Në vazhdën e vizitave që po i bëhen Shkollës së Mesme Teknike ” Mehmet Isai ” në Gjilan dhe në kuadër të javës së projektit “Dyert e hapura” për nxënësit e klasave të IX-ta, sot nxënësit e Sh.F.M.U. “LIRIA” nga Pogragja, kanë vizituar këtë shkollë.
Ata janë njoftuan për së afërmi nga koordinatori i cilësisë, Arben Ramadani dhe me profesorët e drejtimeve të ndryshme me profilet e shkollës, kabinetet, kabinetet tjera përcjellëse dhe me kushtet të cilat i ofron kjo shkollë. /GJILANI INFO/


