Read More