Author: admin

Shkruan:  Izmi Zeka Gjilani atë kohë lufte i ngjante egërsisë historike Serbe me shpresën se një ditë do të vinte liria Kur u zgjova në mëngjes pash se bora kishte mbuluar shtëpinë dhe më dukej sikur nata kishte zgjatur me vite. Njerëzit vraponin  në qytet, për të takuar familjarët që nata i kishte shpërndarë  e nuk dinin ku ti gjenin. Ishte kohë lufte  ku Arbeni kishte humbur familjen dhe ishte mbetur fill në shtëpi. Qyteti vlonte nga kolonat e njerëzve që merrnin rrugë nga mundin vetëm për të shpëtuar kokën. Atje në male luftëtarët e lirisë luftonin me aq…

Read More

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se votimi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte i pamundur nën mandatin e tij dhe se BE-ja duhet të jetë më konkrete në dialogun Kosovë-Serbi. Abazoviq, në një deklaratë për portalin Euractiv të Brukselit, tha se “megjithëse Mali i Zi shpalli pavarësinë nga bashkimi me Serbinë në vitin 2006, ai mban lidhje të forta me Beogradin. “Nga ana tjetër, në Mal të Zi jetojnë më shumë se 30 mijë shqiptarë që mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe refuzojnë qëndrimin e Beogradit dhe aleatëve të tij”, tha ish kryeministri i…

Read More

Kombëtarja e Kosovës për vajza U19 ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen e parë të raundit të dytë për kualifikimet e Evropianit 2024 kundër Gjibraltarit, me rezultat 5:0. Dardanet e reja të udhëhequra nga Albina Rrahmani bëjnë pjesë në Grupin 3 në Ligën B, e ku fituesi i grupit avancon në Ligën A për ciklin e ardhshëm kualifikues. Kosova e nisi mirë ndeshjen, teksa rezistencën e vendaseve e theu në minutën e 27-të, kur Rreze Gashi shënoi golin e parë. Tetë minuta më vonë realizoi Alba Shabani. Me epërsinë e dy golave u mbyll pjesa e parë, teksa në…

Read More

Ragmi Mustafi, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka njoftuar për disa bursa studentore që do të ndahen për nxënësit më në nevojë. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Mustafi ka shkruar se tashmë Kosova do të jetë edhe më afër nxënësve në Luginë, transmeton Telegrafi. “Pasi që Kosova do të jetë me secilin student të Luginës përmes Thirrjes për bursa studentore. Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur të jetë me secilin nxënës më në nevojë”, thotë ai. Ai ka përmendur disa kategori. – nxënësit pa asnjë…

Read More

Të mërkurën, më 3 prill hyn në fuqi Ligji i ri për trafikun rrugor, ligj ky që parasheh masa dhe gjoba të ashpra për shkelësit e rregullave në komunikacion, duke filluar nga 20 euro deri në 6 mijë euro. Ligji 08/L-186 është miratuar në Kuvendin e Kosovës në shkurt të 2024. Ky ligj ka për qëllim që t’i përcaktojë rregullat bazë të sjelljes së pjesëmarrësve dhe subjekteve të tjera në trafikun rrugor, kushtet bazë që duhet t’i plotësojë infrastruktura rrugore nga aspekti i sigurisë, sistemin e sinjalizimit të trafikut rrugor. Më poshtë mund t’i shihni disa nga risitë në…

Read More

Një person është zhdukur në Gjilan, ka njoftuar policia. Sipas njoftimit i njëjti ka dalë nga shtëpia me datë 25 mars, dhe deri më tani nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. “Më 01.04.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga data e cekur ka dalur nga shtëpia viktima mashkull dhe nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, njofton policia.

Read More

Një fëmijë ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë, si pasojë e të shtënave në një shkollë në Finlandë. Ministria e Punëve të Jashtme, ka njoftuar se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova. Në njoftim bëhet e ditur se MPJD-ja, përmes ambasadës së Kosovës në Stokholm është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet finlandeze dhe me familjen e vajzës së plagosur. “Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin Vanta, respektivisht shkollën Viertola, ku u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën, Ministria e Punëve të Jashtme…

Read More

Pensionohet Fatmir Halili, mjeshtër i dritave në Teatrin e Qyteti të Gjilanit, e drejtuesit e këtij teatri kanë një dedikim për të, duke ua uruar pensionimin. “Me emocion dhe falënderim të thellë për kontributin e tij ndër vite, urojmë z. Fatmir Halili për pensionimin e tij si mjeshtër i dritave në Teatrin e Gjilanit. Faleminderit për ndriçimin e skenave dhe për gjitha historitë e tyre që na solle me dritën tënde”, thuhet në dedikimin e publikuar në faqen e Teatrit të Qytetit të Gjilanit. “Pensionimi është fillimi i një kapitulli të ri për ty, Fatmir! Shëndet!”, thuhet tutje./GJILANI INFO/

Read More

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku me bashkëpunëtorë, ka zhvilluar një takim informues me Fadil Sinanaj, kryetar i  Odës së Avokatëve të Kosovës dega në Gjilan dhe ekipin e tij. Takimi u mbajt për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit dhe për të diskutuar çështje të rëndësishme të lidhura me fushën e drejtësisë dhe arsimimit juridik. Pjesëmarrësit në takim diskutuan për sfidat aktuale dhe për nevojën për të ndërtuar një bashkëpunim të ngushtë mes universitetit dhe komunitetit juridik për të kontribuar në zhvillimin e drejtësisë në Kosovë. Takimi u vlerësua si një hap pozitiv…

Read More

Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan ka thënë se Lladova e Gjilanit gjithmonë ishte e rreshtuar krah veprimtarëve e atdhetarëve shqiptar, që me dekada ishin në shërbim të atdheut. “Sot, në 25-vjetorin e rënies, bëmë homazhe e morëm pjesë në Akademinë Përkujtimore në kujtim e nderim të të rënëve të Lladovës për lirinë e Kosovës. Lavdi heronjve e dëshmorëve të kombit! Mirënjohës përjetë gjithë atyre që dhanë kontribut në secilën rrethanë historike”, ka thënë gagica i AAK-së./GJILANI INFO/

Read More