Ka 26 vite që Boksieri shqiptar Altin Zogaj jeton në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se fillimi i karrierës së tij në boks është i veçantë, pasi në të kaluarën Zogaj ishte pjesë e sportit më të popullarizuar në botë, futbollit, ku nuk pati karrierë të gjatë.
Ai e la futbollin për shkak të obligimeve personale, por më pas falë vëllait të tij Milotit, i cili po ashtu është boksier, jeta e një futbollist mori rrugëtim tjetër.
Boksieri shqiptar me prejardhje nga Drenica është shpallur kampion i Gjermaisë në kategorinë gjysmë të rëndë dhe në qershor të vitit të kaluar është shpallur kampion i Europës në peshat e lehta, IBO. ku triumfoi ndaj boksierit italian, Richardo Valentino në ndeshjen e zhvilluar në Shtutgart të Gjermanisë.