- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Me moton “Dhëmbë të shëndosh, trup i shëndosh” Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka vazhduar sot me aktivitete në komunitet, konkretisht në Komunën e Kllokotit, në fshatin Mogillë. Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me menaxhmentin e shkollës dhe mësuesit e kësaj shkolle. Edukimi për shëndetin oral është mbajtur në shkollën fillore: SHMU” Gjon Sereqi” në Mogillë me nxënësit e klasëve të IV dhe të V-ta. Dr.Durim Rexhepi- stomatolog, dr.Almira Rama-stomatologe dhe dr. Naza Sahiti-stomatologe kanë folur para nxënësve të klasëve të ulëta për rëndësinë e higjienës së mirë të gojës, mënyrën adekuate…
Sot nën organizimin e Komunës së Kamenicës është promovuar libri “Misteri mbretëror” nga autoret Tara, Melika dhe Duela. Ky libër i prezantuar nga vajzat si dorëshkrim para ca muajsh te Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, ka gjetur më pas mbështetjen për lektorimin, dizajnimin dhe botimin e librit. Sot nën praninë e Kryetarit Rahimaj, Nënkryetarit Jakupi, drejtorit të DKA-së Afrim Dërvishi, nxënësve e profesorëve është mbajtur promovimi i librit. Kryetari Rahimaj është shprehur se është shumë e rëndësishme që këto iniciativa të përkrahen sepse në fund të ditës na shërbejnë të gjithëve. Kurse Drejtori Dervishi është shprehur se…
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’ dhe ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’./GJILANI INFO/
Identifikohet vozitësi i cili në rrjete sociale ka publikuar video duke bërë vozitje të rrezikshme
Të njëjtit konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj. Njësiti rajonale i trafikut rrugor në Gjilan falë bashkëpunimit me media dhe si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore ka identifikuar kundërvajtësin i cili në rrjete sociale ka publikuar një video incizimi në të cilin shihet se në fshatin Bresalc, aksi rrugor Prishtinë-Gjilan duke vozitur automjetin e tij me shpejtësinë dyqind e njëzet e dy (222) km/h në…
Të njëjtit konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj. Njësiti rajonale i trafikut rrugor në Gjilan në pikë kontrolli të automjeteve me radar në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë ka hasur në një kundërvajtës duke vozitur automjetin me shpejtësinë njëqind e nëntëdhjetë e shtatë(197) km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është tetëdhjetë (80) km/h. Të njëjtit konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300)…
Sopi-Haziri: Avancimi i shërbimeve elektronike është domosdoshmëri e kohës, Gjilani është njëra ndër tri komunat e para në këtë proces
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka përzgjedhur Gjilanin në mesin e tri komunave në nivel vendi, për implementimin e Fazës së Dytë të platformës E-Komunat, ka bërë të ditur drejtoresha e Administratës në Gjilan, Arbenita Sopi-Haziri. Kjo fazë në kuadër të procesit të digjitalizimit, përmban integrimin e disa shërbimeve në sistemin e platformës elektronike E-Komunat dhe zhvillimin e kësaj platforme. “Shërbime më të mira e lehtësisht të qasshme për qytetarët dhe transparencë për performancë më të mirë, janë vetëm disa nga komponentët e qeverisjes së mirë lokale që sigurojmë përmes transformimit digjital”, është shprehur Sopi./GJILANI INFO/
Me qëllim të koordinimit të gjithë mekanizmave në raste të ndryshme emergjente, por edhe të parandalimit të zjarreve, vërshimeve, etj, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka thirrur sot një takim të përbashkët. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Policia e Kosovës, Stacioni në Viti, në krye me komandantin Afrim Halili por edhe përfaqësues të Njësisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimi, DSHPE- së, Inspekcionit, Pylltarisë etj. Kryetari Haliti tha se duhet të punojmë bashkërisht për sigurinë publike duke u koordinuar të gjitha mekanizmat në këtë drejtim. Gjithashtu u fole dhe për përditësimin e dokumenteve që kanë të bëjnë…
Me një ceremoni rasti sot në objektin e Administratës komunale në Viti, është bërë përurimi i sallës së kurorëzimeve. Me këtë rast për herë të parë në këtë sallë dy çifte vitiase ia dhanë fjalën njëri tjetrit që do t’i qëndrojnë besnik njeri tjetrit deri në fund të jetës bashkëshortore. Me këtë rast i pranishëm në këtë ceremoni ishte kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtori i Administratës, Skënderbe Hebibi, përgjegjësi i Gjendjes Civile, Merxhan Sahiti dhe të tjerë. Në fjalën e tij kryetari Haliti, pos që ju uroj çifteve për kurorëzimin e sapo lidhur theksoi se ai…
Janë tejkaluar të hyrat të planifikuara në kuotën 196%, apo 883,540.71 euro më shumë pêr vitin 2023 në Drejtoratin për Urbanizëm, Planifikim e Mbrojtje të Mjedisit. Ali Arifi, drejtor për Urbanizëm, Planifikim e Mbrojtje të Mjedisit, tha se derisa kishin planifikuar tê hyra 920 mijë euro, kanë realizuar 1. 803. 540.71 euro. “Kemi shënuar rekord të të hyrave në DUPMM”, tha Arifi. Sipas tij më 2023 pati edhe tejkalim të kërkesave të trajtuara në kuotën 210.6%. Ai tregon se ishin 811 akte më shumë të punuara, se sa që janë pranuar gjatë tërë vitit 2023 ( kërkesa të grumbulluara gjatë viteve 2019,…
Sopi-Haziri: Avancimi i shërbimeve elektronike është domosdoshmëri e kohës, Gjilani është njëra ndër tri komunat e para në këtë proces
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka përzgjedhur Gjilanin në mesin e tri komunave në nivel vendi, për implementimin e Fazës së Dytë të platformës E-Komunat, ka bërë të ditur drejtoresha e Administratës në Gjilan, Arbenita Sopi-Haziri. Kjo fazë në kuadër të procesit të digjitalizimit, përmban integrimin e disa shërbimeve në sistemin e platformës elektronike E-Komunat dhe zhvillimin e kësaj platforme. “Shërbime më të mira e lehtësisht të qasshme për qytetarët dhe transparencë për performancë më të mirë, janë vetëm disa nga komponentët e qeverisjes së mirë lokale që sigurojmë përmes transformimit digjital”, është shprehur Sopi.

