- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Bashkëbisedim i deputetes Arbëreshë Kryeziu Hyseni me nxënës të shkollës “Selami Hallaqi” në Gjilan
Në kuadër të organizimit të aktiviteteve me të rinj, me rastin e përvjetorit të 16-të të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Forumi për Transparencë Parlamentare me mbështetjen e NDI, në kuadër të aktivitetit “Ballë për Ballë me deputetin”, mbajti një takim me nxënës të shkollës “Selami Hallaqi” në Gjilan. Në këtë takim, deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, kryetare e Forumit për Transparencë Parlamentare dhe njëkohësisht e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, zhvilloi një bisedë me nxënësit e kësaj shkollë, ku temë kyçe ishte rendi kushtetues mbi të cilin funksionon shteti ynë. Gjatë këtij takimi, deputetja Kryeziu-Hyseni, foli për…
Zyrtarja përgjegjëse për sinjalizim, Nerxhivane Krasniqi, mbajti një takim informues para punonjësve të KRU “Hidromorava”, Gjilan. Gjatë këtij takimi, Nerxhivane Krasniqi prezantoi në detaje informacionin rreth të drejtave të sinjalizuesve sipas Ligjit Nr. 06/L085 “Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve”. Diskutimi u përqendrua në interpretimin dhe aplikimin e këtyre të drejtave në kontekstin e veprimtarisë sonë, duke përfshirë procedurat dhe detyrimet e institucionit në përputhje me ligjin për të siguruar një ambient të punës të drejtë dhe të sigurt për të gjithë punonjësit. /GJILANI INFO/
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – anëtar ekzekutiv i organizatës “CNVP”, me të cilin kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi. Ky memorandum i nënshkruar sot nga kryetari Haliti dhe z. Lushi, është rezultat i diskutimeve dhe propozimeve për bashkëpunim të ndërsjelltë, në mes të përfaqësuesve të komunës së Vitisë dhe kësaj organizate, brenda projektit për “Përdorimin e Qendrueshëm të Burimeve Natyrore për Mjedis dhe zhvillim Ekonomik”, përmirësimit të sektorit të pylltarisë, biomasës drusore dhe Inkubatorit të Agrobiznesit – një hapësirë për punësimin e grave dhe gienerimin e të ardhurave. Për më tepër, ky…
Njoftim për Konsumatorët në Fshatin Vërbicë të Kmetocit, Komuna e Gjilanit Të nderuar konsuamatorë, Me këtë njoftim, ju informojmë se për shkak të një defekti të identifikuar në elektropompën e pikës së prodhimit të ujit në fshatin Vërbicë të Kmetovcit, jemi detyruar që ta ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm në fshatin Vërbicë të Kmetocit. Ekipet tona teknike janë tashmë në vendngjarje dhe po angazhohen me të gjitha kapacitetet për të zgjidhur çështjen sa më shpejt të jetë e mundur.Ndaj, në emër të ekipit tonë, ju lutemi për mirekuptim dhe bashkëpunim deri në sanimin e këtij defekti. Ju falenderojmë…
Përforcimi i imazhit tê figurës politike”, ishte tema e diskutimit të organizuar nga OSBE-ja. E pranishme ishte edhe Leonora Morina Bunjaku, nënkryetare e Komunës së Gjilanit, drejtoresha e departamentit të Demokratizimit të OSBE-së Pascale Roussy, nënkryetarja e Klinës Marqe Tanushi Selmanaj e zyrtare tjera komunale nga i gjithë vendi. Nënkryetarja, tha se nuk është lehtë të jeshë pjesë e politikës, ka vështirësi, por nuk ka kthim prapa, por ecje përpara drejtë synimit dhe atë me nderë. “Gjatë karrierës time kam hasur në shumë sfida”, tha Leonora Morina Bunjaku, Ajo tregoi se nga viti 2008 është aktive në politikë. Ishte…
Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari e Komunës së Gjilanit, ka shpërndarë sot farë misri për mbjelljet pranverore për 638 fermerë. Bajram Isufi, drejtor i Bujqësisë dhe Pylltarisë, tha se në kuadër të planit të punës për vitin 2024 kanë edhe projektin për mbjelljet pranverore, furnizim me farë misri dhe pleh artificial, ku fermerët do të përfitojnë 1000 thasë farë misri dhe 2000 thasë pleh artificial, të mjaftueshme për mbjelljen e sipërfaqes prej 500 hektarëve. Isufi, i cili e ka bërë shpërndarjen e farës së misrit, tha se institucioni që ai udhëheq do të jetë gjithmonë afër fermerëve, për t`i subvencionuar…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Arta Ajeti, kanë pritur sot në takim studentët vitias të cilët kanë përfituar bursa për vitin akademik 2023/24. Me këtë rast, ai ju ka uruar atyre suksese në studime. Ai gjithashtu ka folur për përkushtimin e komunës që t’i mbështes ata në rrugëtimin e tyre akadamik dhe profesional. I pari i Vitisë theksoj se qeverisja lokale e kësaj komune është e vetëdijshme për rëndësinë e mbështetjes së studentëve, duke shtuar se për këtë ai kishte marrë vendim që numri i përfituesve të bursave studentore të rritet dhe…
Me rastin e përvjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Mejdi Korrani, përfaqësues të Institucioneve komunale të Vitisë, në krye me kryetarin Sokol Haliti, Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjeve të dëshmorëve, përfaqësues të subjekteve politike, familjarë e qytetarë të Pozheranit e të komunës së Vitisë, koordinator të këshillit të Pozheranit dhe të tjerë kanë bërë homazhe tek varri i dëshmorit Mejdi Korrani në varrezat e dëshmorëve në Viti. Po ashtu, janë vënë kurora lulesh edhe tek shtatorja e dëshmorit në vendin e tij të lindjes në Pozheran. \Ndërkaq, pos homazheve sot në orët e mbremjës…
Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka marrë pjesë në Panairin e Edukimit dhe të Punës i cili këtë vit u mbajt në sallën 1 Tetori në Prishtinë për dy ditë me radhë, me qëllim të përfitimeve maksimale për Institucionet Arsimore Publike – Private, kompanitë pjesëmarrëse dhe të tjerë. Pjesëmarrësit e Panairit nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ishin Minire Rexhepi udhëheqëse e zyrës për Komunikim me Publikun dhe Arlinda Selmani zyrtare për Karrierë dhe Alumi, të cilat paraqitën informacione mbi universitetin, për historikun, të arriturat dhe aktivitetet e universitetit në përgjithësi. Përmes ekspozimit në Panairin e Edukimit…
Të nderuar konsumatorë, Për shkak të një defekti që është shkaktuar në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “7 shtatori” , jemi detyruar që të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm deri në sanimin e defektit. Ne ju lutemi për mirëkuptim, përderisa ekipet tona teknike janë duke punuar me shumë përkushtim, për të evituar sa më shpejtë defektet, në mënyrë që furnizimi me ujë të rikthehet në mënyrë të rregullt tek konsunatorët! Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni Tel:044983071, fix:0280326980, Kujdestaria inaktive :044719813. Ju faleminderit!

