Gjilani ka importuar tre pikë domethënëse nga stadiumi “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Prishtina përkundër orvatjeve ka pësuar humbje me rezultat 3:1 nga Gjilani.
Për Gjilanin realizuan Shabani (57′), Ismajli (71′) e Bilalli (90+3’) dhe për Prishtinën shënoi Nimani (61′).
Prishtina zë vendin e pestë me 39 pikë e Gjilani renditet në të 7-tin me 33 sosh.