- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me shefin e Kabinetit Vaxhid Rexhepaj dhe shumë homologë e përfaqësues të tjerë nga Komunat e Kosovës, po qëndrojnë këto ditë në Grenoble të Francës, për vizitat dhe takimet në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit “International Mountain Development Trade Show”. Ky panair është njëra nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare për profesionistët e turizmit malor. Nisur nga fakti se për Komunën e Kamenicës është shumë i rëndësishëm zhvillimi i turizmit në vend, dhe se po punohet në këtë drejtim, vizitat në panaire të tilla japin mundësi të që hapen rrugë…
Në Shkollën e Muzikës të Gjilanit është pranuar një donacion shumë domethënës nga Familja Godanci, babait të Erin Godancit, zoteri Adem dhe shokët e tij, Petrit Reçica, Dardan Ibrahimi, dhe Don Rozhaja. Drejtori i kësaj shkolle, Kushtrim Jakupi ka thënë seaktiviteti u inicua dhe realizua në kujtim të shokut të tyre, muzicientit, Erin Godanci, Në emër të nxënësve, ka falënderuar përzemërsisht, Drejtori i shkollës, Kushtrim Jakup, familjen dhe shoqërinë e Erini me një Mirënjohje duke siguruar se këto instrumente do të kontribuojnë edhe më shumë në ofrimin e mundësive për nxënësit e talentuar të cilët kanë nevojë për instrumente.…
Të nderuar konsumatorë, Ju njoftojmë që për shkak të një defekti që është shkaktuar në gypin kryesorë të ujësjellësit, konsumatorët në rrugën “Lidhja e Prizrenit” nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm deri në sanimin e defektit. Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj dhe kërkojmë ndjesë për çdo pakënaqësi dhe vështirësi të shkaktuar nga kjo situatë e padëshiruar edhe për ne. Për çdo informatë shtesë, ju lutemi të na kontaktoni në linjën e kujdesit ndaj klientëve: Kujdestaria:044719813 Të nderuar konsumatorë, Ju njoftojmë që për shkak të një defekti që është shkaktuar në gypin kryesorë të ujësjellësit, konsumatorët në…
Dardanapress mbanë trajnimin e dytë: “Informimi i të rinjve për diverzitetin e trashëgimisë kulturore të Komunës së Kamenicës”
Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur trajnimin e dytë lidhur me Informimin e të rinjve me objektet dhe monumentet e Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”. Qëllim i trajnimit ishte informimi i të rinjve për diverzitetin e trashëgimisë kulturore të Komunës së Kamenicës dhe vendet e objekteve kulturore historike të Komunës. Tema tjera të diskutimit gjatë trajnimit ishin: Rëndësia e Mbrojtjes dhe Promovimit të Trashëgimisë Kulturore, Diverziteti Kulturor të Trashëgimisë në Komunën e Kamenicës, Informimi i të rinjve me objektet dhe monumentet e Trashëgimisë Kulturore në Komunën…
Për herë të dytë Komuna e Gjilanit, ka vendosur të mbështes nënat lehona për fëmijët e lindur gjatë këtij viti. Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit, tha se po vazhdon mbështetja për lehonat. Sipas tij kjo po bëhet për të gjithë fëmijët e lindur nga data 01 janar 2024 e tutje. Lindja e parë – 100 euro, lindja e dytë – 200 euro, lindja e tretë – 300 euro, lindja e katërt – 400 euro dhe lindja e pestë – 500 euro. “Aplikimi mund të bëhet përgjatë gjithë vitit, deri në muajin dhjetor 2024”, tha kryetari Hyseni. Doruntina Hasani,…
Shifra e aksidenteve në trafik, gjatë 24 orëve të fundit, gjithandej Kosovës, ka prekur numrin 72, bëhet e ditur nga statistikat zyrtare te policisë së vendit. Prej rasteve të përmendura, thuhet se në 21 syresh ka pas edhe lëndime, kurse në 51 rastet tjera vetëm dëme materiale. Krahas kësaj njoftohet se për të njejtin rreth kohor të jenë shënuar 1 mijë e 581 tieta gjobitëse të trafikut për shkelësit e ligjit dhe rregullave në trafikun rrugor./GJILANI INFO/
Policia në Kamenicë ka arrestuar personin i cili dyshohet se ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm-ngacmim. I njejti është intervistuar lidhur me dyshimin për incidentin kriminal, e pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton policia./GJILANI INFO/
Prokuroria Themelore në Gjilan: Janë ngritur 6 aktakuza për mashtrim, kanosje dhe keqpërdorim të besimit
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast një (1) person është ndaluar për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Sulmi”, ndërsa në rastin tjetër një (1) person është ndaluar për veprën penale “Lëndimi i lehtë…
Kryetari Haliti priti në takim nënkolonelin Matt Johnston, zëvendës komandant i KFOR-it Amerikan në Kampin Ushtarak “Bondsteel”
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në zyrën e tij zëvendës komandantin e KFOR-it, kolonel Matt Johnston, me bashkëpuntorë. Në këtë takim njoftues dhe informues, kryetari Haliti ka falënderuar kolonelin Johnston për bashkëpunimin e ndërsjellët që ka KFOR-i, dhe angazhimin e madh në garantimin e paqes dhe sigurisë për qytetarët e komunës së Vitisë. Ai e ka njoftuar z. Johnston për zhvillimet e gjithëmbarshme dhe projektet e komunës, të cilat janë planifikuar për t’u realizuar gjatë këtij viti, e që janë në interes të përgjithshëm për qytetarët e komunës së Vitisë. Poashtu, në këtë takim kryetari…
Zyrtarët komunalë dhe ndêrtuesit diskutojnë për procedurat e lejeve ndêrtimore e certifikatat e përdorimit
Për procedurat e aplikimit të lejes së ndërtimit dhe për certifikatën e përdorimit ështê diskutuar në një punëtori në Gjilan. Kjo është organizuar nga projekti i USAD-it me perfaqësues të kompanive të ndërtimit që ushtrojnë veprimtari në fushên e ndërtimit në Komunën e Gjilanit dhe me zyrtarë të drejtorive të Inspeksionit, Urbanizimit, Kadastrit dhe Pronës. Ali Arifi, drejtor pêr Urbamizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, tha se janê munduar të jenë sa më transparent. Të gjitha kërkesat që i paraqesin palët e të cilët i plotësojnê kushtet trajtohen sipas afatit ligjor. Sipas tij, nga 1 janari deri me 31 mars…

