Author: admin

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të martën me 16 prill ka votuar pro për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Për votuan 171 deputetë, kundër ishin 29 kurse 11 abstenuan. Për t’u miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës duheshin një shumicë prej 2/3 të votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje. Pas votimit të Asamblesë Parlamentare çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës. Takimi i radhës i Këshillit të Ministrave do të zhvillohet në…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpuntorë dhe gra të institucioneve komunale kanë pritur sot në takim ish-deputeten e Parlamentit Evropian znj.Doris Pack. Me këtë rast, kryetari Haliti e ka çmuar lartë kontributin e zonjës Pack që e ka dhënë në proceset integruese dhe mbështetjen e vazhdueshme për krijimin e shtetit të pavarur e sovran të Republikës së Kosovës, si dhe në angazhimin e pashoq dhe përpjekjet e vazhdueshme në anëtarësimin e shtetit tonë në mekanizmat e ndryshëm evropian. “Vitia është e nderuar që sot pret zonjën Doris Pack. Në emër të institucioneve komunale të falënderoj me sinqeritetin…

Read More

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), i Komunës së Gjilanit, nën kryesimin e Kushtrim Kadriut, ka shqyrtuar dhe ka rekomanduar për Kuvend, raportin financiar janar-mars 2024, të cilin e ka prezantuar në pika të shkurtra, Ilmi Limoni nga Drejtoria e Buxhetit, i cili ka thënë se trendët e kësaj periudhe, sa i përket të hyrave dhe shpenzimeve, janë pak a shumë të njëjta me tremujorët e parë të viteve të kaluara. Ndërkaq, propozimi për lejimin e rritjes së buxhetit nga tejkalimi i të hyrave vetanake të planifikuara të vitit 2023, nuk mori votat e mjaftueshme për t`u proceduar tutje, pasi opozita e cila përmban shumicën në KPF, pati vërejtje se po…

Read More

Në 25 vjetorin e Epopesë së Zhegocit, ku mbeten të vrarë 25 pjesëtarë të UÇK-së dhe 22 civilë, janë bërë homazhe te Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan. Po ashtu u mbajt edhe tubim përkujtimor për dëshmorin, mësuesin dhe luftëtarin Njazi Osmani në Kishnapole. Homazhet kanë vazhduar edhe te lapidari në Zhegoc. Aktivitetet vazhduan me akademinë përkujtimore dhe zbulimin e Portës së Monumentit të Heronjve në Gjilan. “Në nder të një çerekshekulli nga Beteja e Zhegocit, kemi nderuar 25 ushtarë të UÇK-së dhe 22 civilët e rënë në altarin e lirisë, të cilët kishin qëndruar heroikisht në datën…

Read More

Mësimdhënësit e Gjimnazit Natyror  “Xhavit Ahmeti”, Gjilan, kanë organizuar një mbrëmje përshëndetëse me profesorin e fizikës, Shkëlqim Zunçe, i cili edhe zyrtarisht është pensionuar. Në këtë mbrëmje është çmuar lart puna, angazhimi dhe kontributi i profesorit Shkëlqim Zunçe, i cili mbi katër dekada me ditar në dorë punoi në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja. Fillimisht, Bekim Mustafa, drejtor i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, në një fjalë rasti, duke iu drejtuar profesorit Shkëlqim, kolegëve dhe familjarëve të profesorit, ka theksuar se në këtë moment ndarjeje me punën në shkollë, duhet falënderuar profesor Shkëlqimin për rreth 41…

Read More

Sot shënohet 25-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni. Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra-mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës. Ata ishin fëmijë, gra dhe të moshuar, të dhunuar, të torturuar dhe të masakruar. Në çdo përvjetor të eksodit të vitit 1999, që mori përmasa biblike, në Kukës përkujtohet, e në dy vjetët e fundit edhe simbolikisht…

Read More

Për të martën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, të ketë reshje të pakta lokale shiu. Meqenëse ky sistem me vranësira vjen nga Afrika Veriore, do të ngre në ajër koncentrime të larta të pluhurit Saharian, me ç’rast në zonat me të reshura do të jenë të përziera me baltë. Po ashtu, dukshmëria horizontale dhe vertikale do të jetë disi më e kufizuar dhe më e turbullt si pasojë e fenomenit në fjalë. Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale…

Read More

Një vajzë raportohet se është zhdukur në Fushë Kosovë. Familjarët e saj nuk dinë asgjë për të, ndërsa ajo është larguar nga shtëpia me datë 13 prill. “Fushë Kosovë 13.04.2024-22:00. Me 15.04.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, ka njoftuar policia.

Read More

Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pejë. Lajmin e  ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Driton Rugova. “Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bill Clinton”. Në vendin e ngjarjes u konstatua vdekja e një gruaje”, tha ai. Lidhur me rastin, policia ka arrestuar një person dhe ka konfiskuar një armë. Kjo është vrasja e dytë brenda një javë që po ndodhë në vendin tonë, para pak ditësh edhe një 21-vjeçare në Ferizaj, u vra nga ish-bashkëshorti i saj. Viteve të fundit, në vendin tonë ka pasur rritje…

Read More