Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, anëtarët KKSB-së, Komandanti i Policisë në Kamenicë, Florim Klaiqi, OJQ dhe të tjerë.
Në rend dite për diskutim ishin këto pika:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2.Paraqitja e gjendjes aktuale në komunë. Raport për gjendjen e sigurisë në Komunën e Kamenicës;
3. Kodi i Etikës, personeli mjekësor – sjellja e mjekëve dhe asistentëve nëpër institucione dhe ordinanca mjekësore – gjendja me barna dhe material esenciale në QKMF, QMF, AMF;
4. Të ndryshme.
Mbledhjen e hapi Kryetari Kadri Rahimaj ku pas miratimit të rendit të ditës, fjala iu dha Komandantit të Policisë, Florim Klaiqi, i cili tha se situata e sigurisë në Kamenicë është e qetë dhe se janë duke u trajtuar rastet e kundërvajtjeve.
Ndër të tjera në takim është diskutuar edhe për gjendjen me barna dhe materiale esenciale në QKMF, QMF, AMF./GJILANI INFO/