- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shqiptuar 687 tiketa trafiku. Derisa kanë ndodhu 20 aksidente me dëme materiale, 23 me të lënduar dhe një aksident me fatalitet. Në raportin e policisë po ashtu bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kohore janë arrestuar 8 persona, ndërsa 5 janë dërguar në mbajtje.
Bëhen 25 vjet nga rënia e Agim Ramadanit, hartuesit të planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar
Sot bëhen 25 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, i cili gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ai ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën e bëri bashkë me shokët. Agim Ramadani u lind në Zhegër të Gjilanit më 3 maj 1963. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë ushtarake-drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë. Me poezi dhe pikturë është marrë që nga shkollimi i mesëm. Përderisa poezitë e tij, sa ishte…
Identifikohet ngasësi i automjektit që kishte vozitur rrezikshkishëm dhe nuk iu kishte ndalur policisë
Policia e Kosovës njësiti patrullues në Gjilan me 06.04.2024 rreth orës 20:00 ne rrugën e “Gjinollëve” ka vërejtur një Automjet Golf duke vozitur me shpejtësi të vrullshëm, të njëjtit i është dhënë shenjë që të ndalet por i njëjti nuk është ndalur dhe ka ikur në drejtim të pa njohur. Pas veprimeve operative është arrit që të identifikohet vozitësi shtetas i Kosovës, dhe ndaj të njëjtit konform ligjit të trafikut rrugor janë shqiptuar dy gjoba për Kundërvajtje: Mos respektim i urdhrit të policit dhe vozitje e rrezikshme nga njëqind e pesëdhjetë euro dhe një pikë negative veq e veq. …
Nga manifestimi qendror i faljes së namazit të Fitër Bajramit në Gjilan mbajtur në “Xhaminë e Madhe“
Manifestimi filloi në orët e hershme të mëngjesit me faljen e namazit të mëngjesi , ku më as u mbajt ligjëratë nga Prof Dr. Sulejman Osmani. Faljen e namazit të Bajramit e udhëhoqi imami Nazmi efendi Kazazi. Hytben dhe mesazhin e Fiter Bajramit e mbajti kryeimami Iljaz ef. Mustafa, ndërsa Duanë kryetari i KBI- së Gjilanit, Naim ef Aliu. Hytbja dhe mesazhin e Fiter Bajramit i mbajtur nga kryemami ef. Mustafa u tha: “Të nderuar vëllezër musliman! Fiter Bajrami nis me përfundimin e agjërimit tridhjetë ditorë të ndryshe edhe Bajrami i Ramazanit dhe vazhdon tri ditë Quhet Madh apo…
Njoftim për konsumatorët të fshatit Shpishanicë, Kopernicë dhe Kolloleq të Komunës së Kamenicës!
Njoftim për konsumatorët të fshatit Shpishanicë, Kopernicë dhe Kolloleq të Komunës së Kamenicës! Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë që për shkak të një defekti që është shkaktuar në stacionin e pompimit në Kopernicë, jemi detyruar që ta ndërpresim furnizimit me ujë në fshatin Shipashnic të epërme, Kopernicë dhe Kolloleq. Ekipet tona teknike do të bëjnë të pamundurën për të sanuar defektin sa më shpejtë dhe ta rikthejnë furnizimin me ujë në mënyrë të rregullt. Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni- Njësin e Kamenicës të KRU” Hidromorava” Sh.A Gjilan Tel:044 983 093, 044 983 106, 044 983 107
Të dashur qytetarë, me fat Fitër Bajrami! Me lutjen që të na jetë pranuar agjërimi dhe veprat e mira gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit si sakrificë e përkushtim ndaj besimit tonë, ju uroj Bajramin e Fitrit! Mirësia, sinqeriteti, kujdesi për njëri-tjetrin e të gjitha virtytet e mira, le të na shoqërojnë gjithmonë në shoqërinë e familjet tona. Alban Hyseni Kryetar i Komunës së Gjilanit
Në prag të Festës së Fiter Bajramit, shoqata “Bereqeti” dega në Gjilan e cila vepron në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, shpërndau 295 pako ushqimore dhe 20 thasë miell nga sofra e Ramazanit dhe nga donatorët, për familjet me nevojë sociale. Nga ato: 20 pako për shoqatën e Veteranëve të luftës; 20 pako ushqimore për Hendikos-in; 25 pako për shoqatën e Shurdh-Memeceve. Po ashtu dhe 30 pako ushqimore dhe 20 thasë miell për familjet e komunitetit Rom, ka njoftuar kooordinatori Iljaz ef Mustafa./GJILANI INFO/
Në prag të shënimit të Ditës së Kushtetutës së Republikës sonë, dëshiroj të ju përcjelli urimet e mija më të përzemërta për shtetin tonë për të cilën kemi punuar dhe sakrifikuar shumë. Me 9 prill 2008, Kushtetuta i dha një bazë të fortë Republikës së Kosovës, që demokracinë i njeh si vlera themelore të njerëzimit. Andaj në emër të Institucioneve të Komunës së Vitisë, gjithë qytetarëve të kësaj komune dhe mbarë popullit të Kosovës, gëzuar Dita e Kushtetutës! Sinqerisht Sokol Haliti Kryetar i komunës së Vitisë
Urimi i kryetarit të KBI-së së Gjilanit, Naim Aliu me rastin e Festës së Fitër Bajramit Të nderuar vëllezër dhe motra! Nesër, më 10 prill 2024 është dita e parë e Fitër-Bajramit, ndaj me këtë rast, kam kënaqësinë që në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan dhe në emrin tim personal, t’i përgëzojë të gjithë besimtarët për përmbushjen e njërit prej obligimeve kryesore të fesë islame, dhe t’ua uroj Fitër – Bajramin, duke e lutur Allahun e Madhërishëm që të na ketë pranuar agjërimin, lutjet, ibadetet dhe punët e mira që i kemi bërë gjatë këtij muaji…
Sot shënohet 25 vjetori i Betejës së Koshares, një prej betejave më të rëndësishme dhe më të suksesshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së Kosovës. Më datën 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, Brigada 138 e UÇK-së në krye me komandantin Agim Ramadani luftoi me ushtrinë okupatore serbe për të thyer kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Përveç marrjes së kontrollit të kufirit, beteja e Koshares kishte rëndësi të veçantë në krijimin e një rrjeti të qëndrueshëm të mbështetjes dhe logjistikës për UÇK-në. Kjo betejë ishte e ashpër dhe e përgjakshme, por UÇK-ja arriti të fitojë…

