Author: admin

Gratë punonjëse të KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan shprehin shqetësim të thellë në lidhje me ngjarjen e fundit të rëndë te vrasjes së një gruaje nga partneri i saj në Pejë! Si përfaqësuese të KRU “Hidromorava”, të njësitit tonë punues, si vajza, si nëna, si motra, e mbi te gjitha si GRUA kemi ndierë detyrimin moral të shprehim indinjatën dhe solidaritetin tonë për çdo akt të dhunshëm ndaj grave në çdo kontekst, përfshirë atë të dhunës në marrëdhëniet bashkëshortore. Ngjarja e fundit e vrasjes së gruas nga partneri i saj në Pejë na ka tronditur dhe na ka nxitur…

Read More

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 16.04.2024 në kuadër të zbatimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në dalje të Kamenicës. Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili drejtonte automjetin me tabela vendore. Gjatë kontrollit të dokumenteve është dyshuar se vozitësi i këtij automjeti mundë të jetë nën ndikim të alkoolit. Pasi i është bërë matja e alkoolit me alkool test i njëjti është vërtetur se ishte nën ndikim të alkoolit me 0.8 promila. Të…

Read More

Ditë më parë, te kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan u përurua “Porta e Heronjve  – UÇK”, ku u paraqit me fjalën e tij edhe Kushtrim Zeqiri, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport (DKRS), në Gjilan. Fjala e tij para pjesëmarrësve  dhe për lexuesit: Po përkujtojmë 25-vjetorin e Betejës së Zhegocit me një monument të madh për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një simbol i luftës për liri dhe pavarësi. Ky monument, i vendosur në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan, shënon një moment të rëndësishëm për historinë e Kosovës dhe rezistencën e saj kundër…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtorë, përfaqësues të fshatit Smirë, familjarë e të afërm, i kanë bë nderime ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Hysni Salihu, në 24-vjetorin e vdekjes. Me këtë rast, u kujtua me respekt vepra dhe kontributi i tij, i cili bashkë me delegatë të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, kishin miratuar Deklaratën Kushtetuese të Pavarsisë së Kosovës e njohur si Deklarata e 2 korrikut dhe Kushtetuta e Kaçanikut, dy dokumente të rëndësishme që i paraprinë lëvizjeve për pavarësinë dhe lirinë e vendit. Me këtë rast kryetari Haliti tha se institucionet e ndiejnë obligim respektimin…

Read More

Prestigjiozja zvicerane “Blick” ka bërë një renditje me 15 lojtarët e Kombëtares së Zvicrës si më të mirët në histori. Kjo renditje nga gazetarët, Christian Finkbeiner dhe Alain Kunz, erdhi pasi Granit Xhaka u shpall kampion në Bundesliga me Bayer Leverkusenin. Mesfushori nga Kosova, i cili është kapiten te Zvicra, u rendit si “i katërti më i miri në histori”. Xhaka është futbollisti me më së shumti paraqitje te “Helvetikët” – 123 në total deri tash. “Blick” la të hapur mundësinë për të debatuar rreth renditjes së 31-vjeçarit, duke pyetur “A duhet që lojtari rekordmen i kombëtares, Granit Xhaka,…

Read More

Hysen Këqiku Velia Glauan E Vatë Lekë Fanit Ruhet plaga e qëndresës Muranve e të qenit Horizontal Nuk ka dyshim jo Ajo frymë e Tij Rri ngrohtë në përbërjen tonë Në çdo çelizë të bardhë Për të qenë ata që ishim Themelet i ruan toka Misernike në reliev Edhe në burimet Ku pijnë ujë shtojzovallet Në besën Me bukë, krip e zemër Dhe në shkëmbinjtë Mburoja të gjokseve Atdhedashuri Dita e ShënGjergjit Faqja e shëndritshme jona Me plisin stoli koke Edhe në këngë kreshnike Në tel lahute shqip

Read More

Verdikti i Gjykatës së Aargaut konfirmohet: Kosovari ka jetuar në Zvicër për gati 28 vjet dhe ka tre fëmijë këtu. Megjithatë, ai tani duhet të largohet nga vendi Një burrë me shtetësi kosovare, sot 38-vjeçar, ka bërë përpjekje të mëdha kundër dëbimit nga vendi, duke e çuar çështjen deri në Gjykatën Federale. Por ai megjithatë do të dëbohet nga Zvicra – për dhjetë vjet. Ajani (emri i ndryshuar) kishte ardhur në Zvicër nga Kosova në moshën 11-vjeçare dhe jeton këtu për gati 28 vjet. Në Zvicër ka përfunduar vitet e mbetura të shkollës, pastaj ka ndërprerë praktikën (zanatin), por…

Read More

Njësiti i policisë nga stacioni policor në Kamenicë si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore ka identifikuar dy kundërvajtës të cilët në aksi rrugor Kamenicë – Crep ishin duke zhvilluar gara të shpejtësisë me automjetet e tyre në zonën e banuar ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h. Të njëjtëve konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L- 186 neni 51 paragrafi 5 u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej katërqind (400) euro, katër (4) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej dhjetë (10) muaj. Drejtoria…

Read More

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu priti në takim udhëheqësen e Inspektoratit Qendror të Punës për rajonin e Gjilanit, Muhabere Konesha dhe inspektorin e punës, Bujar Xhelili. Po ashtu në këtë takim mori pjesë edhe prokurorja nga Departamenti Përgjithshëm i kësaj prokurorie, znj. Rozelida Manastiri. Gjatë këtij takimi temë kryesore diskutimi ishte siguria dhe shëndeti në punë, ku rëndësi e veçantë iu kushtua sektorit të ndërtimtarisë në mënyrë që të ndërmerren masa parandaluese sa i përket procesit të punës, me qëllim të evitimit dhe minimizimit të rreziqeve, të cilat shkaktohen nga ushtrimi i veprimtarisë së punës. Kryeprokurori…

Read More

Kryetari i Degës së LDK-së, në Gjilan, Lutfi Haziri ngushëllon familjen Ademi me rastin e ndarjes nga jeta të aktivistit të LDK-së, Ramadan Ademi. Me rastin e ndarjes nga jeta të aktivistit të LDK-së, Ramadan Ademi, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Ademi.  E dashur familje Ademi, Jam i tronditur me lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të aktivistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Ramadan Ademi. Danin e mposhti sëmundja në lule të rinisë, por ne do ta kujtojmë përgjithmonë si djalë shembullor,…

Read More