- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Sipas statistikave policore, njoftohet se brenda 24 orëve, në tërë territorin e Kosoves janë shqiptuar 1 mijë e 82 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin. Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 51 aksidente trafiku, 21 me lëndime dhe 30 me dëme materiale. Nderka , brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 8 persona, 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Në universitetin Publik “Kadri Zeka”, Gjilan, është mbajtur sesioni informues “Young Cell Scheme Raundet XIII-XIV-XV i cili është një program i bursave për studime master, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe nga Qeveria e Kosovës, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konsorciumi: Universiteti Aristotel i Selanikut dhe Instituti Kombëtar për Shërbime Publike, Francë. Përfaqësuesit e Cell Scheme para studentëve të UKZ-së thanë se programi është një mundësi unike dhe bursa ofron financim të plotë për studentët e rinj kosovarë të fushave të ndryshme për të studiuar në universitetet më të mira që gjenden…
Demiri: Shënojmë fillimin e një udhëtimi të jashtëzakonshëm drejt inovacionit dhe kreativitetit!
Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit në mes Drejtorisë për Arsim në Gjilan dhe shoqatës Shoqata Profesionale e Informaticientêve të Kosovës, e cila do të realizoj një numër të konsiderueshëm të aktiviteteve në fushën e teknologjisë dhe kodimit. Albana Demiri, drejtoresh e Arsimit në Komunën e Gjilanit, tha se aktivitetet që do të realizohen në shkollat tona janë ofrimi i trajnimit për të gjithë mësimdhënësit e Komunës; Organizimi i sesioneve trajnuese për mësimdhënësit dhe stafin e shkollave për të përvetësuar konceptet bazë të kodimit dhe mënyrat e integrimit të tyre në mësimdhënie. Atrivitet tjetër sipas saj ështën edhe sigurimi i materialeve…
Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi është mbajtur sot mbledhja e katërt e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF). Në fillim të kësaj mbledhje kryesuesi Azizi i njoftoi të pranishmit rreth vlerësimit të fundit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në Kuvendin Komunal të Vitisë, të cilët kryesisht kishin kaluar edhe në këtë komitet. Më pas anëtarët e KPF-së parashtruan pyetje dhe kërkesa të ndryshme në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë e të cilëve kryesisht ju është përgjigjur zv. kryetari i komunës, Hasan Aliu. Në këtë mbledhje është diskutuar në veçanti…
“Trendi i rritjes së vëllimit të punës e po ashtu edhe të të hyrave, ka vazhduar edhe në tre muajt e parë të këtij vitit në Drejtorinë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Gjilanit”, thonë drejtuest e kësja Drejtorie. Sipas tyre, në raport me periudhën e njëjtë raportuese të vitit 2023 është realizuar rritje në kuotën 126%. Ali Arifi, drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, tha se janë munduar të jenë sa më transparent. Të gjitha kërkesat që i paraqesin palët e të cilët i plotësojnë kushtet trajtohen sipas afatit ligjor. Ai tregon se…
Hidromorava vazhdon t’i identifikojë kyçjet ilegale dhe keqpërdorimin e rrjetit të ujësjellësit
KRU “Hidromorava” Sh.A Gjilan, është në përpjekje të vazhdueshme për të luftuar keqpërdorimin e një prej aseteve më të çmuar që posedojmë – ujin. “Ndërkohë që kemi identifikuar dhe po kryejmë veprime për të adresuar kyçjet ilegale dhe keqpërdorimin e rrjetit të ujësjellësit nga disa konsumatorë të papërgjegjshëm, dëshirojmë të shprehim një ndjenjë të thellë turpi për të gjithë këta persona që kanë zgjedhur të kyçen ilegalisht dhe të abuzojnë me këtë burim të çmuar”, thuhet në njoftimin e Hidromoravës. Ndëshkimet për kyçjet ilegale janë të rënda, duke përfshirë ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe ndjekjen penale të personave…
Njoftim për konsumatorët të rrugës ” Lidhja e Prizrenit” të komunës së Gjilanit Të nderuar konsumatorë, Për shkak të një defekti që është shkaktuar në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Lidhja e Prizrenit” , jemi detyruar që të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm deri në sanimin e defektit. Ne ju lutemi për mirëkuptim, përderisa ekipet tona teknike janë duke punuar me shumë përkushtim, për të evituar sa më shpejtë defektet, në mënyrë që furnizimi me ujë të rikthehet në mënyrë të rregullt tek konsunatorët! Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni Tel:044983071, fix:0280326980, Kujdestaria inaktive :044719813. Ju faleminderit!
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka mbajtur dëgjimin publik lidhur me Dokumentin e Vlerësimit të Rrezikut për Komunën e Gjilanit. Drejtori Bejtullah Osmani, tha se dëgjimi publik për Dokumentin e Vlerësimit të Rrezikut, i cili ështe dokument strategjik i fushës sê emergjencave dhe bazohet në Rregulloren 25/2020 , “Metodologjia e Vlerërsimit të Rrezikshmërisë”. Sipas tij të gjitha komentet dhe propozimet lidhur me Dokumentin e Vlerësimit të Rrezikut do të përfshihen ne dokumentin në fjalë. /GJILANI INFO/
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan,, Arben Kadriu, ka pritur në takim pune Drejtorin e Policisë Rajonale të Gjilanit, Agron Rukiqi, komandantët e stacioneve policore, për regjionin e Gjilanit, udhëheqësit e hetimeve rajonale, si dhe përfaqësuesin e mbrojtësve të viktimave. Në këtë takim morën pjesë edhe prokurorja koordinatore për dhunë në familje znj. Leonora Kadriu dhe prokurorë nga Departamenti i Krimeve të Rënda. Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me ngritjen e bashkëpunimit në mes Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe Policisë, për problemet dhe vështirësitë me të cilat përballen gjatë ushtrimit të detyrave të tyre. Përpos tjerash u diskutua…
Hidromorava: Njoftim për nderprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm në rrugën “Xhevat Ajvazi”
Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se furnizimi me ujë të pijshëm në Rrugën “Xhevat Ajvazi” është ndalur për shkak të një defekti që është shkaktuar në rrjetin e ujësjellësit. Kjo ndërprerje është detyrueshme deri në momentin kur ekipet tona teknike do të kryejnë riparimin e defektit të identifikuar. Ju sigurojmë që ekipet tona janë duke punuar me shpejtësi maksimale për të minimizuar kohën e ndërprerjes së furnizimit me ujë dhe për të rikthyer shërbimin normal sa më shpejt të jetë e mundur. Faleminderit për mirekuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në këtë situat të padëshirueshme edhe për ne.

