Ka përfunduar projekti i dixhitalizimit për sektorin e bujqësisë nga Universiteti “Kadri Zeka”, në Gjilan.
Në ceremoninë e organizuar nga UKZ, rektori Artan Dërmaku, dorëzoi projektin. Ky bashkëpunim ishte mundësi për studentët dhe stafin akademik, që të jetësojnë platformën.
Tani e tutje, Platforma për Bujqësinë do të lehtësojë shërbimet, si dhe do të mundësojë vendimarrje të bazuar në të dhëna për institucionet lokale, ka thënë, Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. /GJILANI INFO/





