Janë vizituar 9 familje vitiase nga ekipet tona të vizitave nëpër shtëpitë e fshatrave: Tërpezë, Radivojcë, Smirë dhe Sadovinë e Jerlive.
Të përkushtuara në maksimum që të mos lënë asnjë fëmijë pa e vizituar në shtëpi dhe t’u japin këshillat e nevojshme.
Gjatë këtyre vizitave kujdes iu jepet edhe anëtarëve tjerë të familjes.
Kënaqësi e veçantë kur familjet e presin vizitën me shumë dashuri dhe iu bashkangjiten në vizitë edhe baballarët./GJILANI INFO/