- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot fshatin Skifteraj të Vitisë, ku nga afër përcolli punimet parapërgatitore në asfaltimin e pjesës së mbetur të rrugës “Rrustë Sadiku”. Pjesa tjetër e kësaj rruge është përfunduar më parë. “Përndryshe, asfaltimi i kësaj rruge është mirëpritur nga banorët të cila kanë falënderuar kryetarin Haliti për këtë projekt infrastrukturor”, thuhet në njoftimin e komunës. /GJILANI INFO/
“Investimet në infrastrukturën rrrugore të Komunës së Gjilanit, po përmirësohen dita ditës. Për ndërtimin, asfaltimin, zgjerimin e mirëmbajtjen e rrugëve, ujësjellësit, kanalizimit, trotuareve, ndriqimit publik dhe shtimin e sipërfaqeve gjelbruese dhe terreneve sportive në vitin paraprak ishin mbi 9 milionë euro”, thotë Mentor Mihovci, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike në Gjilan. Ai tha se janë duke bërë investime milionëshe në infrastrukturën rrugore dhe se këto investime po bëhen prej fshatrave e drejt qendrës së qytetit, duke kthyer perspektivën edhe në pjesët rurale etj. “9 milionë e 21 mijë e 495.29 euro është vlera investimeve. Kjo po bëhet me…
Mbi 30 pjesëmarrës po vazhdojnë trajnimin sipas standardeve PEARSON për asistentë të fëmijëve, me nevoja të veçanta. Kryetari i komunês Alban Hyseni, tha se Gjilani po shërben si qendër regjionale e këtij trajnimi për pjesëmarrësit nga Komuna e Gjilanit, Kamenicës, Vitisë dhe Artanës. “Gjithpërfshirja dhe angazhimi me grupet e ndjeshme të shoqërisë sonë, veçanërisht në fushën e edukimit, është obligim institucional dhe garanc për të ardhmen”, tha kryetari i Gjilanit. Trajnimi është mbajt në Shkollën ” Thimi Mitko” nê Gjilan./GJILANI INFO/
Izbica është një nga fshatrat më të njohur në Kosovë, për tragjedinë që ndodhi në luftën e fundit në Kosovë, kur forcat serbe vranë 147 persona, kryesisht të moshuar. Por fshati në të cilin dikur kishte jetë, tashmë ka më shumë varre, sesa që kanë mbetur banorë. 25 vjet pas luftës, nga Izbica janë larguar thuajse të gjithë. Dyerve të ambulancës në fshatin Izbicë të Skenderajt, ka vite që u është vendosur dryni. Banorët e paktë që i mbetën besnik të jetuarit në këtë fshat, për të marrë trajtim mjekësor apo furnizuar me ushqime, u duhet të bëjnë disa…
70 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. 25 nga këto aksidente kanë qenë me të lënduar, ndërkaq 45 me dëme materiale. Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 mijë e 631 gjoba trafiku.
Një grua në Gjilan ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është dërguar në mbajtje. “DHUNË NË FAMILJE – Gjilan .30.03.2024-12:00.Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”
Dy raste vjedhjesh të rënda, kanë ndodhur në Zhegër të Gjilanit, raste këto për të cilat ka njoftuar Policia. Në njërin prej rasteve janë vjedhur para dhe stoli ari, kurse në rastin tjetër, një pistoletë me leje dhe 50 fishekë e para, stoli ari si dhe DVR-in e kamerave. Por, për asnjërën prej rasteve nuk raportohet për të arrestuar, dhe të njejtat raste janë duke u hetuar. Sipas personave që kanë raportuar në Polici per rastet, thuhet se vjedhjet kanë ndodhur gjatë kohës kur nuk ishte askush në shtëpitë ku janë bërë vjedhjet./GJILANI INFO/ ·
Një qytetar nga fshati Bresalc ka raportuar në Polici se bashkëfshatari i tyre prej rreth tre muajve nuk është parë në fshat dhe as qytet. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, kurse rasti është nën hetime./GJILANI INFO/
Bashkësia Islame e Kosovës ka dalë me një njoftim për qytetarët, pasi sonte pas mesnate do të ndryshohet ora për 60 minuta. Ndërkohë do të ndryshojne edhe orari i syfyrit, iftarit dhe faljes së namazeve. Në faqen zyrtare, BIK ka publikuar kohët e namazit për ditën e nesërme. “Për kohët e syfyrit, iftarit dhe namazit ju lutem informohuni nga takvimi zyrtar i Bashkësisë Islame të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Mbi 100 mësimdhënës kanë filluar sot trajnimin për zbatim të kurrikulës nga të gjitha nivelet. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit, vizituan mësimdhënësit që për 7 ditë do të jenë pjesë e trajnimit nê Shkollën “Thimi Mitko” të qytetit. “Gjatë këtij viti pritet që rreth 500 mësimdhënës të marrin trajnime të ndryshme”, tha Alban Hyseni. Kryetari i Gjilanit, theksoi se kjo është një hap në rrugën e gjatë të ngritjes së cilësisë në arsim nga komuna./GJILANI INFO/

