Author: admin

Një burrë nga Komuna e Gjilanit ka raportuar në Polici se i është zhdukur vajza e tij e mitur. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ai ka njoftuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe se nuk dihet për vendndodhjen e saj. “Fsh. Vërbicë e Zhegocit, Gjilan 29.03.2024 – 07:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

Read More

320 raste të reja me kancer janë shënuar gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti në Kosovë, ka bërë të ditur drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi. Ai thotë se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i rasteve është rritur për mbi 10 për qind. Derisa kanceri i gjirit vazhdon të dominojë te gratë, te burrat është ai i mushkërive. Kurtishi ka bërë të ditur se numri i rasteve të reja me kancer është trend në rritje, derisa potencoi se pritet që në fillim të muajit maj të përfundojnë renovimet e kësaj klinike. “Viti 2024…

Read More

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Xhemi Mziu ka diplomuar me sukses në Kursin e Karrierës së Kapitenit të Manovrës, në Fort Moore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Edukimi për Kapiten të Karrierës, përgatit oficerë për lidership, komandant të ardhshëm të kompanive të përgatitur dhe trajnuar për detyrat në udhëheqje, trajnim të trupave e planifikim efikas për të qenë në gjendje për të udhëhequr kompaninë drejt realizimit të detyrave për të siguruar paqen kudo në botë. Forca e Sigurisë së Kosovës çdo ditë po ngrit kapacitetet njerëzore me standardet më të larta të shkollimit dhe…

Read More

Nënkoloneli dhe drejtori i Divizionit të Trafikut Rrugor, Jeton Rexhepi, ka folur për ligjin e ri për Rregullat në Trafik, ku bëri të ditur se vlera e disa gjobave ka pësuar rritje drastike. Njëra prej tyre është ajo e përdorimit të telefonit, ku tha se për këtë kundërvajtje në trafik, gjoba mund të shkojë deri në 500 euro dhe ndalim i drejtimit të veturës deri në gjashtë muaj. “Tek telefoni është edhe një përshkallëzim edhe më i madh sesa kundërvajtjet tjera, që nënkupton se nëse shoferi haset duke e përdorur telefonin në trafik, herën e parë do gjobitet me…

Read More

Për të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë fryjë nga drejtimi i jugperëndimit dhe juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, prej 15-41 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 26°C, njofton Meteo Kosova.

Read More

Xhiroja e 27-të e Superliges së Kosovës në futboll, për klubin gjilanas, FC Drita sjell ndeshjen e nesërme me FC Malishevën, e cila zhvillohet nga ora 15:00, e në konferencë me gazetarë për këtë ndeshje folën Zekirija Ramadani, trajneri i skuadrës bardh e kaltër dhe lojtari Ensar Huruglica. “FC Malisheva ka bërë lojëra të bukura, por une jam këtu për ekipin tim dhe objektivi ynë janë gjithmonë tre pikët.  Ndeshje të lehta nuk ka dhe ky është një derbi. Gjithmonë e kam potencuar se FC Malisheva ka nje ekip kualitativ, ka një trajner shumë kualitativ gjithasnhtu dhe është aty me…

Read More

Me iniciativën e udhëheqësit të Zyrës për të Drejtat e Njeriut e Komunitetit, Ardian Foniqi janë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi në mes të OJQ “Down Syndrom Kosova” në Gjilan me donatorët, Kompania e ujit “Dea” dhe ajo e ndërtimit të banesave “Xhevda MAAE”. Sipas marrëveshjes, kompanitë në fjalë janë zotuar që t’i furnizojnë me ujë të pijes dhe shujta ditore për një vit, 40 anëtarë që marrin shërbime në “Down Syndorm Kosova” në Gjilan. “I falënderoj donatorët për mbështetjen që dhanë për këtë kategori të fëmijëve, të cilët deri tani këto shërbime nuk i kanë gëzuar, ndërsa tani e…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë ditës së sotme ka vizituar Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti, për të parë nga afër punimet që po vazhdojnë në rivitalizimin e tërësishëm të këtij objekti shkollor. Kryetari Haliti tha se me këtë projekt, do të krijohen kushte më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie në këtë shkollë. Gjithashtu ai shtoi se investimet në fushën e arsimit janë shumë të rëndësishme për qeverisjen lokale në Vitisë me qëllim që nxënësit që ndjekin mësimet të kenë kushte sa më të mira. Ai tha se pranë shkollave të mesme në Viti gjithashtu…

Read More

Pas konfirmimit të legjjitimitetit të një vendimi shumë të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit siç ka qenë vendimi për caktimin e lokacionit për varrezat e qytetatit, MAPL i jep të drejtë legjitime edhe propozimit të inicuar nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, për këmbimin e pronave komunale me ato të Rebuplikës së Kosovës. Bekim Salihu, drejtor për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, tha se MAPL-ja, pas shqyrtimit të përnbajtjes sê aktit të komunës, si organ kompetent konstaton se akti i komunës në aspektin procrdural është në pajtim me diapozitat e legjislacionit në fuqi. “Ky vendim do tê mundêsoi zhvillimin…

Read More